Sandri kërkon pasaportë diplomatike nga Lul Basha për fëmijënNga Antena brenda familjesSandri vendosi të ikë një javë me pushime në Perëndim dhe i duheshin viza për fëmijët. I bëri telefon Lulzim Bashës për t’i kërkuar një mendje ku merret vizë më le
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri kërkon pasaportë diplomatike nga Lul Basha për fëmijënNga Antena brenda familjesSandri vendosi të ikë një javë me pushime në Perëndim dhe i duheshin viza për fëmijët. I bëri telefon Lulzim Bashës për t’i kërkuar një mendje ku merret vizë më lehtë.
- Shko ku të duash, ta japin menjëherë, - i tha Luli. - Janë liberalizuar vizat. Ti e dëgjove Komisionin Evropian që deklaroi heqjen e vizave për Shqipërinë.
- Jo mo k…, ku na i hoqën, ua hoqën gjithë serbëve, maqedonasve e malazezve, vetëm ne jo.
- S’e paske dëgju mirë, - tha Luli. - Dhe neve na i kanë hequr, por thjesht do të vendosin se kur ta fusin në fuqi pas një viti. ǒrëndësi ka koha, rëndësi ka që dhe ne të hequra i kemi. E premtuam në fushatë këtë dhe e mbajtëm fjalën.
- Ore ti qenke k.. komplet. Mua më duhet vizë për çunin këtë javë, ti më thua pas një viti do marrin një vendim ata në Bruksel, kur do na i heqin vizat.
- Mirë mo burrë, ça nxehesh. Shko tek italiani dhe merre. Të jap unë një letër.
- Po ç’letër mo burrë, unë dhe Fevziu kemi pasaportë diplomatike, nuk na takon dhe për fëmijët? Se ja p.sh., Argita dhe Shkëlzeni kanë për shkak të doktorit.
- Është vetëm për anëtarë të kabinetit kjo Sandër, me sa di unë.
- Po pse o, ata legenët më të mirë se unë janë?! Po ata unë i kam vënë gjysmat. Na bë o një pasaportë, pa ku dinë gjë ata që jemi apo s’jemi ne ministra. Gjithë njerëzit te ne vijnë, kur kanë halle.
- Nejse, unë ta jap, po do të të hapin telashe. Më mirë të të jap një notë dhe shko me notë tek ambasada italiane.
- Jo mo çfarë note, po na bë pasaporta urgjent për fëmijën tim dhe të Fevziut.
- Sandër, unë dhe të bëj, po ashtu e kam punën dhe të siguroj që nuk të bën punë pasaporta.
- Pse mo s’na bën?
- Po se më kanë dërguar një shkresë këto ambasadat që “do ta shikojmë punën e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit”, se na është dashur të nxjerrim mbi 500 copë të tilla gjatë fushatës në Elbasan, se kishte shumë njerëz që na duhej t’i përdornim dhe t’i nxirrnim jashtë pas 28 qershorit. Dhe më duket dikush ka raportuar në ambasada dhe na kanë ardhur kërkesa për listën e pasaportave të shërbimit dhe diplomatike.
- Hajt mos e ça k… për ato gjëra. Kur ishte Ilir Meta kryeministër, unë i nxora dhe plakut pasaportë diplomatike. As mos e rruaj fare, na bë nga një pasaportë diplomatike për kalamajtë, se ti e ke zgjidhur për vete vëlla, e ke hequr fare shtetësinë shqiptare për gruan dhe vajzën, i ke holandeze. Po ne i kemi akoma shqiptare.
- Po, nga halli mo burrë, ti e di që këta duan të më hanë të gjallë. Se unë jam treguar transparent, kam deklaruar pasurinë një për një. Si thua ti, të vijnë të më sekuestrojnë pasuritë?
- Jo mo mirë ia ke bërë, po ne k.. që i kemi letrat e pambyllura akoma. Po do ta zgjidhim dhe ne më vonë. I kam thënë doktorit, këtu nuk rrihet. Duhen bërë ca lekë shpejt e shpejt e duhet ikur.
- Mirë Sandër, unë po përpiqem t’ua nxjerr, po mirë është t’i thuash dhe vetë një fjalë doktorit, se mos del llafi dhe më ulërin mua ai.
- Jo, mos e ça trapin, s’thotë gjë për ne ai. Sidomos tani, ç’i kërkojmë ne bën. Ja, e pe mbledhjen e KRRTRSH pardje? I kisha kopsitur gjithë gjërat. Kam blerë ato tokat në Dajt për një copë bukë, se ishin Park Kombëtar dhe nuk ndërtohej, i kishte njëri që kishte një hall. Ia zgjidha hallin, i thashë më jep tokën. “Merre”, - tha. Për një copë ia mora. Dhe më paralajmëroi: “E merr kot, se aty s’ndërtohet, është park.” Ia bëra gati dosjen, ia futa në mbledhje të KRRTRSH, e kaloi. Tani m’u kthye në tokë për ndërtim. Është në vendin më të bukur në Dajt. Ka dhe Argita aty afër. Do bëjmë një gjë të bukur. E kaloi pa asnjë problem fare doktori. Më pyeti një herë kot: “Sandër, jotja është kjo toka?” Po, i thashë. S’më pyeti më. E kaloi siç ia kisha bërë unë dosjen.
- Epo urime.
- Po ç’urime o thua. Ne po s’bëmë gjërat tona, më mirë të mbytemi. Ne themi si të bëjmë ndonjë lek, po këto që i kemi punët tona as që i llogaris fare. Është vend i bukur shumë. I thashë doktorit si me takt, ka thënë Fevziu: “Na bë nga një shtëpi të treve aty Sandër”. “Jo, faleminderit, - tha, - unë e kam qejf malin vërtet, po kam shtëpinë e vajzës aty.”
Po s’ka problem, i thashë, mjafton të vish të rrish, s’ka rëndësi në emër të kujt e vëmë. Është vend i bukur shumë. I kam hy pyllit mes përmes, i kam q.. robt. As e rruajti fare doktori, e firmosi. I thashë atij Biçokut, kam fol me doktorin dhe më tha: “Mos bëj asnjë lëvizje.” “Mirë, - tha i shkreti, - d.m.th t’i them thjesht që është dosja e Sandrit?”
S’ka nevojë t’i thuash fare, se e di, i thashë, mos e zë emrin, se kushedi kush dëgjon aty. E kemi qarë fare. I thashë dhe me takt se vjen ai miku jonë tani prapë në ministri.
- E di, e di, kam dëgjuar që vjen prapë Luli, - tha dhe i qeshën sytë.
- Luli vjen prapë, i thashë. Pastaj i bëjmë punët vetë si të duam.
- Ah të vijë dhe një herë ajo kohë, - tha, - pa e di si e bëj.
- Hajt mos ça kokë, se do ta rregullojmë, i thashë, po shiko këtë dosjen ti.
- I madh je Sandër, - i tha Luli. - Ja, po u bëj një telefon këtyre të zyrës konsullore, t’u them mbarojani porosinë Sandrit, se e dinë vetë ata.
- Ore thuaju copë, jepini pasaportë për çunin, se mos është ndonjë kod ky që më thonë, eja mot, kur të liberalizohen vizat.
- Po jo mo Sandër, unë mund të kem njëqind vese, po gënjeshtar nuk jam, e dinë të gjithë këtë.