RENEA prangos të kërkuarin për vrasje
• "Kanë kaluar më tepër se dhjetë vite nga këto histori. Mendoja se këto gjëra ishin harruar".
Dashamir Biçaku
Kështu është shprehur dje në mëngjes gjatë arrestimit nga forcat e RENEA-s, Agim Boriçi, i kërkuar për disa vrasje në qytetin e Fierit dhe i dënuar me 20 vite burg për dy ekzekutime të tjera. Biseda është zhvilluar thuajse në përfundim të operacionit të koduar "Ulpjana", të realizuar nga RENEA, për arrestimin e të kërkuarit. Bashkëshortes së Agim Boriçit, i ka rënë të fikët sapo ka parë prangat në duart e të shoqit ndërsa efektivëve të RENEA-s, i është dashur të qëndrojë për pak minuta në banesë deri sa e shoqja e të arrestuarit ka ardhur në vete dhe fëmija i të dënuarit të pushonte së qari. Agim Boriçi, 36 vjeç, pronar i një fabrike të bimëve mjekësore në Fier, është arrestuar dje në mëngjes nga efektivët e RENEA-s për llogari të departamentit të hetimit të policisë së Fierit. I dënuari cilësohej nga policia si një nga elementët më të rrezikshëm të qytetit të Fierit, pasi ishte i dënuar për vrasje të ndodhura në vitet 1994 dhe 1998, në këtë qytet. Ai ka qenë i akuzuar për vrasjen e Ervin Gjinit më 12 tetor të vitit 1994. Katër vite më vonë, më 5 qershor maj të vitit 1998, Agim Boriçi është akuzuar se ka vrarë me armë zjarri Edmond Zefin dhe ka tentuar të vrasë Agim Ulajn. Po kështu ai ka qenë i akuzuar nga policia dhe nga Prokuroria edhe për vrasjen e Eduard Binxhos, krim i ndodhur më 13 maj të vitit 1998, po në Fier. Ai është arrestuar një herë më parë dhe ka qëndruar për një periudhë kohe në arrest shtëpiak, gjatë shqyrtimit të procesit gjyqësor ndaj tij. Gjatë kësaj kohe, çështja penale është rikthyer për gjykim dy herë në Gjykatën e Fierit, nga Gjykata e Lartë. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit, tha se Agim Boriçi ishte dënuar me 20 vite burg për dy vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Aksioni
Mëngjesin e djeshëm, forcat e RENEA-s kanë rrethuar, një pallat të ri, që ndodhet në rrugën "Bardhyl", pranë kryqëzimit të unazës me rrugën e Dibrës. Në katin e katërt të këtij pallati, banonte kunati i Agim Boriçit, Sabri Sallaku. Një ditë më parë, krerët e policisë së Tiranës, Fierit, zyrtarë të lartë të policisë, kanë pasur një takim në Drejtorinë e Tiranës. Gjithçka ishte mbajtur në sekret të plotë, deri dje në mëngjes, kur ishte kërkuar ndërhyrja e RENEA-s. Trupat e specializuara kanë kryer kufizimin e jashtëm të pallatit, ndërsa veç këtij rrethimi, ishin caktuar edhe trupa me dylbi që duhej të vëzhgonin në distancë gjithçka që ndodhte në katin e katërt të pallatit. Gjysma e katit ishte në pronësi të kunatit të Agim Boriçit, ku jetonte edhe ky i fundit bashkë me djalin trevjeçar dhe bashkëshorten. Pas rrethimit të zonës, policia ka kryer edhe kufizimin e ngushtë të banesës dhe gjithçka mbahej nën vëzhgim. Blutë kanë trokitur në banesë në të zbardhur, ndërsa të zotët e shtëpisë, kanë hezituar të hapin derën fillimisht. Më pas në derë është parë bashkëshortja e Sabri Sallakut. Në fund vetë ai ka pranuar me frikë dhe ka hapur derën. Me frikë ai ka pranuar se kishte miq në shtëpi. Pas këtij pohimi, trupat e RENEA-s, kanë behur në dhomë dhe kanë bllokuar fierakun e kërkuar. Bashkë me të, ata marrë edhe strehuesin e tij, Sabri Sallakun. Ky i fundit sipas policisë akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.
Krimet për të cilat është akuzuar Agim Boriçi
12 tetor 1994 në qytetin e Fierit është vrarë Ervin Gjini. Ai u qëllua me një pistoletë të tipit është "Zastava"
13 maj 1998 është vrarë me armë zjarri Eduard Binxho
5 qershor 1998 është me armë zjarri Edmond Zefi dhe ka tentuar të vrasë shtetasin Agim Ulaj.