E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Bosnja merr ndihmë 1.2 miliardë euro nga FMN-ja



Qeveria e Bosnjë-Hercegovinës ka marrë një financim prej 1.2 miliardë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kjo ndihmë në formën e kredisë me terma të zbutur i është akorduar qeverisë boshnjake pas kërkesës dhe aplikimit të kësaj të fundit pranë FMN-së, për fonde emergjence për përballimin e krizës ekonomike. Këto lloje aplikimesh i kanë bërë të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, që të prekur nga pasojat e krizës ekonomike botërore, kanë parë tek FMN-ja një “kamerdare” shpëtimi. I vetmi vend në Ballkan që nuk ka aplikuar për marrjen e kredive me terma të zbutur nga FMN-ja për të përballuar efektet e krizës ka qenë Shqipëria. Qeveria jonë e kënaqur nga një rritje ekonomike e pranueshme gjatë vitit 2008, nxitoi që të mbyllte marrëdhëniet dhe marrëveshjen me FMN-në, duke preferuar më mirë marrjen e kredive me terma tregtarë nga bankat e huaja dhe duke e futur kështu vendin në borxhe të jashtëzakonshme dhe afatgjata.

10 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›