U LUFTUA ME PUSHTUES APO ME TURIST USHTARAK
Ne dy pervjetore te rendesishem ne historine e lufterave te popullit shqiptar per clirim kombetar nga pushtuesit e huaj qe te dy brenda te njejtit vit dhe qe lidhen me te njejten ngjarje luften e Vlores me 1920 nuk munda te marr pjese per arsye shendeti e pune. Behet fjale per Kuvendin e Barcallese te majit 1920 dhe perfundimit me fitore te luftes se Vlores me 3 shtator te po ketij viti. Nese ka vend per ndjese ne marredheniet e mia me komunitetin lab ne vite vecanerisht me dukatasit dhe vlonjatet per organizimin e ketyre pervjetoreve te rendesishem per te gjithe vendin eshte pikerisht per pamundesine per te qene i pranishem ne veprimtarite e organizuara ne maj e shtator te ketij viti ne lidhje me keto ngjarje.
Sic po ndodh rendom kohet e fundit ngjarje te tilla perpiqen ti shfrytezojne politikane te ndryshem ata me te kompleksuarit qe edhe pse ne pushtet ndjehen ne minorance kur vijne ne Vlore dhe perpiqen te bejne protagonistin madje edhe mbi studiuesit e historianet. Nuk i shpetoi dot kesaj edhe nje prej ministrave te kabinetit Berisha i cili nxitoi tu beje me dije vlonjateve se historianet kane gabuar me vleresimet per luften e Vlores dhe se 20000 trupat italiane qe kishin zaptuar Shqiperine e Jugut qe pas gjate Luftes se Pare Boterore nuk ishin pushtues. Madje ai keshilloi se eshte koha per te reflektuar ne historine tone kombetare qe eshte mbushur me klishe dhe se hellip interesi italian ne kete rast ishte i lidhur me pengimin e fuqive rajonale per te hyre ne territorin shqiptar. Duke e mbyllur me komplimente per Vloren trime qe sipas tij nuk paska luftuar me pushtues meqe jemi ne mbyllje te sezonit ministri mbase mendonte se ata 20000 ushtare te armatosur deri ne dhembe mund te kene qene edhe turiste ai u shpreh me silogjizmin e pakuptueshem edhe per ate vete Ndarja e Shqiperise ishte nje ruajtje e balances me nje rruge diplomatike ne kuptimin e diplomacise si marreveshje ndersa mbrojtja e teresise territoriale ishte nje zgjidhje politike e cila ne marredheniet nderkombetare kuptohet si force dhe kete arritem ta konkretizojme ne te gjitha territoret kudo ku kishte shqiptare e vecanerisht ketu ne Vloren trime. Se cfare donte te thoshte ministri i Berishes me kete fjali te pakuptimte ai e di por vlonjatet e mencur kudo qe jane kane dite qe i kane kthyer ne burim humori idete e ministrit aktor qe dikur pjese protagoniste e revoltave te jugut kunder keqqeverisjes se Berishes sot perpiqet te zhvilloje me tej dhe te konkretizoje perpjekjet e tij per rishikimin e historise se Shqiperise. Nga zelli i tepert ndaj shefit te tij qe ia ka falur gjynahet ai nuk e ka mesuar akoma se lufta e Berishes per rishikimin e historise drejtohet kunder qeverisjes qe erdhi ne pushtet pas Luftes se Dyte Boterore dhe se lufta e Vlores as ka te beje fare me komunizmin i cili institucionalisht si rend boteror nuk i kishte mbushur tre vjet qe ishte instaluar dhe as qe behej fjale akoma per njohje e jo me per ndikim ne boten shqiptare.
