Beqja: Prej tre vitesh qeveria s’indekson pensionet
Partia Socialiste kërkoi dje nga qeveria indeksimin e pensioneve. Nënsekretari i Programit të PS-së, Ilir Beqja, gjatë një deklarate për shtyp theksoi se,
"Qeveria nuk po zbaton detyrimin ligjor të indeksimit të pensioneve", pasi, sipas tij, "në bazë të nenit 61 të ligjit 7703 dhe të pikës 11 të VKM, çdo datë 1 maj, qeveria ka detyrimin të indeksojë pensionet, gjë të cilën deri tani nuk e ka bërë". Beqja tha se Kryeministri Berisha nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij elektorale. "Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij janë në Pole Position të premtimeve të pambajtura. Kryeministri premtoi dyfishim të pensioneve. Pasi është konsumuar 2/3 e mandatit qeverisës, për 170 mijë pensionistë të qytetit pensioni është rritur me jo më shumë se ¼, ndërsa për 110 mijë të tjerë pensioni është rritur vetëm me 1/10", tha Beqja. Sipas tij, "nëse në korrik 2007 të ardhurat minimale mujore të pensionistëve në qytet ishin 10,410 lekë, në mars 2008 këto të ardhura ishin 9,793 lekë dhe në prill 2008 ishin 9,802 lekë".