E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me drogë 40-vjeçari grek

• GJIROKASTER - Bllokohet me 3.6 kg kanabis shtetasi grek në tentativë për ta kaluar drejt Greqisë.

Burime policore nga Kakavija pohuan se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e 40-vjeçarit Jorgos Papadakisi, me targa YIY 2654 u gjet dhe droga. Qeni antidrogë ishte ai që zbuloi vendndodhjen e sasisë narkotike në brendësi të bagazhit të automjetit tip HYUNDAI. Shtetasi grek, 40-vjeçar në momentin e gjetjes së drogës pohoi se nuk ishte e tij dhe mohoi kategorikisht se ishte në dijeni të kësaj sasie. Papadakis, sipas policisë, jetonte në një banesë me qira prej pak javësh në Gjirokastër në pritje për të çelur një biznes për prodhimin e kartopecetave.       p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›