Fund dhunës!
09/02/2005 Mahmud Abas dhe Ariel Sharon shtrëngojnë duart në Egjipt
Marrëveshja e armëpushimit, që u shpall dje, nuk është një dokument formal i shkruar, por një deklaratë verbale nga secila palë për të ndalur dhunën
“Sfidat e sotme janë të mëdha dhe të thella, por misioni nuk është i pamundur. Nëse rruga është e gjatë, sot kemi bërë hapin e parë”, tha Mubarak
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon dhe udhëheqësi palestnez, Mahmud Abas, premtuan dje se popujt e tyre do të ndalnin të gjithë aktet e dhunës, duke synuar t’i japin fund ciklit 4-vjeçar të gjakderdhjes dhe për t’iu rikthyer bisedimeve të paqes.
Me flamujt që valëviteshin në erë, Kryeministri izraelit, Ariel Sharon dhe udhëheqësi palestinez, Mahmud Abas, u takuan ballë për ballë në një samit për Lindjen e Mesme dje, për të shpallur fundin e dhunës 4-vjeçare dhe për të bërë të qartë se kanë ndërmend të hapin një epokë të re të bisedimeve të paqes.
Sharon dhe Abas u shfaqën të buzëqeshur, teksa u përkulën përgjatë një tavoline të bardhë për të shtrënguar duart, në takimin e tyre të parë, qëkurse Abas pasoi Jaser Arafatin, pas vdekjes së këtij të fundit në nëntor.
Pas takimit, Abas tha: “Kemi rënë dakord për të ndalur të gjithë aktet e dhunës kundër palestinezëve dhe izraelitëve, kudo ku ata janë”. Sharon bëri një premtim të njëjtë. “Sot, në takimin tim me kryetarin Abas, u ra dakord që të gjithë palestinezët do të ndalin aktet e dhunës kundër izraelitëve kudo, dhe, në të njëjtën kohë, Izraeli do të ndalë të gjithë aktivitetet ushtarake kundër palestinezëve, kudo ku ata janë”, tha ai.
Abas tha se ka ardhur koha që populli palestinez të rifitojë lirinë. “Një mundësi e re për paqen ka lindur sot, në qytetin e paqes. Le të premtojmë që do ta mbrojmë”, tha Abas, duke iu referuar emrit që Sharm el-Sheik ka fituar gjatë bisedimeve të mëparshme për paqe.
Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, që priti të dy udhëheqësit dhe i bëri të takohen dhe që ka qenë një mediator kyç gjatë të gjithë procesit, tha se të dy palët duhet të tregojnë dëshirë serioze për të punuar së bashku realisht dhe sinqerisht.
“Sfidat e sotme janë të mëdha dhe të thella, por misioni nuk është i pamundur. Nëse rruga është e gjatë, sot kemi bërë hapin e parë”, tha Mubarak.
“Populi palestinez dhe ai izraelit meritojnë një jetë të sigurtë që brezat e ardhshëm ta shijojnë, bazuar në drejtësi, parimet ndërkombëtare dhe fqinjësi të mirë”, shtoi Presidenti egjiptian, në një fjalim që mbajti në emër të tij dhe Mbretit Abdullah II të Jordanisë.
Deklarata u bë gjatë bisedimeve të djeshme në Egjipt, niveli më i lartë i takimeve që kur nisi intifada në vitin 2000.
“Izraeli është i gatshëm sot të prezantojë një paketë masash për ndërtimin e besimit, në mënyrë që së bashku me palestinezët të fillojmë këtë udhëtim të gjatë në rrugën drejt paqes”, deklaroi Raanan Gissin, një këshilltar i latë i Sharonit. “Por një gjë duhet të jetë e qartë... nuk do të ketë asnjë lloj fleksibiliteti, asnjë lloj kompromisi për sa i takon luftës kundër terrorizmit”.
Gissin tha se si pjesë e ndaljes së operacioneve ushtarake nga ana e Izraelit, ky i fundit do të pushojë vrasjet me shënjestër të palestinezëve të kërkuar, për sa kohë që palestinezët do të mbanin nën kontroll militantët. Gissin vërejti flamujt izraelitë, që valëviteshin jashtë ndërtesës së samitit përkrah atyre arabë, duke e quajtur këtë një shenjë për kohëra më të mira.
