Fullani: “Vendi është zhytur në krizë, do të kemi papunësi dhe mungesë parash”
Sistemi bankar i qëndrueshëm, por rritja ekonomike do jetë e ulët. BSH-ja paralajmëron qeverinë të bëjë kujdes me deficitin buxhetor
Ervin KOÇI
Kriza ekonomike që ka mbërthyer ekonominë shqiptare që prej vitit të kaluar, tani ka nisur të pranohet edhe nga të gjitha institucionet shtetërore, që deri dje e mohonin një gjë të tillë. Banka e Shqipërisë vlerëson se viti 2009 paraqitet mjaft i vështirë sa i përket ecurisë së treguesve ekonomikë në vend. Faktin e ka bërë të ditur publikisht në një konferencë për shtyp dje guvernatori Adrian Fullani, sipas të cilit rreziqet kryesore për këtë vit, lidhen me ngadalësimin e aktivitetit ekonomik të vendit. Guvernatori i BSH-së paralajmëroi se kriza ekonomike nuk ka kaluar dhe ekonomisë vazhdojnë t’i kërcënohen rreziqe të shumta. “Bizneset dhe familjet kanë vështirësi me financimin dhe pritet që kjo situatë të sjellë rritje të papunësisë dhe mungesë të të ardhurave”, u shpreh Fullani. “Rritja ekonomike ndonëse pritet të jetë pozitive, do të jetë e ulët. Kjo lidhet me rënien e kërkesës, për shkak të financimeve më të pakta. Prandaj rezultati financiar ia aktiviteteve këtë vit do të jetë më i ulët”, deklaroi Fullani. Guvernatori shpjegoi se “këtë vit pritjet për rënie e burimeve financiare, e cila shoqërohet me dobësimin e aktiviteteve dhe sidomos investimet”. Në këtë mënyrë kreu i BSH-së pranoi prekjen nga kriza botërore të ekonomisë së vendit tonë, si dhe efektet që po shtrihen prej këtyre pasojave.
Efektet
Sipas Guvernatorit Fullani, si pasojë e krizës në vend do të ketë edhe rënie të dërgesave të emigrantëve e cila gjatë këtij viti do të jetë mjaft e dukshme. Ajo do të prekur në mënyrë direkte nivelin e të ardhurave të qytetarëve shqiptarë. “Do të ketë rënie investimesh dhe shitjesh. Edhe nivelet e huamarrjes në banka për bizneset do të jenë më të ulëta. Vështirësitë e sipërmarrjeve të biznesit o të reflektohen tek paaftësia e tyre për të ofruar punë të qëndrueshme, duke u referuar kjo direkt në rënie të nivelit të punësimit dhe të ardhurave të çdo personi”, ka sqaruar më pas ai. Gjatë prezantimit të raportit të stabilitetit ekonomik, ai përmendi efektet e krizës financiare globale të cilat nuk kaluan pa u vënë re edhe në vendin tonë. “Në vitin 2008, u vu re një luhatje e lartë e tregjeve financiare, tharje e luciditetit dhe rënie e ndërmjetësimit financiar. Besimi i investitorëve ra në nivel ndërkombëtar dhe kjo u bë reflektive edhe në vendin tonë. Mungesa e fondeve dhe shtrenjtimi i financimeve ndikuan edhe në Shqipëri për rënien e investimeve”, deklaroi Fullani. Sipas tij, “në vendin tonë kriza u kthye reale. Fillimisht, pati ndikim të drejtpërdejt në sistemin tonë financiar, kjo edhe për predispozitën e treguar shqiptar ndaj produkteve të huaja. Prandaj publiku vendas reagoi me tërheqjen e një niveli të lartë të depozitave dhe kjo bëri që bankat të ulin interesat”.
Rreziku nga buxheti
Një rrezik më vete për ekonominë e vendit tani vjen edhe nga buxheti i zbrazur i qeverisë. “Ruajtja e deficitit brenda parametrave siguron qëndrueshmërinë ekonomike dhe uljen e kostos së financimit të tij. Në të ardhmen afatmesme mund të kërkohet rritja e barrës fiskale”,- u shpreh Fullani. Kreu i BSH-së paralajmëroi qeverinë se duhet të bëjë kujdes me deficitin buxhetor, çka do të rriste dhe besueshmërinë tek investitorët dhe stabilitetin ekonomik. “Të ruajmë deficitin e buxhetit. Ky veprim rrit besueshmërinë e politikës fiskale tek investitorët duke krijuar stabilitet. Ruajta e treguesit makrofiskal automatikisht përkthehen në stabilitet dhe kredibilitet dhe bën kusht themelor për një qëndrueshmëri të vendit”- tha Fullani.
Sistemi bankar
Guvernatori i BSH-së vëren se "sektori bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm dhe rezistenca ndaj rreziqeve mbetet e lartë”. Të dhënat e fundit flasin për një rikthim të besimit të publikimit të pasqyruar në rritjen e depozitave. “E rëndësishme që goditja që pësoi sistemi bankar në vjeshtën e vitit 2008 mund të konsiderohet e kaluar. BSH-ja do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje çdo zhvillim ekonomiko financiar me ndikim në fushën makroekonomike. Mbetemi të angazhuar për të marrë të gjitha masat në kohën e duhur.”- deklaroi guvernatori i BSH-së. Fullani parashikon se, “në sektorin financiar do të vazhdohet rënia që nisi në vitin 2008. Në sektorin bankar do të ketë më pak burime të brendshme. E rëndësishme është që për vitin 2009 kapitalizimi i bankave është rritur me kërkesën e BSH-së për mosshpërndrajen e fitimeve dhe prurjeve të reja të bankave mëmë”.
Kredi me probleme
"Cilësia e portofolit të kredisë ka hyrë në një prirje rënëse. Vështirësitë e sektorit real të ekonomisë, ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe vetë tkurrja e fortë e kreditimit për shkak të situatës së paqëndrueshme të likuiditetit muajt e fundit ka sjellë rritjen e vëllimit të kredive me probleme, pavarësisht nga lloji i valutës, mënyra apo sektori i përdorimit.
Rritja e kredive me probleme kanë nxitur një proces të shtrëngimit të procedurave për kredidhënie duke sjellë ulje të zhvillimit të kreditimit. Gjithashtu ajo është shoqëruar me rritje të fondeve rezervë të bankave për të përballuar humbjet e mundshme për kreditë gjë që ka ndikuar në rënien e rezultatit financiar të sektorit bankar"- deklaroi Fullani
10 Korrik 2009