Perpjekja e mjere e ministrit per denigrimin e luftes se Vlores dhe minimizimin e vlerave te saj e kane irrituar komunitetin vlonjat dhe ate lab ne teresi. Perpjekjet e popullit shqiptar per mbrojtjen e pavaresise se vendit dhe clirimin prej cfaredolloj pushtuesi vetedija e larte kombetare dhe aftesite organizative kurdo qe e lypte nevoja jane trajtuar si perpjekje te nje kombi qe nuk e kishte vizionin e duhur se me cilin dhe per cfare luftonte. Gjaku i derdhur i disa dhjetera e qindra patrioteve mundi e perpjekjet e pareshtura te tyre deri ne fitoren perfundimtare hedhjen e pushtuesve ne det sic e ka quajtur populli kete periudhe te historise jane injoruar ne perpjekje te shfaqjes se nje servilizmi politik te nje anetari te kabinetit qeveritar qe me sa duket nuk ka arritur te kuptoje se lufta nuk ishte kunder popullit italian dhe as forcave perparimtare te tij por kunder imperializmit italian elementet fashiste te te cilit kishin filluar qe ne ate kohe per tu kthyer ne sistem dhe fare hapur vetem disa vjet me pas dhe qe do te shkaterroheshin perfundimisht ne vitin 1943 pak perpara perfundimit te Luftes se Dyte Boterore.
Organizatoret dhe protagonistet politike te perkujtimit te kesaj ngjarjeje nga nxitimi harruan te ftonin ne ceremoni dhe dreka pinjollet e familjeve qe i vune gjoksin kesaj lufte bijte dhe niperit e atyre qe dhane jeten per ruajtjen te paprekur te hapesires territoriale shqiptare dhe shembjen e synimeve per aneksimin e Shqiperise. Kujtojme mungesen e madhe ne veprimtarite e organizuara te pasardhesve te kapedan Sali Vranishtit Hamza Isait Isarait Ibrahim Abdullahut Bektash Cakranit Ferit Cobos Jani Minges etj. Duke i konsideruar 20000 ushtaret italiane jo si pushtues imperialiste me synim aneksimin e Shqiperise e mbetur pa qeveri te konsoliduar por si faktor stabiliteti per te na mbrojtur nga synimet e fqinjeve te tjere sehirxhi turiste apo dicka tjeter u harrua kontributi i pazakonte i shume prej figurave qe i dhane emrin e tyre kesaj lufte. Nese nuk ishte lufte me pushtues perse luftoi Selam Musai kapedani nga Salaria njeriu qe i dha emrin e tij kesaj lufte me aktin vetemohues te shtrimit te gunes mbi tela strehuesi i Cerciz Topullit e Mihal Gramenos mbrojtesit te qeverise se Vlores me 1912 dhe luftetarit kunder andarteve greke me ke luftoi Zigur Lelo komandanti i Smokthines qe dha jeten ne Kote mbi garnizonin e Kotes ke deshi te frymezoje dukatasja e paharruar Sado Koshena qe bashke me te dy djemte e saj kishte qe me 19912 qe ishte ngritur me kembe kunder pushtuesve greke e italiane per ke e dha jeten Sali Murati Vranishti i cili se leshoi pushken nga dora qe nga viti 1908 kur luftonte kunder postave turke te zones apo kur dilte ne mbrojtje te fshatareve te Mifolit qe ne vitin 1910 per ke luftonte Kanan Maze kapedani nga Shkoza bashkeluftetari i Bajo e Cerciz Topullit qe mbrojti me vetemohim dhe siguroi punimet e Kongresit te Lushnjes ne janar te 1920-es mbeshtetes me pas i Fan Nolit dhe qeverise se tij nje prej protagonisteve te kryengritjes se Fierit ne vitin 1935.
Lufta e Vlores eshte nje prej ngjarjeve me te medha ne historine e popullit shqiptar ne shekullin XX. Midis dy momenteve historike me rendesi kombetare krijimit te shtetit shqiptar me 1912 dhe clirimit te vendit me 1944 lufta e Vlores eshte ngjarja me e rendesishme e frymezuar nga e para dhe me ndikim te jashtezakonshem per zgjimin e ndjenjes kombetare dhe per clirim ne te dyten.
