E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenja që paralajmërojnë tumoret në mitër

Autori i Lajmit: D.K
Trajtimi i menopauzës është në varësi të simptomave dhe në varësi nga dëshira e gruas për këtë trajtim.
Trajtimi më i përshtatshëm, siç mund të keni kuptuar edhe nga sa thuhet më sipër, është ai me bazë hormonale. Meqenëse trupi i gruas nuk prodhon më hormonet estrogjen, progesteron, gjë që bëhet shkak edhe për shumë prej shqetësimeve të përmendura më sipër, gruas i jepen këto hormone. Në këtë mënyrë, shumë prej ankesave të gruas përmirësohen. Po kështu, gruaja mbrohet edhe nga sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Terapia e zëvendësimit të hormoneve

Terapia e zëvendësimit të hormoneve (TZH) është një alternativë gjithmonë në rritje, përsa i përket simptomave të menopauzës. Estrogjenet merren me rrugë të ndryshme: nga goja , me injeksione ose me pulla që ngjiten në lëkurë . Mënyra e përdorimit oral (me tableta që merren nga goja) është estrogjen nga dita e parë e ardhjes së menstruacioneve deri 25 ditë pas saj dhe progesteron nga dita e 13-të deri në të 25-n dhe 4-7 ditë pushim, kohë kur vijnë edhe menstruacionet. Kur gratë nuk duan të kenë mensturacione, kjo skemë mund të përdoret pa periudhën e pushimit 4-7 ditë. Ndërsa mjekimi transdermal (me pulla që përmbajnë estrogjen dhe që ngjiten në parakrah ose në bark) bëhet çdo tri ditë dhe duke filluar nga dita e 13 –të e ciklit shtohet edhe progesteron me tableta ose ampula për 10 ditë. Gratë që kanë hequr mitrën, estrogjeni mund të përdoret vetëm, pa progesteronin, parandalon kancerin e mitrës. Progesteroni i përdorur 12 ditë është i mjaftueshëm për të parandaluar këtë mundësi.
Megjithatë, çdo gjë duhet ta bëni nën këshillën e mjekut.
Rreziqet e terapisë zëvendësuese, Estrogjenet, rrisin mundësinë e zhvillimit të gurëve në tëmth dhe në rrugët e tij. Ky rrezik është më i madh tek gratë obeze (të dhjamosura). Në kushtet e gjendjeve pre – kanceroze të gjirit, estrogjenet mund të favorizojnë zhvillimin e tyre drejt kancerit të gjirit. Për këtë arsye, para fillimit të mjekimit me estrogjene, është e këshillueshme të bëhet ekzaminimi i gjirit dhe një mamografi.
Ekzaminimet kryesore që duhet të bëjë gruaja
Eshtë e domosdoshme që çdo grua, që është duke hyrë në menopauzë, të bëjë një vizitë mjekësore si dhe ti nënshtrohet një programi ekzaminimesh si p.sh. ekzaminime për të matur nivelin e yndyrnave në gjak, të sheqernave, provat për funksionimin e mëlçisë, ekografi etj. Si dhe ato që janë më të rëndësishme si Pap – testi e Mamografia . Nëpërmjet këtyre dy ekzaminimeve të fundit zbulohet nëse gruaja është në rrezik për zhvillim të kancerit të mitrës dhe atij të gjirit. Pap– testi duhet të bëhet çdo 3 vjet, tek çdo grua me një jetë aktive seksuale, ndërsa Mamografia, tek çdo grua pas moshës 35 vjeç, çdo 2 vjet. Për diagnozën e parakohshme të tumoreve në gji, gruaja duhet gjithashtu të mësojë prej mjekut, sesi të bëjë periodikisht vetë ekzaminimin e gjirit si dhe të shkojë menjëherë të vizitohet tek mjeku, sa herë që ka ndonjë dyshim.
Ndërsa për diagnozën e parakohshme të tumoreve të mitrës, duhet patjetër që, në rast se gruaja vëren gjakderdhje të çrregullta vaginale pas periudhës së menopauzës, ankohet për dhimbje në fund të barkut, të shkoje menjëherë tek mjeku.

