Ronaldo premton 30 gola

09/02/2005 Braziliani Ronaldo ka besim te forca e Real Madrid. Gjatë konferencës për shtyp të dhënë dje në mbrëmje, Fenomeni ka thënë: “Përpara janarit diferenca me Barcelonën ishte 9 pikë, ndërsa tani vetëm 4. Kemi fituar disa ndeshje rresht, por tashmë do të jetë shumë e rëndësishme të vazhdojmë me këtë ritëm”. Braziliani ka bërë një premtim special: më shumë se 30 gola.
- Tani është Barcelona ajo, që duhet të ketë frikë Real Madrid ?
- Barcelona është një skuadër e madhe dhe ka demonstruar se luan një futboll shumë argëtues. Ne kemi dhënë maksimumin në janar, ndërsa ata kanë humbur disa pikë gjatë rrugës, por kemi akoma shumë për të dhënë. Asnjëherë nuk kemi menduar se titulli kampion është i paarritshëm dhe tani jemi duke demonstruar të gjithë potencialin e Real Madrid.
- Real Madrid i ka fituar të gjitha ndeshjet në janar. Cili është kodi fitues?
- Përpara janarit kemi qenë një skuadër shumë ndryshe nga kjo që jemi aktualisht. Skuadra kishte humbur përqendrimin, mungonte entuziazmi dhe normale që, edhe rezultatet nuk vinin. Ardhja e Arrigo Sakit, në stafin drejtues dhe e Vanderlei Luksemburgos, në pankinë i kanë dhënë një pamje të re skuadrës. Një pjesë e madhe e meritës shkon sigurisht për trajnerin tonë, që punon me shumë dëshirë.
- Shtypi spanjoll ka shkruar ditët e fundit për marrëdhëniet tuaja me trajnerin Luksemburgo dhe mbi të gjitha, zëvendësimet. Si do t`i shpjegosh?
- Më thoni një futbollist që është i kënaqur kur zëvendësohet. Të gjithë dëshirojnë të luajnë për 90 minuta dhe të japin maksimumin. Disa herë e kam ekzagjeruar me gjeste, por kam biseduar me trajnerin Luksemburgo dhe i kam kërkuar flaje. Jemi të gjithë të barabartë dhe ai që vendos për formacionin bazë, është pikërisht trajneri.
- Tomas Gravesen është një nga futbollistët më të aktivizuar në formacionin e Luksemburgos. Mendon se e meriton?
- Nuk ka asnjë dyshim. Tomas i ka dhënë më shumë siguri, skuadrës në mesfushë. Është një futbollist shumë i fortë fizikisht, që mund të marrë pjesë si në manovrat sulmuese, ashtu edhe në ato mbrojtëse. Mund të them se ka qenë blerja më e mirë që mund të bënim gjatë merkatos së dimrit.
- Sezonin e shkuar keni vënë bast për 30 gola. Je gati të bësh të njëjtën gjë edhe këtë sezon?
- Gjithmonë më vjen për të qeshur, kur njerëzit flasin për numrin e golave që do të shënoj deri në fund të sezonit. Për mua, është më shumë e rëndësishme të fitojë Real Madrid, sesa të shënoj unë dhe të mos fitojmë trofe. Golat janë gjithmonë shumë të rëndësishëm për një sulmues, por jo gjithmonë mund të shënosh aq sa mendon. Gjithsesi, këtë vit fizikisht jam shumë mirë dhe mendoj se deri në fund mund të shënoj 30 gola.
- Pas kampionatit vjen Liga e Kampioneve, një kompeticion shumë i rëndësishëm për Real Madrid. Mendon se Juventusi mund të eliminohet?
- Do të jetë shumë e vështirë, por ne duhet ta provojmë deri në fund. Ata janë një skuadër e madhe, me shumë kualitete dhe ne nuk kemi kujtime të bukura me Juventusin. Gjithsesi, do të jetë një histori shumë ndryshe nga ajo e dy viteve më parë. Kualifikimi është një objektiv i rëndësishëm për ne.