E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Libianët përgjegjës për ardhmërinë e tyre

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 12:07

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se populli i Libisë është pranë arritjes së të ardhmes së tyre, që ata meritojnë ndërkohë që sundimit 42 vjeçar të Moammar Gaddafit po i vjen fundi.

Presidenti foli në Martha’s Vineyard në Massachusetts, ku Obama po kalon pushimet me familjen e tij.

Në deklaratën e tij, presidenti tha se situata mbetet e paqëndrueshme, por është e qartë se libianët janë në prag të arritjes së të ardhmes që ata meritojnë.

“Ende mbetet një shkallë pasigurie dhe ende ka elemente të regjimit që përbëjnë kërcënim. Por është shumë më e qartë, regjimit të Gaddafit po i vjen fundi dhe e ardhmja e Libisë është në duart e popullit të saj”, tha Obama.

Obama tha se ishte takuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe kishte folur në telefon me kryeministrin britanik, David Cameron.

Festimet nëpër rrugët e Libisë, tha ai, tregojnë se përpjekja për dinjitet njerëzor është më e fortë se çdo diktator. Por presidenti Obama paralajmëroi se ndërkohë që bie qeveria libiane, disa elementë kërcënojnë me zgjatjen e luftimeve.

“Megjithëse është e qartë se regjimi i Gaddafit ka përfunduar, ai ende ka mundësinë për të reduktuar gjakderdhjen e mëtejshme, duke i dorëzuar pushtetin popullit të Libisë”, tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›