Pranga 2 zyrtarëve të gjykatës
21/06/2010 Kancelari Shkëlqim Kajmaku dhe shefi i ekzekutimeve Arben Hoxha morën 5 milion lekë
Do ekzekutonin një vendim që bënte fjalë për 300 mijë euro. U denoncuan nga K.K
TIRANE- Dy zyrtarë të gjykatës së Korçës kanë rënë në prangat e policisë, pasi ata kanë marë nga një qytetar 5 milion lekë në këmbim të nxjerrjes sa më shpejt të një vendimi ekzekutimi të një çështje civile. Arben Hoxha me detyrë shef personeli në Institucionin e Ekzekutimit të Veprës Penale dhe Shkëlqim Kajmaku 52 vjeç me detyrë kancelar i gjykatës së Korçës, janë arrestuar nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Korçës për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Ka qënë pikërisht qytetari me inicialet K.K që ka denoncuar në njësinë Task-Forcë korrupsionin e zyrtarëve të drejtësisë, i cili u ka treguar prokurorëve se shtetasi Arben Hoxha i ka kërkuar një shumë prej 5 milion lekë të vjetra në këmbim të ekzekutimit sa më parë të një vendim civil, që i jepte të drejtë qytetarit K.K të fitonte plot 300 mijë euro. Mësohet se shuma prej 5 milion lekë të vjetra i është kërkuar nga Hoxha, në emër të kancelarit të gjykatës Shkëlqim Kajmaku, i cili do të përshpejtonte proceduart ligjore për të nxjerrë dhe ekzekutuar sa më parë vendimin civil të fituar nga denoncuesi me inicialet K.K. Ofertës së tyre nuk i ka dhënë “ok” qytetari, i cili ka vendosur të denoncojë korrupsionin e zyrtarëve të Korçës në njësinë hetimore Task-Forcë. Këta të fundit në bashkëpunim edhe me efektivat e policisë kanë organizuar planin për prangosjen në flagrancë të dy zyrtarëve të korruptuar. Për një kohë të shkurtër grupi i hetimin ka vënë në përgjim numrat e telefonit të dy zyrtarëve Arben Hoxha dhe Shkëlqim Kajmaku. Gjatë bisedave të përgjuara është arritur të provohet se këta persona i kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme shumën prej 5 milion lekë të vjetra shtetasit me inicialet K.K. Palët kishin rënë dakort që shuma e parave të dorëzohej ditën e dielë, dhe pikërisht ne momentin e dorëzimit kanë ndërhyrë forcat e policisë duke arrestuar në kushtet e flagrancës shefin e personelit të ekzekutimeve të vendimeve penale Arben Hoxhën si dhe kancelarin e gjykatës së Korçës, shtetasin Shkëlqim Kajmaku. Gjatë arrestimit këta dy të fundit skanë bërë rezistencë, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale njësia hetimore Task-Forcë ka sekuestruar shumën e parave prej 5 milion lekësh të vjetra, vendimi i gjykatës, dhe dokumente që vërtetonin shkeljet ligjore të kancelarit të gjykatës. Aktualisht prokuroria ka shtrirë hetimet në disa zyrtarë të tjerë të gjykatës, me qëllim zbardhjen e fakteve për shkeljet në lidhje me nxjerrjen e këtij vendimi nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Korçë. Ndërkohë që hetimet dhe përgjimet e kryera është arritur të provohet se shuma prej 5 milion lekë të vjetra do të ndahej nga dy zyrtarët e arrestuar. Ky është rasti i parë që njësia antikorrupsion e ngritur në qytetin e Korcës, ka goditur korrupsionin në gjykatën e këtij rrethi, institucion ky që njihet me një probalitet të lartë korrupsioni.
300 mijë euro
Një proces gjyqësor që kishte si objekt gjykimi një kontrate huaje që kapte shifrën financiare prej 300 mijë euro, është fituar nga shtetasi me inicialet K.K. Ky i fundit ka dashur që vendimin e gjykatës ta ekzekutojë sa më parë me qëllim marjen e parave, por personat që ai kishte kontaktuar i kanë kërkuar para. I ndodhur në këto kushte qytetarit si ka mbetur gjë tjetër veç se të denoncojë në prokurori dy zyrtarët e drejtësisë shqiptare.
5 milion lekë
Kjo është shuma që shefi i ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore Arben Hoxha dhe kancelari i gjykatës së Korçës Shkëlqim Kajmaku i kanë kërkuar qytetarit me qëllim përshpejtimin e procedurave për nxjerrjen sa më parë të vendimit civil dhe ekzekutimin e tij. Mirëpo ky plan kriminal i ka kushtuar shtrejtë dy zyrtarëve të cilët pas përgjimeve nga prokuroria, janë arrestuar në flagrancë duke marë shumën e parave prej 5 milipn lekë të vjetra.
Hetim në gjykatë
Burime pranë njësisë hetimore Task-Forcë në Korçë, bënë me dije se do të shtrijnë hetimet edhe në disa individë të caktuar që ushtrojnë funksionin e tyre në gjykatën e Korçës. Kjo gjë sipas tyre do kryhet pasi ekzistojnë dyshime se në këtë aferë korruptive janë implikuar edhe disa persona të tjerë të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë përshpejtuar procedurat ligjore me qëllim nxjerrjen e vendimit civil.