E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILUZIONE T PAHUMBURA T PRESIDENTIT

Mos duhet te besojme se nje vit krize politike dhe thuajse paralize parlamentare qenka rrjedhoje e nje keqkuptimi nga ana e klases politike dhe se me tu kuptuar gabimi gjendja do te ndryshoje Eumlshte kjo pyetja retorike qe mund te formulosh pasi je njohur me deklaraten ku Bamir Topi Presidenti i Republikes shprehu njeherazi edhe zhgenjim per legjislaturen e kaluar por edhe shprese per legjislaturen e re. Ne fakt perceptime e pritshmeri jorealiste dhe te gabuara. Sepse shpetimi mund te vije vetem nga ajo qe shfaqet si burim zhgenjimi pra nga kriza ne nje kohe qe e ashtuquajtura shprese eshte e denuar te pjelle si per here ne keto 20 vjet perseri zhgenjim.

Por le te nisim me zhgenjimin. Perse legjislatura e vitit te kaluar na paska qene nje zhgenjim si per Presidentin Topi ashtu edhe per partneret nderkombetare Mos valle se ata kane pasur iluzionin se me nje Kryeminister autoritarist si Berisha mund te kete jete normale politike ne Shqiperi Me sa duket po. Por zhgenjimi ne kete rast u mbetet iluzionisteve. Ne te kundert ata qe kane paralajmeruar se Berisha nuk do te heqe dore nga objektivi per te sunduar me cdo kusht duke u konfrontuar ashper me opoziten politike dhe te gjithe ata qe e kritikojne nuk jane te zhgenjyer. Sepse ka ndodhur as me shume dhe as me pak por ajo qe prisnin. Nga njera ane kemi pasur nje Berishe qe pasi ka manipuluar zgjedhjet eshte versulur te kape te gjitha institucionet e pavarura per te betonuar nje pushtet gjithnje e me te korruptuar dhe nga ana tjeter nje opozite qe pavaresisht disa te metave nuk eshte perkulur por i ka rezistuar me sukses ne rritje intolerances dhe agresionit berishist. Ne kete kuptim situata nuk eshte zhgenjyese dhe eshte pikerisht rezistenca e opozites ajo qe jep shprese. Dhe kriza do te ishte zgjidhur me kohe pa rezistencen e opozites. Por paqja qe do pasonte do ishte maska e nenshtrimit triumfi i manipulimit. Elektorati opozitar eshte i shqetesuar por jo i zhgenjyer. Ai do te ishte i zhgenjyer sikur lidershipi opozitar te ishte perulur perpara presioneve te pushtetit dhe ca miqve te tij nderkombetare duke braktisur kauzen e transparences ne emer te gjoja stabilitetit te demokracise parlamentare. Opozita nuk lejoi qe kriza te mbyllet pa crrenjosur te keqen pra ashtu si operacioni i nje te semuri pa sherim. Te shpresosh per me shume sikunder duket se ka ndodhur me Topin dhe ndoshta me disa nderkombetare do te thote te mos kesh mesuar asgje nga e kaluara. Dhe e kaluara nuk eshte viti 2009. Politikisht viti 2009 eshte ende pjese e se sotmes politike. E kaluara eshte gjithe tranzicioni shqiptar i mbytur ne kriza e tragjedi. Dhe ne secilen prej tyre njeri nga polet i fiksuar dhe permanent i cdo krize ka qene dhe mbetet politikani Sali Berisha. Dhe pas analizes se kesaj te kaluare te mos dalesh ne konkluzionin se me politikane si Berisha dhe me sherbetore te tij mund te kete vetem kriza eshte nje miopi e pafalshme politike dhe fatale per fatet e vendit. Prandaj Presidentit Topi mund ti japim vetem nje porosi po me fjalet e Topit hellipqe ta ndertojme te ardhmen me mire eshte detyrim te analizojme te kaluaren. E verteta mbi te kaluaren qarteson natyrshem edhe te tashmen. Plotesisht e vertete E verteta e se kaluares se tranzicionit qarteson natyrshem se perse me Berishen perseri ne pushtet jemi perseri ne krize.

