QSUT, kontratat e aparaturave ne mars
Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" mund te siguroje riparimin e aparaturave vetem ne mars, kohe kur parashikohet edhe nenshkrimi i kontrates me firmen e mirembajtes. Kjo do te thote qe te gjitha aparaturat per keto tre muaj, do te riparohen vetem atehere kur te gjenden ekspertet dhe fonde te mjaftueshme. E njejta gje pritet qe te ndodhe edhe me aparaturen e koronarografise, e cila ka dale jashte funksionit qe prej muajit dhjetor. Po keshtu edhe 50 aparaturat e tjera te shtrenjta qe ndodhen vetem ne QSUT do te lidhin kontraten e mirembajtjes me firmat prodhuese perkatese, vetem ne mars te ketij viti. "Ështe parashikuar qe kontratat me firmat prodhuese, te lidhen ne muajin mars, kohe kur behet kalimi i fondeve perkatese" ka pohuar drejtoresha e QSUT-se, Gjeorgjina Kuli. Sipas saj, ne baze te ligjit, ky eshte afati me i mire dhe i afert qe qendra spitalore ka mundesi te ofroje. "Edhe une do te kisha shume deshire qe kjo kontrate te nenshkruhej me heret, por kushtet dhe baza ligjore nuk na japin mundesi per nenshkrimin e kontratave te reja me firmat prodhuese. Kontratat gjithmone jane vetem nje vjecare dhe kjo rruge ndiqet cdo vit" ka theksuar Kuli. Sipas saj, pas njoftimit nga ekipi i mjekeve te pavijonit te kardiologjise, defekti ne aparaturen e hemodinamikes eshte ndrequr, dhe koronarografia do te kryhet normalisht javen e ardhshme ne QSUT. Por ne spitalin me te madh ne vend, ka dhe aparatura qe prej disa vitesh qendrojne te prishura, pa mundur as te rregullohen dhe as te zevendesohen. Ne buxhetin e investimeve te QSUT per 2009, eshte menduar dhe per zgjidhjen e ketij ngerci te trasheguar. "Qendra Spitalore ka nevoje te theksuar per disa aparatura te rendesishme, te cilat nuk jane mundur te blihen gjate ketyre viteve. Me fondet e parashikuara per QSUT-ne eshte menduar qe kete vit te blihen edhe keto lloj aparaturash" ka pohuar Kuli. Ne buxhetin e investimeve per vitin 2009 jane parashikuar 8 milione euro per aparaturat e reja, qe do te vendosen ne spitalin e ri, i cili eshte duke u ndertuar, nderkohe qe nje fond tjeter prej 50 milione lekesh eshte parashikuar per blerjen e aparaturave te tjera te domosdoshme ne spitalet e tjera.