E VEumlRTETA HISTORIKE PEumlR LUFTEumlN E VLOREumlSLufta e Vlores me 1920 u zhvillua nga 5 qershori deri me 3 shtator 1920 kunder forcave italiane te cilat kishin pushtuar krahinen e Vlores e rrethina qysh ne fillimin e Luftes se Pare Boterore. Vendimi perfundimtar per nisjen e luftes se Vlores u mor nga perfaqesuesit e krahines se Vlores te mbledhur ne Kuvendin e Barcallase me 29 maj 1920.
Kongresi Kombetar i Lushnjes 28-31 janar 1920 shenoi nje epoke te re per Shqiperine e sakatuar nga lakmite e vendeve fqinje. Ai deklaroi para vendeve te gjithe botes se shqiptaret jane te gatshem te bejne te gjitha sakrificat te derdhin edhe piken e fundit te gjakut te tyre kunder cdo qendrimi a vendimi qe mund te vere ne rrezik teresine territoriale dhe pavaresine e trojeve shqiptare. Kjo thote historiani francez Albert Muse ishte Karta e Shqiperise se Pavarur karte e cila rrezoi qeverine proitaliane te Durresit dhe ngriti qeverine e re kombetare qe do te hynte ne Historine e Shqiperise me emrin Qeveria e Tiranes.
Ne vijim te vendimeve te Kongresit te Lushnjes janar 1920 perfaqesuesit e krahines se Vlores krahine me rrethina qe gjendej nen pushtimin ushtarak italian qysh prej fillimit te Luftes se Pare Boterore Komisionin e Vlores te ngritur me 3 shtator 1919 e ktheu ne Komitet i Mbrojtjes Kombetare me 10 mars 1920 nen kryesine e Osman Haxhiut. Komiteti thirri me 29 maj 1920 nje kuvend ne Bracalla me mbi 200 pjesemarres nga Vlora-qytet parite e fshatrave te Vlores Kurveleshit e Tepelenes. Kuvendi zgjodhi Keshillin Kombetar prej 30 vetash dhe ky komitetin e ri me 12 veta me ne krye Osman Haxhiun dhe anetare Sali Bedinin Duro Shaskan Hamit Selmanin Qazim Koculin Qazim Kokoshin Murat Myftarin Myqerem Hamzarain Hazbi Garon Alem Mehmetin Hysni Shehun Ali Beqirin. Sekretar i komitetit u zgjodh Halim Xhelua. Per organizimin e drejtimin e forcave luftarake prane ketij komiteti u krijua edhe nje komision ushtarak me ne krye Ahmet Lepenicen e me pas Qazim Koculin dhe shef operativ te tij major Ismail Haki Kucin. Per te mbajtur lidhjet me komitetin Mbrojtja Kombetare e Vlores qeveria e Tiranes e dale prej Kongresit te Lushnjes emeroi minister pa portofol Spiro G. Kolekan.
Kudo ne Laberi e ne qytete te tjera te vendit u ngriten komitete te fshehta dhe per pergatitjen e popullit per lufte u bene disa mbledhje e takime te gjera popullore. Forcat kryesore kryengritese u mblodhen me 2 qershor ne Beun te Vlores. Komiteti Mbrojtja Kombetare me atdhetarin Mehmet Selimi me 3 Qershor 1920 i dergoi ultimatum komandes italiane te pushtimit gjeneral Piacentinit. Ne te kerkohej qe brenda 48 oreve administrimi i Vlores me rrethina ti dorezohej qeverise se Tiranes.
Forcat italiane perbeheshin nga 2 divizione me gjithsej 20000 trupa te mbeshtetura nga artileria aviacioni dhe artileria e anijeve. Pjesa me e madhe e forcave italiane ishte vendosur vec qytetit te Vlores edhe neper garnizone te shkeputura qe nga Tepelena Matohasanajt Gjormi Vjaza Kota Drashovica Penkova Himara Llogaraja Dukati e duke ardhur deri ne Vlore. Ato ishin vendosur neper garnizone te fortifikuara.
