Grabitet taksia në Mamurras, zbulohet me 5 mijë fishekë
• Vjedhin makinën në Mamurras, për ta mbushur me municione. Një ngjarje e denoncuar fillimisht për vjedhjen me dhunë të një taksie ka përfunduar në zbulimin e 5 mijë fishekëve dhe një automatiku.
Policia e Burrelit prangosi dje 26-vjeçarin Klodian Llozhi, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij 19 vjeç, Gëzim Kallaba. Hetimet kanë nisur tashmë për mënyrën e sigurimit të municionit dhe qëllimin e grabitjes së taksisë që prej mbrëmjes së 1 prillit.
Grabitja
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës bëhet e ditur se, denoncimi është bërë nga taksisti 22-vjeçari Roland Lala, banues në Kamzë. Mbrëmjen e 1 prillit, ai po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Laçit me makinën e tij tip "Benz" 190, me ngjyrë blu, me targë TR 6839 N. Në afërsi të "Zogut të Zi" në Tiranë, atij ia kanë bërë me shenjë dy persona për t'i dërguar deri në Mamurras. Sapo kanë mbërritur në destinacionin e kërkuar, në afërsi të fshatit Shpërdhet të Mamurrasit, 400 metra nga rruga nacionale, njëri prej personave ka zbritur me pretekstin se do të hynte në shtëpi për të marrë lekët e rrugës. Por, në kthim ai ka mbërritur me një armë automatike, të cilën ia ka drejtuar shoferit. Në momentin që kanë zbritur nga makina, dy personat kanë rrëmbyer mjetin, duke u larguar në drejtim të paditur. Pas hetimeve ata janë identifikuar si Klodian Llozhi, 26 vjeç dhe Gëzim Kallaba, 19 vjeç, banorë të fshatit Shqefën.
Zbulimi
Mësohet se autorët, pas grabitjes së mjetit në Mamurras kanë lëvizur në segmentin Mamurras-Laç-Milot-Burrel janë fshehur në fshatin Shqefën të Matit, te të afërm të tyre. Mirëpo pronari i "Benz"-it të vjedhur jo vetëm ka bërë denoncim në policinë e Laçit, por ai ka hetuar edhe privatisht për gjetjen e mjetit të grabitur. Lidhjet familjare të pronarit të makinës, i lindur në Burrel e banues në Kamzë nuk i kanë ditur vjedhësit e mjetit, të cilët me sa kuptohet nuk kanë gjetur vendin e duhur për t'u fshehur. Poseduesi i "Benz"-it është vënë në dijeni se mjeti i tij kishte përfunduar në komunën e Macukullit. Atij i është thënë se mjeti ishte fshehur në oborrin e një shtëpie të braktisur në fshatin Shqefën. Pronari i mjetit ka bashkëpunuar jo vetëm me policinë e Laçit, por dhe me uniformat blu të Burrelit, duke u treguar vendin ku ndodhej mjeti. Nën drejtimin e shefit të komisariatit të Burrelit, Gjovalin Martincamaj forca e mjete janë përqendruar në fshatin Shqefën dhe janë vënë në ndjekje të personave të kërkuar nga policia e rrethit fqinj. Ata kanë gjetur makinën në oborrin e shtëpisë së 26-vjeçarit, me dëmtime të shumta për shkak të keqpërdorimit dhe rrugës mjaft të dëmtuar nga Burreli për në fshatin Shqefën. Kur ka hapur mjetin, policia ka gjetur brenda tij disa arka me plot 5 mijë fishekë dhe një automatik, tip "Kallashnikov", me të cilën është kërcënuar taksisti. Po hetohet rreth qëllimit të vjedhjes së mjetit dhe pranisë së municioneve në të, ndërsa po kërkohet 19-vjeçari. e.d/r.n
2 dite
pas grabitjes së makinës "Benz" në afërsi të Mamurrasit është bërë e mundur gjetja e saj, në një banesë të fshatit Shqefën në Mat
2 persona
janë autorët e identifikuar si grabitës të taksisë sipas policisë, njëri prej të cilëve është arrestuar, ndërsa tjetri në kërkim
5 mije
copë fishekë u bllokuan në makinën e vjedhur nga taksisti, të vendosura nga ana e dy grabitësve, duke hedhur dyshimet mbi qëllimin e grabitjes