Pas LSI edhe G99: Të votojnë emigrantët
Drejtuesi i Lëvizjes G 99 kërkoi dje, në një prononcim për mediat, pjesëmarrjen e emigrantëve në votime.
"Ne do të propozojmë një projektligj për të siguruar votën e emigrantëve, një faktor i rëndësishëm ekonomik në jetën e vendit, por që nuk është i përfaqësuar në vendimmarrjen politike. "Ky projektligj, tha Veliaj, do të jetë një vështrim i detajuar mbi të gjitha detajet e nevojshme që do të bënin të mundur këtë përfaqësim, përfshirë alokimin e një pjese të buxhetit të shtetit për të përballuar kostot e infrastrukturës së votimit të emigrantëve". Gjithashtu G 99 sipas Veliajt, do të ngrejë dhe çështjen e sigurisë së jetës. Sot përfaqësues të G99 do të vizitojnë Gërdecin dhe do të bëjnë një analizë të situatës në terren. "Jemi të shqetësuar, sepse kemi parë që shteti jo vetëm u mori jetën këtyre njerëzve, por dhe po vonon t'i ndihmojë ata për dëmet financiare", tha Veliaj. "Siguria e jetës duhet të rikthehet në qendër dhe jo në periferi të vëmendjes," tha Veliaj duke përmendur dhe raste të tjera skandaloze që po publikohen si problemi i vajit kancerogjen.