Forcat kryengritese perbeheshin vetem nga 4000 luftetare vullnetare ta paarmatosur mire madje nje pjese edhe pa arme. Ne kushtet kur komanda italiane e pushtimit refuzoi kerkesat ultimative komiteti Mbrojtja Kombetare urdheroi fillimin e veprimeve luftarake mesymese mbi forcat italiane.
Forcat kryengritese per mungese force goditese nuk mund te sulmonin njeherazi te gjitha garnizonet italiane. Komiteti vendosi qe lufta te behej ne dy faza. Fillimisht te goditeshin me forca te shperqendruara gjithe garnizonet e tjera vec atij te Vlore-Kanine. Pas marrjes apo bllokimit te tyre pasi te behej rigrupimi i forcave tona ne rrethinat e Vlores te ndermerrej faza e dyte apo sulmi i pergjithshem per pushtimin e garnizonit te qytetit. Ne fazen e pare grupimi me i fuqishem i forcave kryengritese per vete vlerat qe kishte sidomos ne shpine e prane garnizonit te Vlores por edhe per fuqine ushtarake qe perfaqesonin u perqendrua mbi garnizonin e Kotes dhe te Gjormit. Lufta pasi forcat kryengritese ishin organizuar e perhapur ne sektoret e caktuar filloi naten e 5-6 qershorit 1920 rreth ores 2300. Veprimet kryesore luftarake ne 5-6 ditet e para u permbushen nga forcat vullnetare te Vlores Kurveleshit e Tepelenes te cilat perbenin grupimin kryesor kryengrites. Me pas erdhen edhe forca nga krahina te tjera te vendit dhe grupe te kufizuara te xhandarmerise.
Pushtimi i garnizonit te Gjormit dhe te Kotes beri qe garnizonet italiane te mos perbenin me nje zinxhir te vetem por te shkeputur ne mes te ndare ne dy pjese larg njera-tjetres. U pushtuan me radhe edhe Drashovica e Vajza ndersa Rradhima Jonufra e Matohasanaj u dorezuan pa luftime.
Forcat italiane ne luftimet e para gati dyjavore paten rreth 1500 rober mes tyre mbi 200 oficere 1000 te plagosur rreth 200 te vrare u kapen 10 topa rreth 100 mitraloza nje sasi te konsiderueshme armesh te lehta si dhe materiale e municione te ndryshme luftarake. Forcat kryengritese paten 23 te vrare dhe 144 te plagosur. Armatimi e materiali luftarak i kapur permiresoi dukshem sidomos armatimin e municionet e forcave kryengritese dhe krijoi premisa me te favorshme per sulmin vendimtar mbi garnizonin e fuqishem te Vlores.
Etapa e dyte apo sulmi i pergjithshem i forcave kryengritese mbi garnizonin italian te Vlores e te Kanines filloi naten ne mengjesin e 11 qershorit. Sulmi u be i njekohshem mbi Kanine Babice e Panaja. Duke shfrytezuar erresiren e nates forcat kryengritese munden te kalojne edhe pengesat me tela. Por edhe kunderveprimi italian sidomos me projektoret zjarrin e artilerise te hapur nga kalaja e Kanines Qafa e Kociut dhe maja e Vreshtave te Medha si dhe artileria e anijeve nga moli i Vlores ishte i menjehershem. Forcat italiane u detyruan te terhiqen nga vijat e para ne drejtim te maja e Vreshtave te Medha e Gropa e Derrit deri ne Kuzbaba mbi qytet dhe te Bregu ne Babice. Ne oret e para te mengjesit zjarri i artilerise u be edhe me i dendur. Luftimet ne kete vije vijuan deri afer drekes kur komiteti dha urdhrin e terheqjes per tu perforcuar me mbrapa ne vijen Qishbardhe-Xhyherine-maja e Risilise-maja e Bestroves. Te ashpra ishin luftime rreth kalase se Kanines ku nga forcat kryengritese u vrane 50 veta dhe 40 te tjere u plagosen.
