Fundi i grindjes për emër?
Autori i Lajmit: Nga Luca Roberto Foti
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, vendi i së cilit kryesisht mbulon Presidencën e BE-së, është optimist se ka mundësi që të gjendet një kompromis në grindjen për emër mes Maqedonisë dhe Greqisë, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, i cili do të fillojë sot. Është kjo dita kur është paraparë të merret vendimi për atë se a do ti përcaktohet Maqedonisë data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Ministri i Jashtëm i Suedisë, këtë kumtesë e bëri pasi që Zoran Jolevski, përfaqësuesi i Maqedonisë në negociatat për çështjen e emrit, i tha ndërmjetësuesit të OKB-së, Mathew Nimetz, se Maqedonia është e gatshme për një zgjidhje të grindjes për emër, zgjidhje kjo e cila nuk do të cenojë dinjitetin e Maqedonisë. Edhe përkundër faktit se Jolevski pret që Greqia ti përmbahet marrëveshjes së vitit 1995 dhe mos të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE, dëshira e tij ka qenë që marrëveshja për emër të arrihet para takimit të sotëm, për shkak të frikës se mund të ketë një përsëritje të samitit të NATO-s, i cili u zhvillua në prill të vitit të kaluar në Bukuresht.
Atëbotë, Greqia bllokoi me veto anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë, përkundër marrëveshjes së përkohshme, të nënshkruar në vitin 1995 dhe çdo gjë sugjeron për atë se Greqia do ta bëjë sërish këtë edhe gjatë takimit të sotëm. Adamantios Vassilakis, përfaqësuesi i Greqisë në negociatat për emër, të negociuara nga OKB-ja, theksoi se zgjidhja më e drejtë mbetet një emër me konotacione gjeografike, siç është emri “Republika e Maqedonisë së Epërme”. Nëse kjo kërkesë nuk respektohet, atëherë Greqia mund të bllokojë fillimin e negociatave të Shkupit për anëtarësim në BE.
Por pse emri i Maqedonisë ka një rëndësi aq të madhe për politikën e jashtme të Greqisë?
Është e qartë se kjo grindje nuk ka të bëjë thjesht vetëm me emrin, por edhe me atë që fshihet prapa tij.
Që nga pavarësimi i Maqedonisë në vitin 1991, Greqia e ka ndier veten të rrezikuar nga ekzistenca e shtetit në kufijtë e vet verior, i cili, sipas kartës së vet të re kushtetuese dhe historisë së vet më të re, pretendon të drejtën për të kontrolluar gjithë rajonin e Maqedonisë. Aq më tepër, në manifestin e vet e pretendon të drejtën për trashëgiminë mbi kulturën e maqedonëve antikë, duke e provokuar kështu hidhërimin e grekëve.
Pretendimet territoriale të Maqedonisë u eliminuan pothuajse menjëherë në vitin 1992, me ndryshimin e nenit të kontestuar të kushtetutës, më saktë të neneve 3 dhe 49, me të cilat Republikës së re i njihej e drejta për tu përzier në punët e brendshme të Greqisë.
Sidoqoftë, Shkupi nuk ka hequr dorë nga pretendimet për trashëgiminë kulturore të maqedonëve klasikë. Sipas disa burimeve greke, një proces i etnogjenezës ende është i gjallë në sistemin e edukimit të kontrolluar nga shteti, duke ndikuar kështu në lindjen e një gjenerate të re, e cila beson se buron nga maqedonët antikë; duke tërbuar kështu grekët, të cilët krenohen me veprat e Aleksandrit të Madh.
Maqedonia ka bërë të qartë se nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje. Sidoqoftë, duke pasur parasysh rolin që është dashur të luajë Republika Komuniste e Maqedonisë, në planin e Titos për të bashkuar tërë rajonin maqedon nën regjimin e Jugosllavisë, grekët vazhdojnë të ndiejnë veten të kërcënuar nga shteti, i cili tenton të “shkëputë” një pjesë të historisë greke.
Për këtë arsye, qeveria greke po tenton të qartësojë se Maqedonia duhet të mbetet pjesë gjeografike e rajonit të Maqedonisë. Sipas qeverisë greke, zgjidhja mund të arrihet vetëm me një emër me konotacione gjeografike, me të cilin do të nënvizoheshin kufizimet gjeografike të Maqedonisë.
Edhe Nimetz duket se është rreshtuar përkrah grekëve dhe ka kërkuar adoptimin e një emri ndërkombëtar për Maqedoninë, i cili do të ndihmonte që të shmangeshin të gjitha keqkuptimet.
Me afrimin e ditës së sotme, një armiqësi gjithnjë e më e madhe mund të vërehet edhe në Maqedoni. Sipas anketave të bëra nga agjencia Gallup, besimi i popullatës në qeverinë në Shkup ka shënuar rënie.
Edhe atmosfera në radhët e shqiptarëve është e elektrizuar, për shkak të deklaratave të disa politikanëve se “shqiptarët do të anëtarësohen në NATO dhe BE, pa apo me maqedonët”.
Vetoja e re e Greqisë me gjasë do të nxisë nacionalizmin në radhët e maqedonëve. Ky vend tashmë ka përjetuar akte të nacionalizmit ekstrem dhe çfarëdo dështimi për të siguruar datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, pothuajse me siguri se do të ringjallë këto forca të errëta.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009