“Solar” bllokon 20 mijë litra naftë artizanale
• ELBASAN - Plot 20 mijë litra naftë të prodhuar në punishte artizanale për t'u treguar më pas në pikat e shitjes janë bllokuar dje nga policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit "Solari".
Sipas policisë, pas dyshimeve të prodhimit të karburantit pas përpunimit të solarit në 3 punishte janë vënë në pranga 4 persona. Operacioni është kryer gjatë orëve të pasdites, për t'u finalizuar në mbrëmje me arrestimin e protagonistëve. Burime të policisë së Elbasanit pohuan mbrëmë se së bashku me naftën u bllokuan në cilësinë e provës dhe 130 litra solar, e destinuar për t'u përpunuar dhe kthyer në naftë. Pas informacioneve për këtë aktivitet, forcat e policisë u përqendruan në 3 pika, ku ushtrohej aktiviteti. Njëra prej tyre ndodhet në fshatin Hajdaraj, e dyta në zonën e ish-Metalurgjisë, ndërsa e treta në fshatin Xibrakë, në zonën pranë ish-rezervave të shtetit. Të dhënat e policisë flasin për 8 mijë litra solar të kthyera në naftë dhe 30 mijë të tjerë që do të përpunoheshin, të bllokuar në Hajdaraj. Dy vëllezërit Sokol dhe Dhimitraq Piku, 33 dhe 44 vjeç u vunë në pranga, ndërkohë që aksioni ka vazhduar në ish-Metalurgjik, ku u arrestua Sajmir Bena, 35 vjeç dhe u bllokuan 7 mijë litra solar të kthyer në naftë si dhe 50 mijë litra solar. Aksioni i tretë u krye në Xibrakë, ku u krye arrestimi i 38-vjeçarit Klement Dalipi dhe u bllokuan 50 mijë litra solar dhe 5 mijë litra naftë e prodhuar nga përpunimi i solarit. Pas arrestimit për prodhim të paligjshëm ka nisur hetimi mbi mënyrën e sigurimit të solarit, lëndë e parë për nxjerrjen e naftës në mënyrë artizanale.