Angela Merkel Te rinise dialogu midis Serbise dhe Kosoves

Kancelarja Angela Merkel i ka kerkuar presidentit te Serbise Boris Tadic qe te angazhohet ne menyre aktive per nje zgjidhje te konfliktit kufitar me Kosoven. Serbia duhet ta rinise dialogun kerkoi Merkeli. Ky eshte nje parakusht per anetaresimin e Serbise ne Bashkimin Evropian tha Merkeli sot ne Beograd pas nje bisede me presidentin e Serbise Boris Tadic. Vizita e saj eshte nje deklarate qe Gjermania deshiron qe Serbia te behet anetare e BE. Serbia eshte pjese e Evropes tha kancelarja gjermane.160
Afrim hap pas hapi me BE
Merkeli i propozoi Tadicit nje afrim hap pas hapi me BE derisa negociatat eventuale te anetaresimit te arrinin ne nje faze vendimtare. Per Gjermanine perspektiva e anetaresimit te Serbise perfaqeson nje interes te madh per te miren e stabilitetit te te gjithe rajonit te Ballkanit. Por fillimisht duhet te permiresohet bashkepunimi me Kosoven. Serbia nuk mund te prese qe te behen perparime ne ceshtjen e anetaresimit nese nuk ndodh kjo tha Merkeli.
Serbia kerkon zgjidhje pragmatike
Presidenti i Serbise Boris Tadic tha se Serbia nuk do ta njohe kurre Kosoven. Ai po kerkon me teper nje zgjidhje pragmatike e cila te respektoje si dinjitetin e Serbise ashtu edhe te shqiptareve te Kosoves. Presidenti i Serbise paralajmeroi qe vendi i tij te mos vendoset para alternatives qe ose te njohe Kosoven ose te heqe dore nga anetaresimi ne BE. Serbia nuk ka nevoje per kerkese per dialog me Kosoven por ajo eshte vete e interesuar per kete.160 Presidenti i Serbise Tadic tha se vendi i tij ka bere perparime te medha ne venien ne jete te reformave te kerkuara nga BE
Tadici e beri te qarte se ne vleresimin qe do te behet ne vjeshte per afrimin me BE nuk do te jete i kenaqur me statusin e nje kandidati per anetaresim ne BE.160160 - Me pare kancelarja gjermane Angela Merkel qe pritur me nderime ushtarake ne Serbi. Per Merkelin kjo eshte vizita e pare ne Serbi. Sot ne mengjes Merkeli u takua me gruan e politikanit serb te vrare Zoran Xhinxhic si dhe me bursiste te Fondacionit Xhinxhic.160160160160160160160
Autor Auron Dodi dapd/dpa
Redaktoi Mimoza Kelmendi
160
160
160