E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e Zogby-t: “Arritëm sukses me sondazhet dhe exit poll-in në Shqipëri”

Presidenti i kompanisë “Zogby International” analizon sondazhet e zgjedhjeve. Ai komenton në “Forbes” rezultatet dhe e quan sukses misionin që ndërmori

John Zogby

Dy javë më parë unë përdora të dhënat e sondazhit dhjetëvjeçar që Zogby International kishte bërë në Iran, duke parashikuar disa situata që po ndodhin aktualisht atje në terren. Kjo më bëri të mendoj rreth sondazheve që ne kemi bërë në shtetet e tjera, ku demokracia dhe zgjedhjet janë relativisht të reja dhe votuesit ndihen të frikësuar nga ndëshkimet e autoriteteve antidemokratike që akoma vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet. Ajo çfarë ne kemi konstatuar është se gatishmëria e elektoratit për të dhënë përgjigje të sinqerta tek anketuesit është një tregues i madh i pritjes së popullit dhe nevojës për demokraci, për të cilën unë e gjej me vend të informoj se ekziston një fuqi e papërmbajtshme në të gjithë botën.

Ne kemi bërë sondazhe zgjedhore dhe politike në shumë shtete, të cilat kanë të bëjnë me opinionin publik ose janë të porositur për klientë. Përveç Iranit, përfshihen shtete si Kuvajti, Malajzia, Republika Domenikane, Panamaja, Egjipti, Argjentina, Koreja e Jugut, Palestina dhe Libani. Misioni ynë më i fundit ishte në Shqipëri, ku u mbajtën më 28 qershor zgjedhjet për Parlamentin e vendit të tyre me 140 mandate.

Përpara dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëria ka qenë e pushtuar fillimisht nga Musolini dhe më pas nga Hitleri. Pas Luftës ajo ishte aleate e Bashkimit Sovjetik dhe më pas e Kinës. Për katër dekada Enver Hoxha e sundoi Shqipërinë me dorë të hekurt.
Dy partitë kryesore që po luftojnë për maxhorancën janë Partia Demokratike e kryeministrit Berisha dhe Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama.
Ja si i përshkruan zgjedhjet “The New York Times”: “Shqipëria, vendi i varfër i Ballkanit Jugor, me një popullsi prej 3.6 milionë vetash, akoma është duke luftuar për të kapërcyer kulturën e korrupsionit dhe mosrespektimit të ligjit pas më tepër se katër dekadash diktature brutale.
Gjatë zgjedhjeve të dy kandidatët premtuan për të integruar Shqipërinë në BE dhe për të përmirësuar situatën ekonomike. Të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri arrijnë më pak se 3500 dollarë në vit.
Thuajse të gjitha zgjedhjet shqiptare, që prej rënies së komunizmit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të para pluraliste në vitin 1991, janë kontestuar. Zgjedhjet e së dielës u shoqëruan me mungesë të ndërsjellë besimi mes partive politike. Madje, përpara se të përfundonte votimi, dy partitë kryesore akuzuan njëra-tjetrën për manipulime”.
Ne bëmë sondazhe para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve një exit poll. Ne kemi arritur suksese të mëdha në parashikimin e zgjedhjeve jashtë dhe brenda Shteteve të Bashkuara dhe pa dyshim një gjë të tillë e arritëm edhe në Shqipëri.
Sondazhi ynë parazgjedhor parashikoi Partinë Demokratike në pushtet që do të dalë fituese me dy pikë para Partisë Socialiste në opozitë. Megjithatë, si koalicion, demokratët ishin në një pikë të afërt statistike me Partinë Socialiste.
Ne parashikuam thuajse në mënyrë të qartë se demokratët do të fitojnë 69 nga 140 mandatet në Kuvend, me disa mandate të tjera (12 mund të jenë ekzaktësisht), që sigurojnë një fitore të ngushtë. Zgjedhjet shqiptare u mbyllën me një rezultat të ngushtë, me një pikë në fitore të Partisë Demokratike, e cila arriti 70 vende në Kuvend.
Sigurisht, gjatë anketimit tonë ne arritëm të gjenim një trend rritje që vendi po shkonte në drejtimin djathtas dhe mbështetja për partinë në pushtet ishte solide në radhën e atyre që ne e thamë se e ndienin një gjë të tillë. Veç kësaj, personat në moshën nën 30 vjeç nuk ishin të dhënë pas Partisë Socialiste, megjithëse ekspertët kishin konstatuar se shumë kandidatë të rinj socialistë do të ndikonin pozitivisht te ky grup moshe.
Por, pavarësisht ngjarjes më të fundit të mosbesimit mes partive dhe së kaluarës diktatoriale, votuesit në Shqipëri ishin të gatshëm të bisedonin në mënyrë të ndershme për votimin e tyre ballë për ballë me një kompani të pavarur sondazhesh.
Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë. Duke shprehur opinionet e tyre, dukeshin të çlirët dhe kjo është shenjë se demokracia, ndonëse në mënyrë të çrregullt, është duke u gjallëruar në Shqipëri.
Pavarësisht asaj që ne pamë teksa po bënim sondazhin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 në Meksikë, ku dukej se po lulëzonte demokracia dhe liria e shprehjes, situata më ndihmoi që të kuptoja se rrëmujat ishin shumë të mundshme.
Dy muaj përpara sondazhit tonë zgjedhor të porositur për “Reuters”, tronditej çdokush nga kryesimi i lehtë i Vincente Fox përballë kandidatit të PRI-së. PRI kishte mbizotëruar thuajse gjithë politikën meksikane që prej vitit 1929 dhe disa herë ishte akuzuar se po e mbante pushtetin përmes mashtrimeve. Një javë para votimeve sondazhi ynë tregoi diferencën e ngushtë.
Kyçe mund të jenë votat e fshatarësisë, ndonëse ato mund të jenë me PRI-në. Në mënyrë të pazakontë një numër i madh të varfërish ishin të pavendosur. Pikërisht, ashtu siç ishte domethënëse për një numër shumë të vogël fshatarësh që thanë se Meksiko orientohej në anën e djathtë dhe që PRI meriton që të mbajë presidencën.
Tani më lejoni që të arrij në përfundimin se nëse zgjedhjet kanë qenë të ndershme dhe të lira, fshatarësia mund të votonte për Fox në një numër të konsiderueshme që ai të fitonte. Ajo ishte qartësisht një votë e ndershme. Fox fitoi për shtatë pikë.
Kurdo qoftë që ne të marrin një kërkesë për sondazh në një vend me një demokraci të re apo të brishtë, unë do ta marr atë si një mundësi të madhe për të mësuar. Për një gjë të gjithë amerikanët duket se bien dakord: demokracia është antidoti më i mirë i luftës dhe trazirave ndërkombëtare. Anketuesit marrin kënaqësi teksa shohin se si funksionon demokracia teksa para tyre prodhohen mandate. Kjo është pikërisht një arsye më tepër se përse e dashuroj këtë biznes.

