Kerkesa per hapjen e kutive, Rama synon shtimin e presionit ndaj Berishes e Metes
Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Gjergj Koja, vleresoi dje se mitingu i Partise Socialiste i zhvilluar dy dite me pare, ishte qesharak dhe pa motiv. "Mitingu i PS jo vetem ishte qesharak dhe pa motiv per pjesemarresit, por u mbajt edhe ne nje kohe krejt te papershtatshme si per vendin, ashtu edhe per vete PS", reagoi Koja. Sipas tij, me kete miting apo me te tjere qe mund te vijojne, Rama nuk synon aspak te hape kutite e votimit, gjoja ne emer te demokracise, por synon te shtoje ne menyre progresive presionin ndaj Berishes, per te larguar Meten nga qeveria. Ai theksoi se pas kesaj, ai do te synonte me te gjitha mjetet pushtetin absolut ne Shqiperi, c'ka do te fuse vendin ne nje rruge te rrezikshme. Protesta e Partise Socialiste, u zhvillua dy dite me pare ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", si kerkese ndaj mazhorances per te hapur kutite e votimit te 28 qershorit.