E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovohet ne Tirane Zemra e Patriotit Berisha Himn i kurajes njerezore

Promovohet në Tiranë libri “Zemra e Patriotit” kushtuar jetës së Max Cleland, i cili ka marrë pjesë në luftën e Vietnamit. Ky libër vjen në shqip me rastin e 4 korrikut, ditës së 236 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Në ceremoninë e promovimit kanë marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe shumë personalitete nga fusha e Artit dhe Kulturës.

Kryeministri Sali Berisha e quajti librin “Zemra e Patritoti” si një hymn të kuarjos njerëzore, ndërsa falënderoi shkrimtarin dhe publicistin Fahri Balliu që nderoi këtë ditë në 70 vjetorin e një prej bijve më të shquar të kombit amerikan duke botuar librin e tij.

“Ky libër është lindri i një ushtari i një qytetari, ky libër është një hymn i kurajës njerëzore, i atyre që ranë dëshmorë ose u gjymtuan në fushë beteja.Një kuarjo e cila mesa duket në fushë-betejat e Vietnamit do të shndërrohet në forcën kryesore të lirisë”- theksoi kryeministri Berisha.
Ai uroi kombin amerikan për 236 vjetorin e Pavarësisë dhe tha se asnjë komb tjetër nuk ka bërë më shumë për lirinë e kombeve të tjera se sa kombi amerikan, gjë që është e rrezatuar në të katër anët e planetit, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që SHBA i ka dhënë Shqipërisë.

Asnjë komb nuk ka derdhur gjak për liritrë e të tjerëve se ky komb i madh. 4 korriku është një ditë e madhe, jo vetëm për kombin amerikan dhe miqtë e lirisë, por edhe për ne kjo është një ditë e vecantë në 100 vjetorin e pavarësisë ne kemi patur mbësthetje n e fuqishme të kombit amerikan”- nënvizoi kryeministri teksa përcolli ehd eurimet më të përzemerta për pavarësinë e SHBA-së.

Nga ana e tij ambasadori amerikan në Tiranë shprehu mirënjohjen për promovimin e këtij libri dhe tha se Max Cleland ishte frymëzim për miliona njerëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›