Zoti e ruajtë Stërlinën!
09/02/2005 Një vështrim mbi periudhën e gjatë të mrekullisë angleze
Zhvillimi vijon pa ndalesë prej 12 vjetësh. Rritja ka ritme amerikane. Inflacioni është i ulët, raporti deficit/gdp është sa gjysma e atij të vendeve të Bashkimit Evropian. Sekreti i suksesit britanik? Të qënit jashtë monedhës së përbashkët. Por jo vetëm kaq.
Londra shkëlqyese e mijëvjeçarit të ri, e epokës Bler, e çmendurisë imobiliare, është veç të tjerave vitrina e rigjetur e një realiteti ekonomik të bërë nga financat (punojnë 1 milion persona)
Understatement, versioni anglez për modestinë nuk është një prej virtyteve të Gordon Braun: “Britania e Madhe po jeton periudhën më të gjatë të rritjes në 200 vitet e fundit”, përsërit me kënaqësi ministri 53-vjeçar i Financave në Londër, duke lënë të kuptohet: “Falë meje”. Ndoshta jo vetëm falë atij, por edhe falë Kryeministrit Toni Bler dhe shumë protagonistëve të tjerë të botës politiko-ekonomike londineze, kjo shprehje e Braun nuk tingëllon edhe aq shumë si megallomane. Edhe pse të dhënat e fundit zyrtare mund të tregojnë shenjat e një farë ngadalësimi në rendjen angleze, ministri i Financave vazhdon ta shohë të ndritur të ardhmen e afërt: 3–3.5 për qind rritja e produktit të brendshëm, 1.75 për qind limiti i sipërm i inflacionit, 2.7 për qind raporti deficit/produkt i brendshëm që do të zbresë deri në 1.5 për qind, ose gjysma e limiteve të sipërm të caktuar nga traktatet e Mastrihtit.
Ndoshta një përfitim elektoral është i realizueshëm, duke u bazuar në deklaratat e Braun (thuhet se është e sigurtë që do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që Bleri po shkon drejt rizgjedhjes për herë të tretë): madje kjo mund të quhet tashmë e realizuar, falë edhe zbulimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës së Anglisë dhe shifrave të 26 analistëve të pavarur, që, në media, ridimensionojnë parashikimet e rritjes ekonomike për 2005: tregohen shumë të matur madje, kur thonë 2.5 për qind. Nuk ka rëndësi: edhe në një version më të reduktuar, këto janë përqindje, të cilat Franca, Gjermania dhe Italia as që kanë shanse t’i arrijnë në një kohë të shkurtër (1.8 për qind, maksimumi 2 është rritja mesatare e parashikuar për to).
“Por ajo që të befason më shumë në fenomenin britanik nuk janë shifrat për një vit apo për një dyvjeçar, sesa shtrirja e gjatë dhe pozitive e asaj ekonomie”, kujton drejtori i Qendrës së re Evropiane për Ekonominë Ndërkombëtare në Bruksel, Zhan Pisani Ferri. Rritja zgjat prej dhjetë vjetësh, natyrisht me ritme jo gjithmonë të njëjtë, por gjithësesi përherë interesantë. E pavarësisht se po gjatë këtyre viteve, peizazhi ekonomik, social dhe industrial i Britanisë së Madhe është transformuar rrënjësisht: për shembull, industria automobilistike u është shitur të huajve.
Sot, skenat e trishtueshme të filmit të famshëm Full Monty i përkasin një të kaluare të largët. Papunësia është një prej më të ulëtave në Evropë, afro 4.5 për qind. Qarkullimi i “gjakut punëtor” është optimal: “Çdo ditë nisin punën 600 aktivitete të reja, ndërkohë që gjejnë punë 2500 burra e gra”, siguron Gordon Braun. Imigracioni, nga pikëpamja e vendit të punës, nuk është një problem. Përkundrazi, bëhet e pamundura për të thithur trurin: përzgjidhen studentët më të mirë të 50 shkollave të biznesit më të kualifikuara të botës, për t’i ftuar që të kalojnë një vit në Londër. “Nevojitet që të kemi krahun punëtor më të kualifikuar dhe më fleksibël në botë”, shton më tej ministri i Financave.
Fleksibilitet në punë, kualifikim dhe reduktim i procedurave burokratike (shtetërore ose sindikaliste), por edhe një angazhim i fuqishëm kundër papunësisë: nëse brenda gjashtë muajsh i papuni nuk gjen punë, i adoptohet për një trajtim individual dhe intensiv. “Rezultatet janë pozivtive”, pranon kryeekonomisti i Trade Unions, Jan Brinkli, duke kujtuar se qeveria është e gatshme të integrojë taksat më të ulëta, mjafton që të vijë puna. Ndoshta edhe part time, por gjithsesi një vend pune, me një pagë minimale 4.58 euro/orë.