Deri me 18 qershor luftimet moren karakter pozicional. Me 18 qershor forcat italiane te paraprira nga autoblinda dhe nen mbeshtetjen e zjarrit te artilerise dhe te aviacionit ndermoren nje kundersulm me forca te shumta ne drejtim te Drashovices. Sipas planit te komandes italiane forcat kundergoditese do te hanin dreken ne Kote dhe darken ne Tepelene. Por kundergoditja italiane deshtoi dhe forcat u terhoqen ne rrethinat e Vlores. Keshtu garnizoni italian i Tepelenes i perbere prej dy batalionesh dhe nje bateri artilerie i vetmi qe rezistonte ende ne shpine te forcave tona humbi cdo shprese bashkimi me forcat kryesore dhe me 21 qershor pas tri javesh luftimesh ne rrethim ne kalane e qytetit iu dorezua forcave kryengritese.
Sulmi i dyte i pergjithshem mbi garnizonin e Vlores u ndermor ne oren 2200 te 22 korrikut. Garnizoni u sulmua ne menyre koncentrike nga shtate drejtime. Duke shfrytezuar epersine e nates forcat kryengritese pasi kaluan pengesat zhvendosen ne agim luftimet ne periferi te qytetit. Por te ndeshura tashme edhe ne zjarrin e fuqishem te artilerise te artilerise se anijeve dhe te aviacionit nuk munden te perparonin me tej. Afer mesdites u terhoqen ne vijen e nisjes duke mbajtur garnizonin italian te Vlores te bllokuar e ne gjendje te deshperuar. Luftimet moren karakter mbrojtes nga te dyja palet.
Nga ana tjeter situata revolucionare e krijuar ne Itali nuk e lejoi qeverine e Romes te shtonte trupat e veta ne Vlore dhe ti furnizonte ato me armatime municione e furnizime te ndryshme. Keshtu pala italiane pa rrugezgjidhje ushtarake u detyrua te futej ne bisedime me palen shqiptare. Me 2 gusht 1920 ne Tirane u nenshkrua protokolli shqiptaro-italian. Sipas protokollit Italia u detyruar te njihte pavaresine e shtetit shqiptar dhe paprekshmerine e teresise territoriale te tij. Mbi bazen e ketyre kerkesave ushtria italiane brenda nje muaji do te terhiqej nga te gjitha pikat e territorit shqiptar garnizone si dhe portet e Shengjinit Durresit Vlores e Sarandes me perjashtim te ishullit te Sazanit.
Komanda italiane ju permbajt protokollit. Me 2 shtator forcat ushtarake italiane u larguan nga Vlora me anije. Me date 3 shtator qe shenon edhe perfundimin e luftes se Vlores forcat kryengritese shqiptare hyne triumfalisht ne Vloren e cliruar.
Keshtu u realizuan synimet e forcave kryengritese te drejtuara nga komiteti Mbrojtja Kombetare per Vloren. Lufta e Vlores dhe trimeria e labeve e te mbare shqiptareve ne kete lufte pati jehone te gjere. Gazeta Koha e Korces shkruante Labet te bashkuar me vlonjatet dhe me trimerine e tyre te rrefyer skishin nevoje as per top as per mitraloza as per gershere te prisnin telathellip por vinin gunat e tyre te dhirta qe te kapercenin. Dyfeket e lidhur me gjalme shpatat e kamat gunat e leshta trasta me nje cope buke miseri hellipishin municionet artilerite mitralozat ushqimi mbrojtja dhe mjetet e luftes perpara te cilave fortifikatat e hekurta dhe te celikta artileria dhe ushtria e madhe flota cdo gje shkenca heshti e pushoi dhe u mundhellip do te vinte ne dukje Teki Selenica. Ndersa Halim Xhelo duke vleresuar kontributin e shquar ne kete lufte theksonte Nese pati Greqia e lashte nje Sparte e nje Thermopile Shqiperia e Re ka nje Laberi dhe Qafen e Kociut.