Tri vrasjet në Fier dhe atentati i dështuar për shkak të rivalitetit
• TIRANE - Konfliktet e ngjarjeve për të cilat është akuzuar Boriçi, sipas policisë kanë pasur zanafillë nga ngjarjet e dhe përplasjet mes grupeve të ndryshme, gjatë trazirave 1997-'98.
Me përjashtim të ngjarjes së vitit 1994, kur është vrarë Ervis Gjini për motive banale, sipas policisë të tjerat kanë ndodhur si pasojë e kësaj përplasjeje. Kalvari i proceseve gjyqësore, mes Boriçit dhe organit të akuzës ka marrë drejtim dy muaj më parë, kur Gjykata e Apelit të Vlorës, ka dhënë vendimin e dënimit me 20 vite ndaj tij. Pikërisht në bazë të vendimit të Apelit, Prokuroria e Fierit, ka lëshuar një urdhër arresti në ngarkim të Boriçit. Sipas vendimit të Gjykatës së Vlorës të dy muajve më parë, Boriçi është shpallur fajtor për vrasjen e Ervis Gjinit më 10 tetor të 1994. Në kohën e vrasjes së tij, Boriçi ka pretenduar se ka qenë i plagosur në spital, ku ka qëndruar prej datës 7 tetor. Katër vite më vonë, sipas burimeve të policisë, më 13 maj të vitit 1998, është akuzuar se ka vrarë Eduard Binxhon. Për këtë sipas hetuesve Boriçi është ende nën hetim. Në të kundërt për vrasjen e Edmond Zefit dhe plagosjen e Agim Ulajt, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës. Në total për të dy krimet, si dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, Boriçi, është dënuar me 20 vite burg. Më parë ai ishte dënuar me 12 vite burg, por Gjykata e Lartë kishte prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës, duke rikthyer çështjen për rishqyrtim në Fier. d.b