Fullani bankave: Mos mashtroni me kreditë
• Marrja e kredive konsumatore në valutë u kushton shumë shtrenjtë qytetarëve.
Fabiola Çela
Por të rrezikuar janë edhe ata që marrin kredi për shtëpi në monedhë të huaj. Edhe pse në tregun shqiptar operojnë shumë banka, asnjëra prej tyre nuk është transparente aq sa duhet me klientët. Kjo, pasi konsumatorët përballen me një mungesë të theksuar informacioni. Shumë prej ofertave të bankave janë me përfitime të përkohshme, pasi në një kohë të dytë interesat e kredive që ata kanë marrë ndryshojnë. Kritikat janë bërë nga vetë kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë forumit me tematikë mbikëqyrja dhe stabiliteti financiar, si dhe funksionimi i tregut të parasë dhe atij financiar. "Në qoftë se një klient i di deri në fund pasojat e kreditimit në valutë kur të ardhurat i ka në lekë, me siguri që ai do të hezitojë. Në qoftë se një klient i kupton shumë mirë kushtet dhe penalitetet, përsëri ai do të hezitojë", ka thënë dje Guvernatori i Bankës Qendrore.
Kredia
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani, u tregua dje goxha i ashpër me bankat e nivelit të dytë. "Kreditimi në valutë tashmë është një realitet i prekshëm. Arrihet deri aty sa kredia konsumatore të jepet në valutë. Të financosh konsumin e individëve në valutë është njësoj sikur të shesësh produkte ushqimore pa afat skadence", ka thënë Fullani. Sipas tij, bankat po rendin të zënë treg, shpeshherë duke mos treguar kujdesin e duhur për cilësinë. Madje, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, kohët e fundit po rritet kredia me probleme apo e thënë ndryshe po rritet numri i kredimarrësve që nuk arrijnë të shlyejnë dot kredinë e marrë. Treguesi i kredive me probleme ndaj totalit të portofolit të kredive në terma bruto, përllogaritet 3.6 për qind në fund të janarit 2008. Interesi për kreditë në lekë është më i lartë së në monedhë të huaj, çka i shtyn qytetarët që kredinë konsumatore dhe atë për shtëpi ta marrin në monedhë të huaj. "Përqindjet për kredinë në lekë vazhdojnë të jenë të larta. Duke iu referuar kredisë me maturim deri në një vit, sipas të dhënave të janarit 2008, ekziston një diferencë prej 7.3 pikë përqindjeje ndaj përqindjeve të depozitave në lekë me të njëjtin afat maturimi. Ndërkohë që i njëjti tregues për valutën është 4%", tha Fullani. Por kjo është thikë me dy presa. Shumë prej kredimarrësve që marrin kredi konsumatore, pagat e tyre i kanë në lekë dhe marrja e kredisë në monedhë të huaj u kushton goxha shtrenjtë, pasi normat e interesit ndryshojnë shpesh dhe për rrjedhojë rritet edhe kësti mujor që ata duhet të paguajnë për kredinë e marrë. "Ne gjykojmë se aktualisht ju po shpërndani rrezikun tek individët, duke krijuar edhe probleme të natyrës moral hazard", theksoi dje guvernatori Ardian Fullani. Por sipas ndryshimeve të bëra në rregulloren "Për administrimin e rrezikut të kredisë", në rastet kur klienti nuk është i mbrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, bankat kanë për detyrë që të krijojnë fondet rezervë për humbjet nga kredia si dhe rritjen e kapitalit kur shkelet një kufi i caktuar ndaj ekspozimit në monedhë të huaj.
Ja rreziqet e ekonomisë
Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është një ndër rreziqet që i kanoset ekonomisë vendase. Gjatë forumit të djeshëm, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani, ka sqaruar në detaje të gjitha efektet negative që mund të përcillet nga situata e vështirë financiare në tregjet e huaja. Sipas tij, zgjatja në kohë dhe përkeqësimi i mundshëm i situatës në tregjet financiare ndërkombëtare, mund të kenë një ndikim të reduktuar në tregun financiar shqiptar nëpërmjet disa drejtimeve. Pika e parë është shtimi i rrezikut që mbart huadhënia e shpejtë dhe veçanërisht ajo në valutë, si rezultat i rritjes së luhatshmërisë së kursit të këmbimit dhe ndryshimit të shpeshtë të normave të interesit. Një tjetër rrezik është rritja e ekspozimit të sistemit financiar ndaj sektorëve të ekonomisë që ndikohen negativisht nga ngadalësimi i ekonomisë rajonale dhe globale.
94.5 miliarde
lekë është teprica e kredisë së sistemit bankar gjatë vitit 2007, duke shënuar një rritje prej 47.7 për qind më e lartë se teprica e fundvitit të 2006-s
103 dege
dhe agjenci bankare janë të hapura në të gjithë territorin e Shqipërisë, nga të cilat 43 janë hapur të reja në Tiranë. Bankat kanë rritur produktet elektronike për klientët