E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, kujdes laringitin

Gripi është një sëmundje me origjinë virale, por edhe ngjitëse, që transmetohet nëpërmjet kollës, duarve, etj . Zakonisht epidemitë e para të gripit nisin në muajin nëntor. Viruset gripale patologjike ndahen në tre grupe A, B, C dhe janë në gjendje të ndryshojnë nga ana gjenetike dhe mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Prandaj dhe çdo vit qarkullojnë virus të ndryshëm. Gripi kalon në faza të ndryshme. Faza e parë zgjat, nga dy, deri në pesë ditë. Më pas vihet re një rritje temperature që arrin mbi 38 gradë, shoqërohet dhimbje koke dhe dhimbja shpërndahet në gjithë trupin, me dhimbje kockash që mund të zgjasë disa ditë. Ndonjëherë këtyre mund të shtohen dhimbjet e fytit dhe të bronkeve, apo dhe kollë të thatë. Mund të ketë dhe probleme me tretjen. Ka raste kur shërimi mund të zgjasë deri në 5 ditë, por periudha e lodhjes së përgjithshme zgjat edhe më shumë. Në përgjithësi trajtimi bëhet me paracetamol apo dhe ilaçe për të ulur temperaturën apo për të ulur dhimbjet. Këto mund të ishin të shoqëruara me një kurë vitaminash C, për të forcuar mbrojtjen e trupit.

Dhimbja e fytit

Me ardhjen e të ftohtit vihet re dhe dhimbja e laringut, si pasojë e të ftohtit. Laringiti karakterizohet nga një skuqje e laringut, shoqëruar me dhimbje në fyt dhe ngjirje të zërit. Ka raste që dhe zëri ikën, pasi skuqja nuk lejon kordat e zërit të funksionojnë si duhet. Për të kuruar fytin duhet të merret ibuprofen, për të zvogëluar skuqjen.

Një nga trajtimet mund të jetë edhe kur duam të përdorim çajin. Në një gotë hidhni dy lugë kamomil dhe më pas i hidhni ujin e nxehtë. Mbulojeni kokën me peshqir dhe qëndroni me kokën poshtë për të thithur avullin përgjatë 10 minutash. Kjo është efikase për zërin dhe simptomat e tjera të laringitit. Mbi të gjitha duhet të mos dilni edhe gjysmë ore pasi keni marrë avull.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›