E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nano, nje politikan i vlefshem, diti t'i ktheje ne pozitive, dukurite negative"

Ish-ambasadori Italian ne Shqiperi, Paolo Foresti, ne nje interviste per televizionin "Ora News", deklaroi dje se ish-kryeministri Fatos Nano, eshte nje politikan i vlefshem. Ai shpjegoi veshtiresite me te cilat eshte perballur gjate ushtrimit te detyres se tij si diplomat. Foresti kujton me endje ato vite, ne te cilat ish-kryeministri socialist Fatos Nano, ishte ne burg. Ne keto kushte ai tregon se si Fatos Nano, diti te ktheje ne pozitive te gjithe gjerat negative qe i kishin ndodhur. Ndryshimi i madh i Shqiperise ne keto vite, nuk ka kaluar pa impresionuar ish-ambasadorin Foresti i cili e ve theksin, tek shikimi gri dhe i erret i gjerave dhe jo bardh e zi. Ish-diplomati reagon lidhur dhe me publikimet e nje pergjimi ne ato vite, per te cilat thote se i duhet lene historise tanime, pasi edhe te vertetat jane te tilla ne nje kontekst historik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›