E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca prin ne zgjidhjen e konfliktit ne Libi - NATO ofron mbeshtetje

Per Francen suksesi i kryengritesve ne Libi eshte i nje rendesie te vecante. Sepse Nicolas Sarkozy ka punuar prej muajsh ne menyre aktive per rrezimin e Muammar al Gaddafit. Jo vetem permes pjesemarrjes ne nderhyrjen ushtarake te NATO-s por edhe permes mbeshtetjes konkrete per kundershtaret e Gadafit. Franca dergoi nder te tjera njesi speciale ne Libi qe trajnuan luftetare kryengrites dhe i furnizuan ata me arme. Pervec kesaj Sarkozy eshte i pari president i nje vendi qe njohu Keshillin e perkohshem te kryengritesve si perfaqesues i vetem legjitim i Libise. Lidhur me rrethanat e krijuara ministri i Jashtem francez Alain Juppe u shpreh i kenaqur.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem francez Alain Juppe

Kjo per ne eshte vertet nje arsye e rendesishme per tu gezuar. Ne jemi shume te angazhuar ne kete ceshtje per te ndihmuar popullin libian qe te clirohet nga diktatura. Franca i hyri rreziqeve qe natyrisht ishin te kalkulueshme. Gjerat qe ne kemi mbrojtur ishin te drejta. Dhe ne kete kuader edhe Rezoluten e Keshillit te Sigurimit te OKB -s.

Angazhimi i Frances


Tani duhet qe luftimet ne vazhdim te perfundojne shpejt thuhet ne Paris. Qeveria franceze kerkon doreheqjen e Gaddafit. Pervec kesaj qeveria franceze i kerkon trupave te tij armepushim qe te shmangen demet e panevojshme.

Luftimet ende nuk kane marre fund. Prandaj une kerkoj edhe nje here tek luftetaret e fundit nga krahu i Gaddafit qe ti japin fund luftimeve dhe te ulin armet sepse regjimi i ka ditet e numeruara theksoi ministri francez Juppe.

Tashme ne ditet e ardheshme shefi i Keshillit te perkohshem te libianeve do te shkoje ne Paris. Gjate nje takimi me perfaqesues te bashkesise nderkombetare ai do te flase per te ardhmen e vendit te tij. Dhe po ashtu per javen e ardheshme po ne Paris ministri i Jashtem francez planifikon nje takim te posacem te grupit te kontaktit te Libise.

NATO e pranishme edhe me tej

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

Edhe NATO pret nje fund te shpejte te regjimit te Gaddafit. Sekretari i pergjithshem Anders Fogh Rasmussen njoftoi per nje bashkepunim te aleances ushtarake me popullin libian dhe keshillin e perkohshem kombetar. Rasmussen theksoi se regjimi i Gaddafit eshte shkaterruar.

Sa me shpejt qe Gaddafi ta kuptoje se betejen kunder popullit te tij ai nuk mund ta fitoje aq me mire tha Rasmussen.

Ne ditet e ardheshme pritet nje takim i ministrave te Jashtem te BE-se lidhur me situaten ne Libi. Ne Aleancen ushtarake te mbrojtjes vendet anetare diskutuan se si do te jete misioni i NATO-s ne te ardhmen ne kete vend.

bdquoNe do te vezhgojme objektet e rendesishme ushtarake si me pare ne ate menyre sikemi vepruar qysh prej marsit. Dhe nesedo te shohim levizje te rrezikshme per popullin ateheredo te veprojme ne kuader te mandatit te Kombeve te Bashkuara sqaroi kreu i Aleances Atlantike ne Bruksel.

Autor Daniela Junghaus/Mimoza Kelmendi
Redaktor P. Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›