Kur propaganda zevendeson qeverisjen qeverisja kthehet ne kontrabande
Keto ditet e fundit te pushimeve verore zhvillimet e politikes sone duket se kane hyre ne njefare fushate parazgjedhore. Shqiptaret sikur kishin mbetur ca kohe me te qete gjate kohes kur e paten politiken me pushime dhe - si gjithnje ndash deshen dhe te shpresonin se pas pushimeve politika jone do te na qetesonte me rezultatin e bisedimeve dypartiake per zgjidhjen e krizes politike qe na lane ne dere zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Me sa duket edhe kete here u genjyem ne shpresat tona per nje politike me te urte qe lodhet per qeverisjen e mbare te vendit. Kjo shprese sikur u ngjall me shume kete vere pasi kur shkon me pushime politika te krijohet pershtypja sikur shkojne me mire dhe punet e qeverisjes. Disi e cuditshme kjo pershtypje per ecjen me mbare te puneve te ketij vendi kur politika shkon me pushime por ja qe njerezit e thjeshte ndihen me mire kur nuk degjojne ato britmat e cjerra te politikes sone te ketij tranzicioni te pafund.
Por pa mbaruar mire pushimet politika jone filloi prape kengen e Mukes... Dhe e filloi me energji te perteritura nga pushimet verore. Madje kete here e filloi me nje rendje te padegjuar e te papare ndonjehere ndash nje rendje sa e shpejte dhe e panatyrshme per politikanet tane te majmur me kursimet e rroges E tere politika jone kete fund vere duket se eshte vene ne ndjekje te lepurit...
Dhe duket se kete rendje per te kapur lepurin nuk e kane as me qeshka e as qe te na bejne per te qeshur se kete here Kuvendi nis ne sallen e re te estrades...
Mbase nuk degjojme me ne ate salle te re se gjate pushimeve vete i pari i qeverise qendroi ne uje te kripur dy minuta e gjysme me shume se vitin e kaluar dhe u gezuam qe peshkaqenet ato dite kishin shkuar vizite ne plazhin e Livadheve ndoshta per ti njoftuar rekordin ne fjale pushtetarit famemadh vendor te Himares...
Mbase kete vjeshte nuk do te degjojme dhe ne sallen e re lajme aq te gezuara sa duken dhe si te pabesueshme Vetem keto pak vitet e fundit i paskemi ngjitur shkallet e perparimit te vrullshem e te gjithanshem jo me nga 4 e nga 5 si ne Kohen e Partise se Punes por nga 40 e nga 50 njeheresh...
Pa i paskemi qendruar dhe krizes boterore te paperkulur e te paprekshem si repart partizan ne rrethim... Qenkemi kthyer perseri ne sukseset e Republikes Popullore e Socialiste te Partise se Punes jemi prape vendi i vetem ne Europe e ne bote qe njohim vetem rritje ekonomike ne kohen e nje krize globale madje thone se kemi arritur ta kemi dyshifrore edhe rritjen e ekonomise por edhe rritjen e cmimeve edhe rritjen e pagave e te pensioneve por edhe rritjen e inflacionit. Qenkemi futur ne klubin e 57 vendeve qe jetojne me mire ne bote dhe nuk e marrim vesh se cdreqin kane ajo mori shqiptaresh qe marrin malet per te kapercyer kufirin me vendet fqinje ne kerkim te nje pune per te mbajtur veten e familjen... Qenkemi bere vendi me terheqes per investuesit e huaj se kemi shtruar me asfalt vetem nen udheheqjen e pushtetareve aktuale jo pak por plot 6000 kilometra rruge packa se bilanci i fatkeqesive rrugore qe vijne nga mungesa e rrugeve normale eshte nje bilanc i vertete lufte... Kemi fituar miliona euro nga shitja e energjise elektrike por edhe nga rritja e cmimit te ketij malli jetik per konsumatoret vendas... Kemi arritur qe pushtetaret tane te hutohen aq shume nga qelepiret e pushtetit qe po i ben pronare te ligjshem te pasurise kombetare edhe duke shkelur ligjet e miratuara nga ky gjysmekuvend i kthyer me vullnetin e vet ne Drejtori te Vecante te Sherbimeve Qeveritare...
Kemi arritur te planifikojme nje te ardhme me miliarda euro investime vetem ne mullinjte e eres per te mos permendur ketu miliardat qe do te investohen ne centralet berthamore qe naten i shpallim e diten i mohojme si shpifje te atyre qe nuk ia duan te miren ketij pushteti...
Thone se te gjitha keto mrekulli pushtetaret tane i kane realizuar duke qene me pushime prandaj dhe pritej qe pas pushimeve realizimet e pushtetit te viheshin ne gare per te tejkaluar premtimet. Ndaj dhe nuk eshte fare cudi qe mbledhjet e qeverise tani te nisin me ngritjen e re te cmimit te bukes pasi monopolet e miellit dhe te zinxhirit te prodhimeve te tij i kane ne dore po pushtetaret. Por dhe per kete ngritje te cmimit te bukes fajin e ka qeveria e Putinit qe ndaloi eksportin e grurit pas zjarreve te veres dhe ne e zbatojme para kohe ate vendim se kemi qene aq kohe vellezer e shkuar vellezerve... Qysh te harrojne pushtetaret tane vellazerine me putinet edhe ne kohen e tranzicionit
Pas rritjes se cmimit te bukes qeveria do te miratoje dhe rritjen e cmimit te vajit pasi aq sa eshte rritur cmimi i tij gjate pushimeve verore nuk e arrin dot rritjen e madhe ekonomike te vendit dhe te te ardhurave te familjeve shqiptare... Pa do te rritet me tej dhe cmimi i sheqerit se Kastrua plak sikur po sherohet e po kthehet prape ne krye te partise...
Mjafton te permendim vetem kete mase qe do te marre qeveria per tre produktet baze per nje familje me te ardhura te pakrahasueshme me ato te pushtetareve tane-pronare miratim qe realisht do te beje tregu por jo me ligjet e veta te natyrshme se jane me te fuqishme ato te monopoleve dhe te oligopoleve pushtetare te ketij vendi...
Le te thone nihilistet se na u rrit shume dhe cmimi i energjise elektrike na u dyfishua dhe cmimi i ujit por populli i priti mire keto masa te pushtetit te tij se populli ka pasur dhe ka gjithnje besim te pushteti. Tek e fundit pushteti vetem mishin i ha kurse kockat ia ruan ndash mbase per kur te pajiset bashkiaku i Himares me polici minoritare per ta ruajtur nga Vunoi nga Piluri nga Kudhesi nga Qeparoi e nga vete Himara te ciles nuk i ka dhene akoma pronat e te pareve te marra me aq mundim nga shkembi por merret me gjuhet rezerve per te mjele per vete pushtetet e dy vendeve...
Le te thone nihilistet e sukseseve te papara te ketij pushteti se me ato 6000 kilometrat e asfaltuara do te kishim shkuar pertej Iranit por mohuesit e perhershem te sukseseve te pushtetit e permendin me qellim djallezor edhe emrin e Republikes Islamike duke dashur ta krahasojne pushtetin demokratiko-xhuvelist me pushtetin absolut te Ajetollaheve...
Harrojne mohuesit e sukseseve pushtetare se ishte po nje xhuvelist i shquar ai qe denoncoi vjedhjen e votave te tij nga opozita dhe u be nismetar i koalicionit me te pathyeshem te pushtetit sikurse denoncoi dikur si kompetent i fushes keqmenaxhimin e KESH-it dhe na deklaroi si specialist i mbaruar me te tera se vlera e OSSH-se po te shitej duhet te arrinte nje miliard euro... Dhe eshte pikerisht po ai xhuvelist me kreshte qe tashme si bashkeqeverises me shitesit e OSSH-se kapardiset e shtremberohet krenarie se OSSH-ja u shit per nje cope buke e mbase dhe per nje cope leter me vule qe BE-ja na thoshte mos e dergoni para kohe dhe ne u morem vesh me nje topall improti qe na e pranoi me te gjithe gatishmerine e paguar te miqve te njohur te pushtetit...
Sot eshte po ai xhuvelist i ri qe dikur sulmonte drejtuesit e KESH-it se e ngrinin cmimin e energjise per te pasuruar abuzivisht kryetarin e qeverise se radhes dhe ata qe i mbanin trasten kurse tani qe rritet cmimi i energjise me 30 dhe parashikohen rritje te tij te metejshme na krenohet se menaxhimi i tij eshte i shkelqyer. Tani xhuvelisti i ri krenohet qe po e shperndan pasurine kombetare neper familjet politike te partise ne pushtet dhe e ka harruar fare se OSSH-ja mund te shitej nje miliard euro. Tani xhuvelisti fringo i ri na siguron se shefi i pushtetit te tij ka ne plan ta ktheje Shqiperine ne superfuqi energjetike rajonale e me gjere dhe do te shese energji me cmim te lire per te huajt e me cmim te rritur dy e tre here per shqiptaret e mesuar dhe me tymin e bishtukut...
Kot nuk na ka dale nami si popull teper bujar me te huajt. Si ta harrojne pushtetaret tane demokratikas e xhuveliste kete cilesi te vyer... A nuk eshte po ky pushtet qe u be gati ti falte kilometra te tera katrore nje fqinjit tone vetem per hir te miqesise se pushtetit me pushtetaret e atij vendi...
Le te thone sa te duan nihilistet edhe se nuk e paskemi zgjidhur ende krizen politike qe na lane ne prag zgjedhjet me te lira e me te ndershme ne histori me 28 qershor 2009. Ne dhe miqte tane kudo neper bote e kemi deklaruar solemnisht se ne ato zgjedhje shqiptaret moren pjese me te qete se kurre dhe se ato qene zgjedhjet me te mira e me te arrira per te vjele frutat e pushtetit partia qe kishte pushtetin dhe xhuvelistet e rinj te revoltuar nga mungesa e posteve te larta ne partine e tyre te meparshme...
Kjo eshte vertetuar edhe nga vezhguesit nderkombetare e sidomos nga nje mik i pushtetit qe edhe zgjedhjet e 26 majit 1996 i quajti me te mirat ne histori. Se Miqte e pushtetit tone jane jo vetem te paanshem ngaqe shohin vetem te miren e pushtetit e jo te paleve qe marrin pjese ne zgjedhje por jane edhe kurajoze ne vleresimet e tyre origjinale. Ja per shembull keto zgjedhjet e 28 qershorit qene me te qetat per pjesemarresit ne to e nuk u shoqeruan dhe me ndonje te shtene si te tjerat por paten vetem ca probleme te vogla ne numerimin e votave... Thane sikur nje e treta e qendrave te numerimit ose nuk paten kohe ti numeronin votat ose nuk u pa e nevojshme te numeroheshin pasi te gjitha votat qene per pushtetin... E Pastaj - Na pyesin te habitur miqte e pushtetit tone qe na vijne nga Europa. - Pune e madhe per nje pjese te parendesishme te procesit zgjedhor sic eshte numerimi i votave...
Se mos qe hera e pare qe u be ai lloj numerimi i votave te shqiptareve e na gjeti hataja Kemi 20 vjet qe populli voton i qete e pushteti numeron po aq i qete dhe me po kaq qetesi na i legalizojne si zgjedhje te rregullta keto lloj regjistrimesh pushtetore edhe miqte e thekur te pushtetit nga Europa. Si te mos na pranojne kete vjeshte ne BE pasi te na kene lejuar dhe levizjen e lire qe ne ditet e para te vjeshtes...
Erdhen dhe ditet e para te vjeshtes dhe pushtetaret tane u kthyen nga pushimet. Priten shqiptaret qe nga bisedimet e gjata te perzemerta e te ca si te fshehta midis dy partive te medha te sillnin nje zgjidhje per krizen e zgjatur qe po mundon te gjithe vendin. Priten shqiptaret nje zgjidhje te arsyeshme te krizes politike e cila ka mbi nje vit qe po i sos dhe energjite e vete pushtetit ne mbrojtjen e pambrojtshme te manipulimit zgjedhor te 28 qershorit 2009 ne vend qe ti shpenzoje energjite ne qeverisjen e vendit.
Ka ardhur puna deri aty sa pushtetaret tane aktuale ta zevendesojne qeverisjen me propaganden e zhurmshme me shprese se shqiptaret do degjojne kambanen e propagandes dhe do harrojne jo vetem manipulimin e zgjedhjeve por edhe shtrenjtimin e perditshem te jeteses dhe mbylljen e perspektives per nje permiresim te shpejte te gjendjes.
Erdhen dhe ditet e para te vjeshtes por kriza politike nuk u zgjidh dot nga ata qe e krijuan. Erdhen dhe ditet e para te vjeshtes por propaganda e pushtetareve tane i bie po te njejtit fyell per suksese te papara...
Sepse edhe ne sallen e re disi te ngushtuar si per te vertetuar ate tezen e fillimeve te tranzicionit Opozitare por vellezer Kuvendi degjoi po ate propagande bajate qe per dekada te tera e ka shpallur Shqiperine e prapambetur si vendin e pare ne bote...
Mbase per nje gje kane te drejte dhe pushtetaret tane. Kur nuk dine e as nuk duan te qeverisin pushtetaret tane zene vertet vendin e pare ne bote per papergjegjshmerine e tyre. Pikerisht me ate papergjegjshmeri harrojne pushtetaret se kur propaganda zevendeson qeverisjen qeverisja kthehet ne kontrabande. Dhe kur qeverisja kthehet ne kontrabande eshte e kote dhe ajo rendje e cartur e pushtetareve dhe e tere politikes sone ne ndjekje te lepurit...