Ndërkohë negociatori palestinez, Saeb Erekat, e quajti samitin një “fillim” dhe tha se bisedimet mund të vazhdojnë në Izrael të mërkurën. “Jemi të vendosur të bëjmë të gjithë përpjekjet e mundshme për të ruajtur këtë moment”, tha ai.
Marrëveshja e armëpushimit, që u shpall dje, nuk është një dokument formal i shkruar, por një deklaratë verbale nga secila palë për të ndalur dhunën, tha Gideon Meir, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
Një ftesë nga ana e Presidentit Bush, drejtuar të dy palëve, për takime të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, ishte një lëvizje, e cila i dha një tjetër shtysë të rëndësishme bisedimeve në prag të fillimit të samitit.
“Shpresoj të jetë diçka pozitive, dhe të hapë rrugën për negociata bilaterale”, deklaroi Mahmud Abas, udhëheqësi palestinez.
Por zëdhënësi i Hamasit në Rripin e Gazës, lëshoi një deklaratë të matur, duke thënë se grupi radikal islamik më parë do të vlerësojë samitin, dhe pastaj do të angazhohet në dhënien fund të fushatës së dhunës.
“Kemi rënë dakord më parë me Mahmud Abasin që, nëse ai ia del mbanë të arrijë synimet tona kombëtare, duhet të rikthehet të takojë fraksionet palestineze për të diskutuar çështjen, dhe pas kësaj do të vendosim për qëndrimin tonë”, deklaroi Mahmud Zahar.
Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë deklaruan që të hënën pasdite se do të shpallnin fundin formal të më shumë se 4 vjet luftime, gjatë samitit në Egjipt. Ky ishte edhe treguesi më i qartë i momentit të mirë po kalon situata në vijim të vdekjes së Jaser Arafatit, zgjedhjes së një udhëheqësi të ri palestinez dhe një sinjali nga Shtëpia e Bardhë se ka ndërmend të iniciojë një shtysë të re për paqen.
“Gjëja më e rëndësishme në samit do të jetë një deklaratë e dyanshme e pushimit të dhunës kundër njëri-tjetrit”, deklaroi Saeb Erekat, një negociator palestinez.
Erekat tha se marrëveshja përfshin gjithashtu krijimin e komisioneve të përbashkët – njëri për të përcaktuar kriteret e lirimit të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgje në Izrael, dhe tjetri për të mbikëqyrur tërheqjen graduale të forcave izraelite nga qytetet palestineze në Bregun Perëndimor.
Në Uashington, Presidenti Bush deklaroi se panorama e bisedimeve të paqes ishte përmirësuar ndjeshëm pas zgjedhjes së Abas në janar. Presidenti – i cili më parë kishte refuzuar të takonte Arafatin – tha se ishte i befasuar nga përkushtimi i Abasit për të luftuar terrorizmin.
“Ajo që po shihni është një proces, ku njerëzit po bëhen gjithnjë e më të besueshëm”, tha Presidenti.
“Dy javë më parë, ne shpallëm një armëpushim. Që atëherë, kemi qenë në bisedime të zgjeruara me palën izraelite lidhur me shumë çështje”, deklaropi Abas një ditë më parë, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës, Mishel Barnier, në qytetin Ramallah, në Bregun Perëndimor.
Disa hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë që nga vdekja e Arafat, për të qetësuar izraelitët, lidhur me sigurinë dhe objektivin kryesor të arabëve për të rivënë në vijë road map-in, planin e paqes.
Abas ka dërguar policë për të ruajtur paqen në Gaza, ka urdhëruar arrestime dhe duket se ka bindur militantët që të ndalin sulmet kundër Izraelit.
Nga ana e saj, pala izraelite ka premtuar se do të lirojë 900 nga afri 8000 të burgosurit palestinezë në burgjet e saj si dhe të tërhiqet gradualisht nga pesë qytete palestinezë në Bregun Perëndimor.
Në të kaluarën, ndërhyrja e SHBA ka qenë e domosdoshme për të bërë hapa përpara, por këtë herë Rice deklaroi se do të ishte mirë që udhëheqësit rajonalë të ecin me këmbët e tyre. As ajo, dhe as ndonjë zyrtar tjetër i lartë amerikan nuk mori pjesë në samitin e djeshëm.
Rice u takua të dielën me Sharonin dhe i tha se izraelitët duhet të marrin vendime të vështira me qëllim që të arrijnë paqen. Ndërsa pas takimit me Abas, Rice tha se do të caktojë një koordinator për sigurinë që do të mbikëqyrë reformën e forcave palestineze të sigurisë.