Shqetësime të tjera

Rënia e nivelit të estrogjeneve shton infeksionet e vezikës urinare

Urinimi i pavullnetshëm (humbja e aftësisë për të mbajtur urinën, urinim i pavetëdijshëm gjatë kollitjeve, lëvizjeve të papritura, etj) është një ankesë tjetër, që gratë mund të paraqesin në këtë kohë. Këto fenomene janë pasojë e plakjes së muskujve të fshikëzës së urinës në mungesë të estrogjeneve. Ulja e nivelit të estrogjeneve çon edhe në uljen e aftësisë mbrojtëse nga infeksionet e vezikës urinare. Kështu, ata bëhen shkak për shqetësimet e përmendura më sipër. Si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në muskulaturën mbajtëse të tyre, në këtë periudhë ndodh që fshikëza e urinës, muret e vaginës dhe mitra, të dalin jashtë.
Trajtimi hormonal ul rrezikun e infeksioneve të vezikës urinare, por ndikon edhe mbi urinimin e pavullnetshëm. Për të përmirësuar funksionin e muskulaturës së legenit, kështu edhe të vezikës urinare dhe për të parandaluar mosmbajtjen e urinës, është shumë e dobishme bërja e disa ushtrimeve gjimnastikore të quajtura “gjimnastika e vezikës”. Për këtë mund të këshilloheni me mjekun tuaj.
Pagjumesia, ankthi , paqëndrueshmëria emocionale, depresioni, çrregullimet e kujtesës, marrje mendsh , mpirja e duarve dhe e këmbëve ose ndjesi si miza- miza, nervozizmi, lodhja e shpejtë, rrahjet e shpeshta të zemrës, dhimbjet e kyçeve, etj janë shqetësime të tjera, nga të cilat gratë ankohen në periudhën e klimaksit. Por këto simptoma në këtë periudhë nuk janë shumë specifike, prandaj është e rëndësishme të përjashtohen shkaqe të tjera, që mund të shkaktojne këto simptoma. E rëndësishme është të kuptohet se bëhet fjalë për një periudhë kalimtare, që mund të sjellë shqetësime që nuk duhet të konsiderohen sëmundje ose patologji psikike, por që duhet të diskutohen me mjekun.

Ndryshimet metabolike

Në periudhën e menopauzës pakësohet metabolizmi bazal (dmth trupi konsumon më pak kalori), kështu që gratë shtojnë në peshë. Në disa raste, bashkë me shtimin në peshë, kur ekziston dhe predispozicioni familjar, tek gratë mund të shfaqet edhe diabeti (rritja e sheqernave në gjak). Edhe prodhimi i yndyrnave pëson ndryshime, gjë që shoqërohet me rritje të nivelit të kolesterolit në gjak.

Disa këshilla për ushqyerjen

Gratë në menopauzë duhet të ndjekin një regjim ushqimor të ekuilibruar dhe të larmishëm dhe, në të njëjtën kohë, të kryejnë ushtrime fizike të paktën tri herë në ditë. Afrimi i periudhës së menopauzës mund të jetë në këtë mënyrë edhe një mundësi për të ndryshuar disa zakone të të ushqyerit jo korrekt. Rregullat e reja të të ushqyerit mund të ndihmojnë gruan për të ndjekur një regjim ushqimor të mirë, si për vete, ashtu edhe për të gjithë familjen .

1 . Përdorni larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta
2 . Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate
3 . Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate (perime)
4 . Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 4 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me perime
5 . Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve
6 . Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur, përdorimin e ëmbëlsirave
7 . Hani fruta , por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit

Ky lajm është publikuar: 08/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›