E Diel, 1 Nëntor 2026

Zoellick: Eurozona duhet të thellojë reformën strukturore

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick tha se nuk ka formulë magjike për krizën e borxhit në eurozonë dhe se për zgjidhjen e kësaj krize duhet medoemos që eurozona të ecë më tej me reformën strukturore, duke shtuar fuqinë e saj konkurruese.

Zoellick tha në një seminar në Uashington se pas shpërthimit të krizës, qoftë në eurozonë, apo edhe në ekonomitë e reja, janë kufizuar masat për stimulim ekspansioni.

Për këtë arsye, sipas Zoellick, vendet e eurozonës duhet të nxisin reformat strukturore, si në edukim dhe trajnim, për të mbështetur rritjen ekonomike. Ndërkohë, ai theksoi se vendet jugore të eurozonës duhet të përpiqen për shtimin e fuqisë së tyre konkurruese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›