Fulvio Kordinjano i plote me "Shqiperine" ne gjuhen shqipe
Nga Albert Vataj
Kohet e fundit bibliotekes me serioze te albanologjise se ardhur ne shqip, i eshte shtuar dhe libri "Shqiperia" i personalitetit dhe studiuesit italian Fulvio Kordinjano. Ndoshta me shume se kushdo, ky autor ka pas kontakte me vendin tone, me ngjarje dhe situata qe fatet tona historike na kane servirur. Kordinjano, ky emer i shumediskutuar, ka nje varg librash, veprash te medha apo shenimesh e studimesh qe lidhen me Shqiperine, cka e ben kete albanolog jo vetem nder me te interesuarit ndaj "temes shqiptare", por edhe nje nga me te vemendshmit, skrupulozet, njohesit e thelle, te ketij areali apo teatri ku ka luajtur jeta e populli yne.
Nuk eshte e para here qe shtepia botuese "Almera" hedh syte nga vepra serioze te albanologjise. Vetem para nje muaji nga dyert e kesaj shtepie botuese doli libri "Populli, gjuha dhe letersia shqiptare" veper e Gaetano Petrotes, qe sikur dhe eshte theksuar nga kritika e shtypi eshte vepra me e plote dhe me shumedimensionale, skrupuloze dhe e thelle, qe eshte shkruar rreth filologjise, historise se gjuhes e letersise e personaliteteve te fushave si dhe ngjarjeve qe lidhen direkt me to.
Libri "Shqiperia" i Fulvio Kordinjanos eshte i ndare ne tri vellime. I pari ka pak kohe qe ka bere xhiron e suksesshme te librarive dhe tani eshte ne treg vellimi i dyte.
Ne kete vellim lexuesi do te gjeje nje gjeografi te gjere ngjarjesh, qe Domeniko Pazi i pati mbledhur qe nga viti 1847 e deri ne 1914 ( dhe qe Kordinjano na i sjell te kuruara, te stilizuara e plote ngjyra, te vendosura ne kontekstin historik kur ato ngjarje kane ndodhur).
Kordinjano na krijon mundesine ta shohim vepren e At Pazit edhe ne nje drite tjeter. Kesaj here nga brenda, te shkruar nga vete dora e protagonistit te librit, ne letrat, relacionet, ditaret e dokumentet e tjera te trasheguara prej tij. Kemi te bejme, si te thuash, me nje liber brenda librit, te nderthurur ne menyre te harmonishme. "Tani le ta leme te flase misionari yne...", "Kete me bukur e thote vete At Pazi..." shkruan, jo pak here, Kordinjano. Shkrimet e At Pazit deshmojne nje talent prej shkrimtari e nje shije te holle gjuhesore e letrare, te frymezuar, vec te tjerash, nga dashuria per malesorin shqiptar dhe natyren shqiptare. Pershkrimet e ketij prifti misionar me shpirt poeti, per bukurine e pashoqe te Alpeve tona, portretizimi i malesoreve, i botes se pasur shpirterore, pershkrimi i jetes se perditshme, i riteve dhe i mikpritjes proverbiale te tyre, jane nder faqet me emocionuese e me mbreselenese te librit. Ato mbartin njeheresh vlera te paperseritshme njohese, edukuese dhe estetike. Nga ana tjeter, ato jane nje deshmi e drejtperdrejte dhe e mirefillte, gati-gati fotografike e Shqiperise, ne kapercyell te shekullit XIX. Librit i japin me shume frymemarrje e vertetesi edhe deshmite e sjella nga arkivat e kohes, qendrime te personaliteteve te larta te Vatikanit, pape, kardinale dhe drejtues te Propagandes Fide. Nese u shtojme ketyre edhe hulumtimet e shumta e perfundimet bindese te Kordinjanos, i cili ishte edhe vete njohes shume i mire i Shqiperise, i gjuhes shqipe, i kultures dhe jetes se popullit shqiptar, atehere pohimi yne se kemi te bejme me nje enciklopedi te rralle te jetes shqiptare te kohes, eshte me se i perligjur. Nje enciklopedi autentike, e cila nuk duhet t'u mungoje, jo vetem tryezave te punes se studiuesve, mesuesve, studenteve, nxenesve, por edhe bibliotekave te lexuesve te moshave e profesioneve te ndryshme.
Te dy vellimet e vepres se Kordinjanos "Shqiperia" jane pune serioze perkthimi, te bere ne nje nivel shume te larte nga Ilirjana Angoni. Besnikria ndaj vepres, korrektesia ndaj materialeve te autorit, plastika dhe eleganca e gjuhes se perdorur nga perkthyesja, e sjellin ne kohe kenaqesine e leximit te kesaj vepre te shkrua para rreth 70 vjetesh. Volumi gjuhesor i Angonit, nuancat kuptimore qe ka thirrur ne perkthim si dhe stili i te perkthyerit e bejne kete botim si nje nga me seriozet e ardhur ne shqip.
Botimet "Almera" ka ne politikat e saj te botimit nje varg veprash serioze te albanologjise. Perzgjedhja, puna skrupuloze, konsultimet e vazhdueshme, cilesia e autoreve dhe veprave te perzgjedhura, i japin "Almeras" jo vetem tagrin e cilesise se larte me te cilen botohen keto vepra, por nje pjese e rendesishme e profilit te kesaj shtepie botuese do te jete e lidhur me autore dhe vepra qe lidhen me Shqiperine dhe personazhet e personalitetet apo ngjarjet kulmore te saj.
Bashkpunimi i kesaj shtepie botuese me shkrimtarin dhe publicistin Mark Simoni, ashtu si dhe te vepra voluminoze e Gaetano Petrotes apo ne "Shqiperia" e Fulvio Kordinjanos si dhe ne botimet e tjera ne vazhdim, i japin botimeve seriozitet filologjik dhe perkujdesje profesionale.
Me kete rast duhet te theksojme se nje veper tjeter e shkruar nga Giuseppe Crispi, ajo "Memorie historike - Skenderbeu" (e shkruar ne 1853) do te vije tek lexuesi yne nga botuesja Miranda Gjyzeli, nen perkujdesjen e kurimin e Mark Simonit dhe te perkthyer prej Ilirjana Angonit.