E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e taksave, Hoxha: Ligji, do të zvogëlojë numrin e kazinove

Ligji për kazinotë i miratuar vetëm disa ditë më parë në parlament pritet që të shërbej për zvogëlimin e numrit të kazinove që operojnë në Shqipëri. E gjitha kjo vjen pasi shumë kazino janë të pafuqishme ndaj këtyre taksave dhe pritet që ato të skualifikohen vetvetiu ka deklaruar drejtori i lojrave të fatit pranë ministrisë së financave Shkëlqim Hoxha.
Nga drejtoria janë ndërrmarr kontrolle të vazhdueshme për eleminimin e të gjitha parregullsive që ekzistojnë në makineritë e lojërave të fatit dhe është vënë re një reduktim i shkeljeve të ligjit theksoi ai. Ligji i miratuar na afron më tepër me rregullat dhe normat e Bashkimit Europian për kazinotë ka vazhduar më tej Hoxha.
Lojrat e fatit shpesh bëhen shkaktare të krimeve të ndryshme dhe një tjetër e efekt i ligjit pritet të jetë edhe ulja e këtyre krimeve duke qenë se do të ketë një kontroll më të imtësishëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›