E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gullit: Chelsea duhet të investojë me lojtarë të rinj

Ish-trajneri i Chelseat, Ruud Gullit, beson se ish- klubi i tij duhet të përforcojë skuadrën gjatë verës nëse dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve. Legjenda holandeze ishte në stolin e Bluve nga viti 1996 deri 1998, ndërsa menjëherë pas eliminimit të Chelseat nga Liga e Kampionëve, ai ka thënë se Roman Abramoviç duhet të 'injektojë' skuadrën me lojtarë të rinj nëse dëshiron të shohë më shumë trofe në vitrinat e klubit.
I pyetur se a do të mund ta fitojë Chelsea Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Gullit tha: "Jo më kurrë. Ky ishte rasti i tyre i fundit. Ata duhet të transferojnë lojtarë të rinj".
"Ndaj Interit ishte ndeshje e vështirë për ta, pasi ata nuk kanë mundur të luajnë lojën e tyre dhe janë dukur të pafuqishëm. Gjëja më e keqe ishte se nuk kishte ide, askush nuk bëri diçka për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes", deklaroi Gullit për "Sky Sports".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›