E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, "Election Day", sondazhet e fundit: Obama, president i SHBA

 

Nëse sondazhet nuk do të “tradhtohen” nga vota, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjedhin të parin president me ngjyrë në historinë e tyre: demokratin Barack Obama.

Republikani John McCain shpreson në surprizën e orëve të fundit dhe sonte do të jetë në Kolorado dhe Neë Mexiko. Obama ka mbyllur fushatën në Virginia dhe sot zhvillon takimet e fundit në Indiana. Në këto orë ai pati edhe një humbje familjare: vdekjen e gjyshes së tij.

Sarah Palin është liruar nga një komision etike në Alaska, prej akuzave për abuzim pushteti në çështjen 'Troopergate'.

Kutitë e fundit të votimit do mbyllen pikërisht në Alaska në orën 24.00 me orën lokale, 6 e mëngjesit nesër në Shqipëri.

Pritet një pjesëmarrje e lartë. Do të votohet edhe për të rinovuar Dhomën dhe një pjesë të Senatit.

Ka edhe një rezultat të parë vjen nga New Hampshire: 15 vota për Obamën dhe 6 për McCain.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›