Koperativat bujqësore, Ruli: Organizim mes fermerëve

Fermerët shqiptarë duhet të bashkohen në koperativa në mënyrë që ti përballojnë me sukses sfidat e të ardhmes.
Numri një i ministrisë së Bujqësisë Genc Ruli në konferencën “Promovimi i zhvillimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor në Shqipëri” deklaroi se një organizim i tillë i fermerëve në vend ka sjellë përfitime duke garantuar si tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm.
Në Shqipëri aktualisht janë një krijuar disa koperativa të cilat kanë arritur të kenë sukses dhe përfitime më të mira për fermerët.
Kështu në Sarandë janë bashkuar kultivues agrumesh,në Pojan të Korçës për prodhimin e mollës, disa grupe fermerësh në Cakran të Fierit për perime fushe; grupi i fermerëve në Frakull të Fierit si kultivues luleshtrydhe etj.