Fullani: Sektori bankar solid dhe i gatshëm të japë kredi
01/09/2011 Nuk ndryshon norma e lekut
Harmonizimi i politikave financiare, do të ndihmojë në rritjen ekonomike. Një fakt të tillë e ka pohuar dje gjatë një konference për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Sipas tij, është e pandryshuar norma bazë e interesit, prej 5.25%, ndërsa inflacioni në korrik ka qenë në vlerën prej 3.6%. Ndërsa në lidhje me investimet private, ai tha se ato kanë një ecuri të ngadaltë. “Shpenzimet buxhetore janë shtuar me 5.9%, kurse deficiti buxhetor është më i lartë se në vitin 2010. Eksportet tona u zvogëluan. Ndërsa tregjet financiare kanë pasur ritme të qeta”, tha mes të tjerash kreu i BSH-së. Duke folur më tej pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, shefi i kësaj të fundit tha se ka një rënie të inflacionit në vend, ndërsa ecuria e çmimit të konsumit, ndodhet nën presionin e rritjes së energjisë. “Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet. Aktiviteti ekonomik i mbështetur nga sektori publik, ndërsa sektori privat i ekonomisë, i ngadaltë. Sugjerojmë vazhdimësi të rritjes ekonomike, ndërsa presionet inflacioniste pritet të jenë të kontrolluara. Kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme, kurse në të ardhmen do rishikohet politika monetare. BSH e angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe masat e marra për krizën greke po japin efekt. Sektori bankar në Shqipëri është solid dhe ai është i gatshëm të japë kredi”, - nënvizoi Fullani. Sipas tij, në muajin qershor dhe gjatë gjithë tremujorit të dytë në përgjithësi, kërkesa e sektorit publik për financim ka qenë e lartë, në përputhje edhe me intensitetin e aktivitetit fiskal në këtë periudhë të vitit. Nga ana tjetër, kërkesa e sektorit privat të ekonomisë për financim ka vijuar të mbetet e moderuar. “Kredia për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 11.6% në muajin qershor, në linjë me ecurinë e ndjekur gjatë tremujorit të dytë të vitit. Ecuria e kërkesës agregate ka nxitur rritjen e aktivitetit ekonomik, por nuk ka qenë e mjaftueshme për të shfrytëzuar plotësisht kapacitetet e prodhimit në vend. Zhvillimet në tregun e punës duken të ngadalta dhe nuk përmbajnë premisa për lindjen e presioneve të qëndrueshme inflacioniste”,- është shprehur Fullani. Tregjet financiare janë karakterizuar nga një ambient i qetë dhe me prime të përmbajtura të rrezikut. Tregu ndërbankar ka njohur rritje të vëllimit të tregtimit dhe normat e interesit në të kanë qëndruar pranë normës bazë dhe kanë shfaqur luhatshmëri të ulët. Sinjalet e dhëna nga informacioni ekonomik konfirmohen edhe nga analiza e treguesve monetarë. Në muajin qershor, rritja vjetore e agregatit M3 shënoi 11.8%, duke qëndruar pranë ritmeve mesatare të 12 muajve të fundit. Vlerësimet tregojnë se zgjerimi i ofertës monetare është në linjë me ecurinë e kërkesës së ekonomisë për mjete monetare.