Titulli origjinal i shkrimit të botuar dje në revistën e njohur ekonomike amerikane “Forbes” është “Polling The Albanian Election”. Xhon Zogby është president dhe CEO i Zogby International. Ai shkruan opinion një herë në javë në revistën “Forbes”.

REZULTATET E “ZOGBY INTERNATIONAL”

10 shkurt 2009

PS - 37%
PD - 30%
LSI - 5%
PR – 1%
PDK – 1%
PBDNJ – 1%
Të pavendosur 19%

10 mars 2009
PS – 39%
PD – 34%
LSI – 5%
G99 – 2%
PSD – 1%
PAA – 1%
PBDNJ – 1%
PR – 1%
PDK – 1%
Të pavendosur 12%

10 prill
PS - 38%
PD - 36%
LSI - 5%
G99 - 5%
PR - 1%
PSD - 1%
LZHK - 1%
Të pavendosur - 11%

7 Maj
PD - 38%
PS - 36%
LSI - 6%
G99 - 2%
PR – 1%
PBDNJ – 1%
Të pavendosur - 10%

18 qershor
PD - 40%
PS - 38%
LSI - 4%
G99 - 2%
PR – 1%
PBDNJ – 1%
LZHK – 1%
PDK – 1%
PSD – 1%
Të pavendosur – 8%

KOALICIONET
Aleanca e Ndryshimit 42%
Bashkimi për Ndryshim 42%
Aleanca Socialiste për Integrim 4%
Aleanca “Poli i lirisë" – 2%

Exit poll-i i 29 qershorit

Koalicioni i PD-së, 69 mandate
Koalicioni i PS-së, 55 mandate
LSI, 4 mandate
12 mandate të papërcaktuara
Marzhi i gabimit 3.2%

10 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›