Në Monaco jetohet më së gjati
Banorët e Monacos mund të mburren me të drejtë për jetëgjatësinë e tyre, pasi ajo është më e larta në botë. Konkretisht, ajo është 89.73 vjet, ose pesë vjet më shumë se ajo e njerëzve që jetojnë në Macau, vend ky i cili renditet i dyti në listë, me një shifër prej në 84.41 vjetësh.
Të dhënat janë publikuar nga “CIA World Factbook”, sipas të cilit, mesatarja botërore e jetëgjatësisë është 67.07 vjet.
Ndërkaq, në listën e 220 vendeve të botës, mësohet se ka dhe tri shtete të tjera evropiane, në mesin e dhjetë vendeve me jetëgjatësi më të lartë se të tjerët.
Ato janë San Marino (83.01 vjeç), e cila renditet e treta; e ndjekur nga Andorra (82.43 vjeç) dhe Italia (81.77 vjeç), e cila zë vendin e 8-të.
Ndërsa sa u përket vendeve të Ballkanit, Bullgaria renditet e 114-ta me një jetëgjatësi mesatare prej 73.59 vitesh dhe Greqia 79.92 vjetësh, e cila renditet në vendin e 30-të, por edhe Turqia me 72.5 vjet jetëgjatësi, duke e renditur e 125-ta në listë.
Ndërsa në fund të listës renditen vende të Afrikës, si Somalia, Çadi, Afrika e Jugut etj.