Fundoset Partizani, gati revolucioni
Ky Partizan është vërtet në rrezik. Ka qenë ky konkluzioni që ka lënë të kuptohet derbi ndaj Dinamos, i humbur me rezultatin 2-0, që duhet të shërbejë tashmë si një kambanë alarmi për ata të cilët e duan këtë skuadër. Blutë e Daliç janë treguar të pamëshirshëm edhe ndaj të kuqve, duke koleksionuar një trepikësh, i cili i vë për momentin në vendin e dytë të tabelës, në pritje të ndeshjes së sotme të Vllaznisë. Edhe pse përballeshin në pozita të ndryshme, derbi ka dhuruar emocione për faktin se u zhvillua një lojë luftarake nga të dyja ekipet. Minutat e para kanë qenë të ndezura, falë edhe insistimit të ekipeve për të zhbllokuar rezultatin. Minutat e fillimit kanë sjellë edhe tronditjen e shtyllave në portat përkatëse: në minutën e 9 Allmuça harkon nga e majta, mbrojtja nuk largon si duhet dhe topi shkon te Pisha, i cili godet fort në kufi të zonës. Festa e kapitenit dinamovit prishet nga traversa, ndërsa sfera kthehet te Plaku, që nuk arrin ta dërgojë në rrjetë. Partizani kundërpërgjigjet në minutën e 18 me një aksion të gjatë, topi shkon te Bakaj, që tenton menjëherë me të majtën. Fantazisti i Partizanit është i pafat, pasi kryqëzimi i shtyllave vjen në ndihmë të Kotorrit. Pas shumë minutash lojë si të barabartë, diferencën e bën episodi i minutës së 37, kur Poçi, i pambuluar në shtyllën e dytë, kthen në gol një kros nga e majta e sulmit dinamovit. Në pushim mes dy pjesëve, sipas informacioneve të marra, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, nervat për skuadrën që po mundej i ka nxjerrë te xhamat në hollin që të çon në dhomat e zhveshjes, duke thyer njërin prej tyre. Në 45 minutat e dyta pritet shumë për reagimin e të kuqve, por atyre u mungon organizimi i sulmeve dhe njeriu-gol. Dhe goditja përfundimtare vjen në minutën e 74, Dinamo dyfishon rezultatin dhe u pret krahët të kuqve. Jusufi nis një aksion të bukur nga e majta, jep asist për Plakun, i cili shënon në një pozicion të prirët, duke shfrytëzuar vendosjen e gabuar të mbrojtjes së Partizanit dhe të portierit Shehi. Të kuqtë nuk e marrin më veten, nervat bëjnë të vetën dhe ata tregohen të nxituar para portës. Në këtë ndeshje nuk ka munguar tensioni, kartonët, por edhe një dëmtim i rëndë i mbrojtësit të Partizanit, Tafajt. Nga minuta e 79 Dinamo detyrohet të luajë me 10 lojtarë, pasi autori i golit të dytë, Plaku, del me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër nga prapa. Menjëherë pas përfundimit vjen reagimi i ashpër i presidentit të Partizanit, Albert Xhani: "Do të bëj revolucion. Nuk mund ta duroj këtë situatë. Kjo është periudha më e keqe në historinë e Partizanit. Premtoj se do të ndërtoj ekipin më të madh të të gjitha kohërave". Numri 1 i të kuqve nuk ka harruar edhe këtë herë të premtojë se do të bëjë revolucion, apo se pas kësaj që ndodhi do të ndërtojë Partizanin më të madh të të gjitha kohërave. Por ai duket se ka harruar që një Partizan të madh (të paktën për nga premisat) e pati para fillimit të këtij sezoni dhe e prishi me duart e tija. Pak më i përmbajtur është trajneri Hasan Lika, i cili në përfundim të ndeshjes u rrëfye para gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp. Sigurisht që e kishte të vështirë ta përtypte humbjen e dytë radhazi në të dytin derb brenda 7 ditëve. "Luajtën ndeshje të mirë, por patëm mangësi në organizimin e sulmit. Edhe në ato sulme që ndërtuam, nuk kishte kush të shënonte para portës. Për gjykimet nuk kam ndërmend të flas më, pasi tashmë dihet se gjyqtarët janë kundër Partizanit". Situata e të kuqve tashmë është përkeqësuar së tepërmi: renditen të fundit me 5 pikë, sa ka edhe Bylisi.
SUPERIORE / Java 8
Dje
Elbasani - Lushnja 2-0
Hyshmeri 40‘, Kacollja 81‘
Shkumbini - Tirana 0-0
Dinamo - Partizani 2-0
Poçi 37‘, Plaku 74‘
Teuta - Flamurtari 1-0
Ymeraj 80‘
Sot
Bylis - Apolonia
T.Latifi
Besa - Vllaznia
B.Pashaj
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Tirana 8 18
2. Dinamo 8 13
3. Vllaznia 7 12
4. Shkumbini 8 12
5. Elbasani 8 12
6. Teuta 8 12
7. Besa 7 11
8. Flamurtari 8 10
9. Apolonia 7 8
10. Lushnja 8 6
11. Bylis 7 5
12. Partizani 8 5
SUPERIORE / Java 8
Dje
Elbasani - Lushnja 2-0
Hyshmeri 40‘, Kacollja 81‘
Shkumbini - Tirana 0-0
Dinamo - Partizani 2-0
Poçi 37‘, Plaku 74‘
Teuta - Flamurtari 1-0
Ymeraj 80‘
Sot
Bylis - Apolonia
T.Latifi
Besa - Vllaznia
B.Pashaj
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Tirana 8 18
2. Dinamo 8 13
3. Vllaznia 7 12
4. Shkumbini 8 12
5. Elbasani 8 12
6. Teuta 8 12
7. Besa 7 11
8. Flamurtari 8 10
9. Apolonia 7 8
10. Lushnja 8 6
11. Bylis 7 5
12. Partizani 8 5