E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Rritja ekonomike më e ngadaltë se viti 2008

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në një deklaratë për shtyp bëri me dije se nuk do të ndryshohet norma bazë e interesit duke e mbajtur atë në 5.75% . Sipas guverantorit, ka pasur rritje pozitive ekonomike, por ekonomia shqiptare është në një situatë më të ulët rritjeje në krahasim me vitet e tjera. Fullani tha se inflacioni në muajin gusht ishte 2.2 përqind. "Inflacioni për gushtin ishte 2.2 %, ndërsa inflacioni mesatar vjetor është 2.2%", tha ai.
Sipas guverantorit të BSH-së, janë pasqyruar ekuilibra të brishtë ekonomike. Ai tha se ka pasur rritje të kredisë në lekë.
Fullani deklaroi se eksportet u ulën me 17%, ndërsa e importeve 8%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›