Rriten çmimet e shtëpive, shkak lejet e pakta dhe rritja e kreditimit
30/11/2011 Vetëm 1/3 e pronave të shitura këto dy vite janë të regjistruara në zyrën e hipotekës
Çmimet e apartamenteve dhe qiratë kanë pësuar një rritje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar një rritje të indeksit të çmimit të banesave. Rritja vjetore e këtij treguesi ishte 10.3 për qind, ndërsa shkaqet lidhen me ofertën e shtëpive dhe kërkesën në rritje gjatë kësaj periudhe për kredi hipotekore. Vitet e fundit, numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë ka qenë i pakët, ndërsa është rritur kërkesa në sektorin bankar për kredi për blerje banesash.
Rritja e çmimeve të banesave
Për tre 3-mujorë me radhë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, është vënë re një përmirësim i treguesit të çmimit të banesave që tregon edhe për një rritje të ofertës së ardhshme të banesave. Ndërkaq, agjentët immobiliarë raportojnë se ecuria e shitjeve pavarësisht sezonalitetit që karakterizon tregun, ku numri më i madh i transaksioneve kryhet gjatë tremujorëve II dhe III, tremujori i parë i vitit 2011 ka qenë ai që ka shënuar më pak transaksione. Efekti i kësaj situate, mbi konsumatorin vendas, nuk është shumë negativ, sepse gjatë tremujorit të dytë të vitit 2011 është vënë re një lloj normalizimi i tregut. Gjatë periudhës 2010-2011, sipas agjentëve immobiliarë, sa i përket strukturës së shitjeve sipas tipit të pronës konstatohet se ajo ka pësuar një modifikim të lehtë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2011. Kështu, sipas agjentëve simmobiliarë numri i transaksioneve për pronat residenciale është rritur me rreth 2% në raport me gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, transaksionet mbi pronat komerciale kanë mbetur praktikisht në të njëjtat nivele, ndërsa kërkesa për troje ka pësuar një rënie. Për sa i takon titullit të pronësisë, vetëm rreth 1/3 e pronave të shitura janë të regjistruara në zyrën e hipotekës, ndërsa rreth 2/3 e transaksioneve janë kryer mbi prona që nuk kanë një titull pronësie. Diferenca e çmimit ndërmjet këtyre dy kategori pronash shkon deri në 30% në favor të atyre me titull pronësie.
Kreditimi
Në gjashtëmujorin e parë të 2011-ës është vënë re një kërkesë në rritje për apartamente të vogla. Kërkesa për garsonierë apo apartamente 1+1 është rritur, ndërsa apartamentet 2+1 mbeten gjithnjë më të kërkuarat. Agjentët immobiliarë raportojnë se kërkesa për apartamente të tipit 3+1 ka pësuar rënie me rreth 5%. Ndërkaq, vrojtimi i aktivitetit kreditues i Bankës së Shqipërisë tregon se standardet e kredisë së dhënë individëve për blerje banese, u shtrënguan gjatë 3-mujorit të tretë, pasi ndoqën një prirje lehtësuese në 6-mujorin e parë të vitit.
Qiratë
Gjysma e parë e vitit 2011, sipas agjentëve immobiliarë, karakterizohet nga një rritje prej rreth 3% të kërkesës për qira në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2010. Rritja e kërkesës për qira përbën tashmë një tendencë afatgjatë të strukturimit të tregut sepse që nga mesi i viteve 2000 vazhdon të ruajë trendin rritës. Ndërkaq, Banka e Shqipërisë raporton se indeksi gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2011, shënoi një rritje të lehtë vjetore me rreth 1.1%. Kjo rritje, edhe pse e ulët, vjen pas një rënie të vazhdueshme prej dy 3-mujorësh. Zhvillimet më të fundit në tregun e banesave tregojnë se çmimet e shitjes së tyre vijojnë të mbeten më të larta krahasuar me marrjen me qira të tyre. Raporti i indeksit të çmimeve të banesave me atë të qirasë shënoi vlerën 2.3, rreth 4.8% më i lartë krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm dhe rreth 9.1% më i lartë krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë.