E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim i ri mes partive në Maqedoni

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 12:06

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ftoi për sot sërish në bisedime udhëheqësit e partive politike, duke theksuar se qëllimi i nismës së tij është nxitja e dialogut politik për të arritur zgjidhje për çështje e hapura lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai me këtë rast ka shprehur keqardhje për mospraninë e liderit të opozitës nga radhët e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i cili refuzoi ftesën për shkak të mungesës së formatit të takimit pa praninë e liderëve të partive relevante politike.

“Qëllimi im është që të nxitet dialogu politik për të mundur të arrijmë zgjidhje që duhet të miratohet në Parlament, për të tejkaluar çështjet e hapura politike lidhur me zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare, bojkotin e Parlamentit dhe përtëritjen e dialogut midis pushtetit dhe opozitës”, deklaroi pas takimit Ivanov.

Ivanov ka komentuar edhe refuzimin e ftesës nga ana e liderit të partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski, duke shtuar se në këtë situatë është skajshmërisht joserioze që të refuzohet ftesa e presidentit.

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në takimin e ftuar për sot nga Ivanovi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›