Sigurisht, janë shifra të ulëta, por, sipas asaj që thonë shumë analistë, fundi i makthit të papunësisë është një stimul për funksionimin e të gjithë makinës ekonomike. “Asnuk duhet harruar që, nëse Londra është një prej qyteteve më të shtrenjtë në Evropë, në pjesën tjetër të Britanisë së Madhe çmimet janë në një linjë me ata të zonës Euro”, thotë Brinkli. Londra shkëlqyese e mijëvjeçarit të ri, e epokës Bler, e çmendurisë imobiliare, është veç të tjerave vitrina e rigjetur e një realiteti ekonomik të bërë nga financat (punojnë 1 milion persona) dhe shërbimet.
Parashikohet të investohen 2.5 miliardë stërlina “në teknologjinë e lartë, në sektorët industrialë që kanë një vlerë të madhe të shtuar si dhe në shërbime”, duke krijuar qyteza shkence në Mançester, Njukasëll e Jork.
Biznesi financiar po kërkon rikthimin fuqishëm në skenën globale: pikërisht këtu luhet ndeshja e madhe e hyrjes së Britanisë së Madhe në euro, mes të qënit i ndërgjegjshëm se në të ardhmen stërlina mund të kthehet në një valutë dytësore dhe frikës se mos traditat franko-gjermane do të kushtëzojnë liritë historike të City (por në këtë pikë, Toni Bler ka kërkuar aq shumë klauzola për të shpëtuar në çdo rast, nëse jo referendumi mbi hyrjen në zonën euro, të paktën ai për ratifikimin e Kushtetutës evropiane).
Në gjithë këtë zhvillim realitetesh, pjesërisht spontane, pjesërisht të udhëhequr nga dora publike, është ndërfutur Rregulli i Artë i Braun: “Rregulli, sipas të cilit bilanci duhet të mbetet i ekuilibruar në harkun e një cikli ekonomik, duke kursyer në periudha rritjeje, burimet e nevojshme të investimeve që do të duheshin në periudha të vështira”, ripërsërit profesor Kristofer Allsop. Një rregull i shumëdiskutuar mes ekonomistëve. (Nuk “ekziston një orë biologjike e shtetit dhe investime kryhen gjithmonë”, është kjo për shembull teza e Zhan Pol Fitusi), por që për Braun mbetet e vërtetuar nga periudha e gjatë e mrekullisë angleze: kur mbërriti stanjacioni i vitit 2002, ekonomia angleze mundi të dinamizohet nga investimet financiare të viteve me të ardhura të larta ekonomike.
“Në të vërtetë, Braun ka patur fat: investimet ishin programuar prej kohësh, dhe krejt rastësisht erdhën në momentin e duhur, pikërisht në kulmin e krizës”, thotë Rei Berrëll, president i Institutit Kombëtar për Kërkime Ekonomike. Fat apo jo, e vërteta është se modeli anglez ka funksionuar, në një kontekst më të ndërlikuar dhe të rëndë sesa ai i “mrekullive të vogla” evropiane, Finlanda, Danimarka, Irlanda. A do të vazhdojë?
Armiqtë e tij shohin re në horizont, një deficit të fshehur prej 12 miliardë eurosh, shohin të nxjerrë krye problemin e pensioneve (7 milionë anglezë nuk kursejnë për pleqërinë), shohin drejt shpërthimit një krizë imobiliare. Braun përmend shifra të gjitha të frymëzuara nga një rikthim i shtetit të mirëqenies: bllokim i taksave mbi benzinën, azile të hapur 15 orë në ditë, leje 9 mujore për nënat që sapo lindin etj. Dhe për më tepër, investime të udhëhequr nga Rregulli i Artë në shkolla, transporte, shëndetësi. Votimi do të vijë pas disa muajsh. Më pas, do të shihet nëse floriri i Braun vazhdon të shkëlqejë.
Stafetë në Downing Street?
A vazhdon të ekzistojë Marrëveshja e “Granita”? Në atë restorant, Nr 127 Upper Street në Londër, thuhet se u arrit dhjetë vjet më parë mirëkuptimi mes dy gjigandëve të laburistëve britanikë, Toni Bler e Gordon Braun: pas dy vjetësh si Kryeministër, Bler do të ia kalonte stafetën Braunit.
Tani dy mandatet janë duke mbaruar, por Bler nuk duket se ka ndërmend të largohet nga nr.10 i Downing Street. Kohët e fundit, Braun ka tentuar të ruajë një farë distance nga Kryeministri, por jo deri në pikën e shkëputjes. Shumë vetë mendojnë se Bler gjithsesi nuk mund të dorëzojë vendin, sidomos me një luftë në zhvillim e sipër si ajo në Irak. Por, pas zgjedhjeve dhe pas tërheqjes së trupave, pas një viti, Marrëveshje mund të rikthehet në skenë. Braun vazhdon të besojë? E sigurtë është se restoranti në Upper Street tashmë i ka mbyllur dyert. Tani ai quhet Café Alaturca.