Tani te kalojme te besimi dhe shpresa. Pasi shpreh zhgenjim qe politika shqiptare u tregua e paafte te krijoje hellipnje platforme te perbashket dhe te qendrueshme politikehellip per te krijuar nje marreveshje te gjere politike mbi ceshtjet me jetike dhe problemet te cilat kapercejne kufirin e interesave te ngushta ato partiake e te pushtetithellip Topi nuk ngurron te shprehe besimin dhe shpresen se nje gje e tille mund te arrihet ne legjislaturen qe sapo ka nisur. Por si me cfare magjie do arrihet kjo nuk e thote. Deklarata e Presidentit vetem nenkupton se per gjera te tilla duhet konsensus. Por mos valle Berisha nuk e dinte kete dhe me ta mesuar nga Topi kriza do zgjidhet si me magji Asgje e ketille nuk do te ndodhe. Problemi ne Shqiperi nuk eshte paqartesia ideore e lidereve por mungesa e dedikimit ndaj ideve dhe parimeve te demokracise. E kemi thene dhe do ta themi pa u lodhur Berisha eshte nje autokrat i vendosur. Ai nuk perpiqet per demokraci e per liri por vetem per sundim. Demokracia i duhet atij vetem si mjet per te qendruar pafundesisht ne pushtet. Si e tille i duhet e pervertuar vetem si guaske por pa vote te lire pa drejtesi pa liri. Teorikisht Berisha i di parimet e demokracise ndoshta edhe me mire se Topi e shume te tjere. Ne disa raste ai i ka kapur gafil edhe kundershtaret e tij qe kane propozuar procedura jodemokratike. Por puna eshte se ne praktike Berisha eshte kundershtar i vendosur i demokracise liberale. Demokraci me fjale dhe antidemokraci me vepra kjo eshte ajo qe e ben te rrezikshem Berishen per demokracine. Prandaj eshte iluzion te shpresosh se mund te kete konsensus me Berishen. Si te gjithe autokratet Berisha ofron vetem nje alternative nenshtrimin ndaj vullnetit te tij despotik. Te gjitha te keqijat qe ndodhin ne Shqiperi edhe kriza qe nuk po mbyllet dot lidhen me kete vullnet qe kembengul i pakufizuar nga asnje pushtet dhe nga asnje ligj. Eumlshte nje vullnet prej Fyhreri qe nese nuk krasitet nga opozita dhe nga shteti ligjor do behet pengese e pakapercyeshme per integrimin por edhe burim mynxyrash te tjera per vendin. Provat jane pa fund. Topi vete thote se integrimi ne BE kerkon nje administrate publike te qendrueshme ..te reformuar sipas standardeve europiane larg emerimeve partiake dhe presioneve politike apo te frikesuar nga pushteti apo ndryshimi i tij. A ka shqiptar qe nuk e di se sot ne Shqiperi administrata publike eshte ciflig i pushtetit dhe se nepunesi publik eshte nje cifci qe flaket nga puna nese nuk voton per pushtetin e radhes apo nuk i sherben korrupsionit te tij Dhe kjo nuk ndodh pa vullnetin politik te lidershipit salinist. A mund te beje kushdo qe aspiron Shqiperine europiane konsensus me nje qeverisje te tille te dhunshme Topi thote me te drejte se integrimi europian i Shqiperise kerkon nje pushtet gjyqesor te pavarur nga politika dhe teresisht profesional si dhe nje drejtesi te qytetareve dhe jo te shtetareve. Por ai e di fare mire se Berisha i cili sapo ja ka hedhur poshte disa kandidatura per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese ka bere dhe do te beje gjithcka ti fuse njerezit e tij ne organet me te larta te gjyqesorit qe ta kete gjyqesorin nje vegel te tij kunder qytetareve dhe opozites. Topi thote prape me te drejte se ceshtja e prones e kthimit dhe e kompensimit te saj mbetet themel i shtetit ligjor dhe gur prove per nje demokraci por ne saje te vullnetit prej despoti te Berishes sapo eshte perfunduar nje tjeter projektligj qe e sikteris te drejten e pronareve per ne kalendat greke. Nen komunizem jo pak pronare jane internuar fizikisht sot ne te ashtuquajturen demokraci berishiane eshte e drejta e tyre qe internohen. Madje juriste berishiste si Alibeaj marrin edhe guximin ta izolojne kete te drejte nga drejtesia europiane nga Strasburgu me ligje qe skane asgje te perbashket me te drejten. Keto ligje jane telat e rinj me gjemba te izolimit qe i ngrihen se drejtes se prones se dhunuar per 45 vjet nga komunizmi nga qeveria demokratike. Te gjithe keta elemente dhe detyra thelbesore per integrimin e Shqiperise ne BE dhe shume te tjera jane zgjidhur keq dhe ne menyren me neokomuniste te mundshme nga pushteti berishist. Dhe si mund te shpresosh qe ky pushtet dhe ky lidership te jene premise per konsensus demokratik Prandaj larg hipokrizise me konsensuse te pamundura larg iluzioneve qe sjellin zhgenjim miopesh themi se sot situata politike ofron dy alternativa Ose pushteti berishist do te mposhtet ose opozita do te nenshtrohet. E para do qe nje shpetim per demokracine liberale ndersa e dyta fundi i saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›