Përplasen dy grupe të rinjsh, dy të plagosur
Durrës- Ka përfunduar në sherr me thika një zënkë të rinjsh e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas burimeve të policisë, në sherr janë përfshirë dy grupe adoleshentësh, të cilët pasi kanë debatuar me fjalë, janë zënë më pas me grushte e në fund kanë vënë në përdorim edhe thikat.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 në Durrës. Nga veprimet hetimore të kryera karezultuar se tek kryqëzimi i Rrugës Tregtare me atë të Vilës së Zogut, shtetasit M.K., vitlindja 1987; E.D., vitlindja 1987 dhe G.B., vitlindja 1988, në kohën kur udhëtonin me një automjet fuoristradë tip Benz me targa DR-4477-E, kanë hasur përballë në një automjet tip BMV X5 me targa TR-2336-Fshtetasit Ervis Krasniqi, 25-vjeç, dhe Klevi Cuni, 20-vjeç, me të cilët gjatë paradites shtetasi G.B kishte pasur një konflikt.
Në kohën kur dy palët janë afruar për t’u sqaruar, konflikti është rihapur fillimisht me sharje, goditje me grushte e më pas janë goditur me thikë shtetasit G.B. dhe E.D. Dy të dëmtuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Durrësit, ku pas mjekimit të marrë shtetasi E.D ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa G.B. në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia është duke hetuar për ngjarjen, ndërkohë që materialet për veprën penale të tentativës së vrasjes me dashje në bashkëpunim po ndiqen nga ekspertët e Prokurorisë.