E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virtytet qe ndryshojne politiken

Julian F. Bundo*

Mos kerko cfare mund te bej vendi yt per ty, por cfare t'i mund te besh per vendin tend.

Jemi mesuar te kerkojme shume nga politika per t'u dhene nje zgjidhje problemeve tona shoqerore. Dhe shpesh ankohemi - me te drejte - qe politika u pergjigjet gjithmone e me pak problemeve te qytetareve. Por shpesh harrojme qe veshtiresite e politikes nuk varen vetem nga defektet e institucioneve: ligjet elektorale, rregullave qe percaktojne detyrat e Qeverise te Parlamentit, bashkise dhe prefektures. Nje pjese e mire e ketyre problemeve lindin prej veprimeve te disa individeve te vecante qe jane shume pak te ndjeshem nga interesat e shoqerise civile.

Te gjitha keto menyra sjelljesh qe kane si objektiv paresor interesin personal dhe jo ate shoqeror, nuk jane gje tjeter vecse individualizma amorale. Shembujt jane te shumte: menyra se si ngasin makinen, si paguhen taksat ose evazionet fiskale, praktikave te organizimit te punes dhe asaj te sigurise, deri ne tolerancen e krimit te organizuar, qe vazhdon te jete pengese per progresin ne mbare vendin, tregojne se shoqerise shqiptare i duhet akoma shume pune per te bere per integrimin ne BE.

Behet fjale per fenomene shume te perhapura ku dhe me vendet ne zhvillim me te cilet krahasohemi nuk jane kaq te theksuara. Per te arritur ne zgjidhje te problemit, nuk mjafton te kerkojme me shume sanksione dhe kontrolle per te minimizuar keto fenomene, por duhet qe keto te kryhen, duke filluar qe nga rrenjet e sjelljeve personale te secilit prej individeve qe krijojne si efekt alarme te verteta per patologjine kolektive.

Shpesh mendojme se te gjitha problemet negative qe i hasim ne jeten e perditshme te shoqerise shqiptare, te cilat frenojne zhvillimin ekonomik te vendit e rritjen e mireqenies se qytetareve, i perkasin nje kohe te gjate edukimi. Nderkohe, ne pritje si gjithmone nga politika, shpesh pyesim "se cfare mund te bej per vendin", duke u ankuar per rezultatet modeste qe arrin gjithmone.

Viti qe po mbaron pati arritjen e disa objektivave te qeverise. Hyrja ne NATO, MSA-ja, edhe pse me kaq vonese, jane nje hap i rendesishem i Shqiperise per pjesemarrjen ne strukturat Euro-Atllantike. Por edhe kete vit verehen pakenaqesi nga ana e shqiptareve per deshtimet dhe zhgenjimet e radhes qe politika u ofroi. Mjafton te kujtojme ngjarjen e Gerdecit, nderhyrjet ne Kushtetute, ndryshimet ne Kodin Zgjedhor dhe duke arritur deri te gjerat me minimale te korrupsionit, ku tashme jane bere pjese e tranzicionit, jane nje deshmi qe tregojne se ne politiken shqiptare, toleranca, fryma e mirekuptimit dhe bashkepunimit lene per te deshiruar. Stabiliteti politik, lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, duhet te jene objektivi kryesor per cdo force politike, si faktore te rendesishem per sigurine ne vend dhe per te ndryshuar opinionin ne arenen nderkombetare, si domosdoshmeri per te rritur besimin e sigurine te investitoret e huaj per te investuar ne Shqiperi.

Aktualisht e gjithe bota gjendet perballe krizes financiare dhe asaj ekonomike, ku jane te perfshira te gjitha tregjet dhe bursat ne mbare boten. Ku kompanite e medha, qe funksionojne prej dhjetera e dhjetera dekadash, qindra mije njerez humbasin vendet e punes, cuditerisht ne vendin tone ka nje mosvleresim nga ana e qeverise dhe opozites per pasojat qe kjo krize paraqet per ekonomine e vendit.

Edhe pse vendi eshte i infektuar nga shume probleme ekonomike dhe shoqerore, mendoj se eshte e mundshme receta e nje procesi te ri ekonomik, social dhe shoqeror, duke u bazuar gjithashtu dhe tek programet afatgjate, qe jane te domosdoshme.

Per te kompletuar kete proces eshte shume i rendesishem problemi i burime njerezore ose le t'i quajme ndryshe, lidere te rinj institucionesh te pergjegjshem dhe te afte qe pranojne sfidat, duke dhene kontributin e tyre ne kete ndryshim.

Duke kujtuar se ne realitet keto procese jane shume te veshtira dhe te kushtueshme, si nga ana etike, dhe ajo shoqerore lidere te rinj per fat te mire ekzistojne dhe jane ata sinjali i asaj klase te re qe karakterizon shpresen.

Edhe pse lind pyetja se cfare mund te bejme ne per vendin tone, mundet dhe duhet te jemi me insistues per te kerkuar se cfare vendi, klasa politike dhe personat qe e drejtojne mundet dhe duhet te bejne per ne.

Duke qene dhe afer zgjedhjeve te ardhshme legjislative qe do te zhvillohen ne muajin qershor te vitit 2009, duke pasur parasysh sfidat e ndryshme qe na presin, kapercimi i krizes ekonomike me sa me pak dhimbje, te cilat kerkojne nje qeveri te afte dhe te pergjegjshme per zhvillimin me ritme te shpejta te ekonomise dhe per te perfaqesuar denjesisht vendin tone ne arenen nderkombetare, mendoj se te gjithe shqiptaret duhet te reflektojne me mire si asnjehere tjeter per programin politik dhe per koalicionin qe do te drejtoje sfidat qe presin Shqiperine, per kater vitet e ardhshme.

(*) Shkenca Politike; Master "Ekspert ne Tregti Nderkombetare"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›