E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundi i dhunes ne Lindjen e Mesme - Hamasi ofron armepushim

Sulme terroriste sulme ajrore dhe sulme me raketa. Me shume se 30 te vdekur dhe nje zhurme e madhe diplomatike. Kater dite zgjaten keto ne Lindjen e Mesme deri sa me ne fund nje armepushim i perkohshem ndali dhunen. Sepse si qeveria izraelite ashtu dhe organizata palestineze Hamas deklaruan se ata nuk kane aktualisht interes te nje pershkallezimi te dhunes. Eksperti per ceshtjet islamike Reuven Paz nga qendra e studimit ne Herzliya tha se para se gjithash udheheqja politike e Hamasit ka ndryshuar.

Ka nje proces qe ne mezi e dallojme. Ky eshte nje proces ne te cilen Hamasi pothuajse behet garant. Kjo do te thote qe nga nje organizate revolucionare behet nje qeveri me nje milici e cila eshte si nje ushtri e vogel. Ata pershkojne nje rruge qe perpiqen per te fituar legjitimitet. E pikerisht si me Izraelin ashtu dhe me boten arabe. Por edhe me elemente jashte botes arabe vecanerisht me Ameriken. Ata kane nen tryeze kontakte edhe me SHBA-ne.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Luftetare palestineze

Izraeli ka nevoje per Kajron

Por ndryshimet brenda kryesise se Hamasit ndoshta nuk jane arsyeja e vetme per kete. Edhe qeveria izraelite duket per momentin e detyruar te marre ne konsiderate ndryshimet politike ne rajon. Ne rastin e nje operacioni ushtarak ne Rripin e Gazes - ne krahasim me operacionet e meparshme - kabineti i sigurise se kryeministrit Benjamin Netanjahu llogarit tani - ndryshe nga koha e Mubarakut - me nje rezistence te konsiderueshme te popullit egjiptian. Por Izraeli ka nevoje per qeverine e perkohshme ne Kajro dhe nuk deshiron ate ta ve ne rrezik tha ish-ministri i Mbrojtjes se Izraelit Ben Eliezer.

bdquoUne besoj qe nje delegacion nga ne ne kete moment eshte aty. Ne duhet te pajtohemi me egjiptianet. Ky nuk eshte i njejti regjim kjo eshte e qarte. Asnje udheheqes i larte nuk qendron aty me gjate se disa dite ne zyre. Cdo dy dite aty do te nderrohet nje minister dhe nuk di askush me ke ka ta beje. Por pavaresisht nga veshtiresite duhet te ndermerret cdo perpjekje qe marredheniet me Egjiptin te mos ftohen.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Armepushim mes Izraelit dhe Hamasit vendosur ne qershor te 2008

Te gjithe ne armepushim

Por me dhenien fund te pershkallezimit te dhunes ende nuk ka shtensionim te situates. Izraeli e kercenon ne pergjithesi Hamasin per hakmarrje ushtarake lidhur me sulmet dhe predhat qe leshon me raketa nga Rripi i Gazes gje qe mund te ndodhe perseri ne jug sic ndodhi dite me pare. Edhe Komiteti i Rezistences Popullore te cilin ministri izraelit i Mbrojtjes Barak e beri pergjegjes per sulmet e se enjtes se kaluar 18.08 do te perfshihet ne nje armepushim te perkohshem tha zedhenesi i ketij komiteti Abu Attaia.

Shkembimi i sulmeve mes nesh dhe trupave pushtuese nuk ka perfunduar ende. Pasi ata vrane udheheqesit tane dhe kane plagosur ne Gaza civile reagimi yne do te vazhdoje me tej. Nuk ka qetesi me armikun. Vetem pas shlyerjes se llogarive mes nesh dhe udheheqjes se armikut sionist mund te ndodhe qe te kete qetesi.

Ne luften kunder grupeve spice terroriste ne rajon aktoret politike ndoshta mund te jene te suksesshem duke punuar se bashku - pra Izraeli Egjipti dhe palestinezet domethene edhe Hamasi se bashku. Por kesaj nuk i hyjne. Dhe ne kete menyre populli mbetet skeptik. Kryetari i qarkut ne Negevin verior izraeliti Chaim Yellin thote se armepushimi te kujton ate te njeriut qe perpiqet te lere duhanin. 1.000 here deshironte ky ta linte ate.

Autor Torsten Teichmann/Mimoza Kelmendi
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›