E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fund i çmendur, mund të të plaste zemra!"

Piloti i McLarenit feston titullin e parë në karrierë, ndërsa braziliani i Ferrarit është krenar për punën e bërë

Kampioni dhe krenaria e "të mundurit"!

Hamilton: Më thanë se duhej ta kaloja Glokun. Falënderoj Zotin që ia dola mbanë!

Pasi del nga makina e tij me flamurin anglez në shpatulla, Ljuis Hamilton shkon drejt gardhit rrethues të pistës, aty ku e priste pjesa tjetër e skuadrës së tij. Përqafimi i parë i fortë, ende me kaskën në kokë, është për babanë e tij, Entonin. Pastaj pjesëtarët e skuadrës McLaren e rrëmbejnë nga grumbulli i gazetarëve që e kanë rrethuar me telekamerat dhe aparatet e tyre fotografike. Kori i këngës "We are the champions! We are the champions!" (Ne jemi kampionët) dëgjohet në momentet kur skuadra e Mclareni it nis të festojë. Për të përgëzuar ish shokun e ekipit të tij vjen edhe rivali i tij, Fernando Alonso.

Emocion i kuqVeshur me fustan të kuq, e fejuara e Hamiltonit, Nikola, i hidhet në krahë të fejuarit të saj, tani kampion bote. Deri para pak minutash, në fytyrën e këngëtares shihej një maskë frike, për atë që dukej të ishte në tjetër titull i humbur në garën e fundit. Gjithnjë pranë të atit, i përqafuar me të, Hamilton jep edhe deklaratat e para si kampion bote. Ngazëllimi i duket qartë në fytyrë. "Ky është babai që të gjithë do të dëshironin ta kishin. Ky është njeriu i ditës, - përsërit i emocionuar Ljuis Hamilton, duke shtrënguar në gjoks të atin. - Ky është njeriu i ditës, jo unë!" - përsërit ai.

Dedikim pa lot - Në sytë e Ljuisit nuk vëren lot, por emocioni ndihet qartë në tonin e zërit të tij. "Familja ime është këtu, im atë është këtu; ky është fundi i një udhëtimi të gjatë, falë ndihmës së madhe të familjes ime. Gjithçka është absolutisht fantastike. Skuadra ka bërë një punë të jashtëzakonshme, fantastike. Jam kaq i emocionuar që ua shpërbleva edhe atyre me këtë fitore. Ishte një garë kaq e vështirë kjo në Brazil. Të gjithë donin që të fitonte Masa, i cili bëri një garë të jashtëzakonshme, dhe për këtë dëshiroj ta përgëzoj," - u shpreh Hamilton.

FinaljaPiloti i McLaren it përshkruan edhe fazat finale të garës: "E mbajta garën nën kontroll në 90 për qind të saj, por ai 10-përqindësh ishte shumë i vështirë. Para se të fillonte shiu isha i qetë, gomat e mia ishin pak të konsumuara, kështu që kisha pak vështirësi në mbajtjen e shpejtësisë. Por isha i kujdesshëm që të mos gaboja dhe eca mirë. Më pas nis të binte shi, Veteli më parakaloi dhe skuadra në "box" më tha se duhet ta parakaloja sërish. Nuk mund ta besoja, ishte më i shpejtë se unë, prandaj më thanë se duhet ta parakaloja Glokun, por ai parakalim ishte një çmenduri e vërtetë. Mundem vetëm të falënderoj Zotin që ia dola mbanë, teksa zemra sa nuk po më plaste nga emocionet, gati po më dilte nga gjoksi. Kjo ishte njëra nga garat më të vështira dhe emocionuese në jetën time," - përfundoi kampioni i botës në F1.

Festa - Edhe pasi kaloi vijën e mbërritjes, Ljuis dukej qartë që nuk e kishte mendjen në vend dhe nuk po e kuptonte madhësinë e asaj që sapo kishte arritur. "E pyesja skuadrën nëse e fitova titullin, a e fitova? Në kthesën e parë më erdhi përgjigjja se kisha fituar dhe atëherë ato çaste ishin ekstazi e vërtetë. Po, mund ta them, jam krenar për këtë arritje." Edhe babai i Hamiltonit nuk u beson syve: "Eshtë një ëndërr që realizohet, ëndrra e gjithë fëmijëve," -thotë ai, duke shtuar fjalë përgëzimi edhe për kundërshtarët e të birit. Dëshiron të shprehë respekt të thellë ndaj Masës, për gjithë familjen e tij. Ata janë njerëz me fat që kanë një djalë të tillë," - përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›