Pastërtia e tepruar të dëmton
A është e rëndësishme për shëndetin pastërtia? Por një pastri e ekzagjeruar mund të na bëjë të sëmurë? Sipas një studimi të disa kërkuesve amerikanë të universitetit të Michiganit janë hedhur dyshime lidhur me disa produkte të higjienës. Ata janë marrë me studimin e klorit në disa sapunë, deodorante, pasta dhëmbësh... dhe në studimin e bisfenolit, që është i pranishëm në shumë materiale plastike dhe në disa kuti konservash. Sipas të dhënave të këtij studimi, i cili ka zgjatur nga viti 2003-2006, te personat mbi 6 vjeç, ata kanë krahasuar të dhënat për të parë sistemin mbrojtës, nëse do të krahasojmë rezultatet, ata që ishin më pak se 18 vjeç, duke pasur një përqindje më të lartë të triclosanit janë më shumë të predispozuar të preken nga alergjitë dhe gripërat. “Kjo e përforcon idenë se në një ambient shumë të pastër zvogëlohet ekspozimi ndaj mikro-organizmve për sistemin tonë imunitar”, thuhet në raport. Ndërsa te njerëzit mbi 18 vjeç vihet re një ekspozim më i madh ndaj bisfenolit dhe kanë një reaksion të tepërt mbi sistemin mbrojtës. Por studimi sqaron se pastërtia e tepruar sidomos te fëmijët e dëmton përshtatjen e sistemit imunitar. Organizmi i tyre nuk do të “njihej” me shumë mikrobe në momentin kur do t’i duhet të mësohet me botën që e rrethon.