Ngjarjet në Shkollën e Bashkuar Skenari famëkeq i Kiço Mustaqit, për luftë civile mes studentëve
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Për ata që kishim të afërm në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, shkuarja atë ditë për vizitë atje, ishte një zhgënjim i madh. Revolta e studentëve të qytetit “Studenti” ishte interpretuar nga komanda e SHBO-së si “përpjekje për rrëzimin e qeverisë dhe krim kundër PPSH-së”(4). Motivi fillestar për kushte më të mira ekonomike nuk përbënte asnjë arsye justifikuese për studentët ushtarakë. Ishte e paimagjinueshme për ta, që studentët e tjerë të ngriheshin në protesta për kushte ekonomike, kur kushtet e tyre në kapanonet ushtarake ishin shumë herë më të vështira. Në çdo kapanon banonin bashkarisht 100-150 studentë, të cilët kishin një mencë, sallë studimi, banjo dhe vend argëtimi të përbashkët. Ushqimi i tyre kolektiv dhe i detyrueshëm ishte i një cilësie shumë herë më të keqe se ai i mensave në qytetin “Studenti”. Të njëjta raporte ishin edhe për kushtet e studimit, fjetjes dhe argëtimit. Parë në këtë aspekt, ata nuk kishin motiv bindës për ti kuptuar kërkesat dhe protestat e kolegëve të tyre të qytetit Studenti”. Ndaj ishin të shumtë studentët ushtarakë që deklaronin publikisht, se në rast urdhri të komandës, ishin të gatshëm të sulmonin kolegët e tyre të demonstratës. Realizimi i një skenari të tillë do të kishte pasoja katastrofike për studentët dhe të gjithë shoqërinë shqiptare.
Por kjo gjendje do të kthjellohej shpejt. Studentët e Shkollës së Bashkuar 2-3 ditë më pas kishin nisur të pozicionoheshin ndryshe, rreth asaj që po ndodhte në Qytetin Studenti. Pasditen e 10 dhjetorit, studentët ushtarakë të SHBO-së kishin kundërshtuar urdhrat për të ndërhyrë me dhunë kundër kolegëve të qytetit “Studenti”. Sapo 72 autoblindat ushtarake kishin arritur pranë urës së Lanës, nga njëra prej tyre kishin filluar thirrjet “Rrofshin studentët”. Më pas, thirrje të tilla ishin dëgjuar edhe në 3-4 autoblinda të tjera, duke bërë të dështonte plani famëkeq i dyshes R.Alia - K.Mustaqi për përplasje civile mes studentëve. Vetë shefi i ushtrisë shqiptare Kiço Mustaqi kishte deklaruar përpara nisjes së autokolonave se “studentët duan të na marrin pushtetin dhe ne duhet ta mbajmë atë me çdo kusht”. Ai kishte urdhëruar rrethimin e qytezës dhe sapo të afrohej errësira të ndërhyhej me forcë nëpër godina për të arrestuar organizatorët dhe për të neutralizuar protestën e tyre. Adem Krasniqi dhe shoku i tij S.Memia si edhe mjaft studentë të tjerë si ata, reaguan menjëherë duke deklaruar se: “Ne kemi aty vëllezërit dhe motrat tona. Ata nuk janë as armiq dhe as kriminelë. Ne smund të lejojmë njeri tu prekë atyre as një qime floku. Kush do ti godasë ata, na ka goditur edhe ne”. Këto deklarime diferencuese shoqëruar me incidente të tjera dhe më pas me kundërshtimin masiv të shumicës së studentëve të SHBO-së, i dhanë një dush të ftohtë skenarit kriminal të regjimit përçarës dhe dhunues të R.Alisë.
Çfarë i kërkuan studentët ish-udhëheqësit komunist, Alia
Krasniqi: “Studentët refuzuan kërkesën e Alisë për delegimin e kërkesave tek Bashkimi Rinisë”
Takimi i studentëve me Ramiz Alinë, skenari i menduar për shtypje të protestës me studentët e shkollës së basjkuar, gjuha me të cilën e përcolli televizioni i partisë-shtet atmosferën e ndezur të fundvitit në Qytetin Studenti dhe nga ana tjetër, radiot e huaja, dhe të tjera detaje e ngjarje që pasuan deri në themelimin e Partisë së Parë opozitare, vijnë në optikën e politologut, ish-studentit të dhjetorit 90, Afrim Krasniqit
Zgjedhja e dymbëdhjetëshes përfaqësuese për takimin me Alinë ishte një gjë shumë e vështirë pasi të gjithë studentët dëshironin të ishin pjesëmarrës në delegacion. U desh një zgjidhje oportune e njerëzve që iu ndodhën më pranë Hajdarit, që debati të merrte fund. I vetmi devijim ishte se këmbëngulja në momentin e fundit e një grupi studentësh bëri që numri i studentëve të rritej nga 12 në 14. Përpara nisjes delegacioni i studentëve la një afat pritjeje prej 30 minutash. Nëse brenda këtyre minutave ata nuk do të ktheheshin, kjo do të thoshte se Alia i kishte arrestuar. Ishte një rregull elementar i trashëguar nga situata të tilla lufte që studentët kurrsesi nuk mund ta anashkalonin. Vetëm kështu ata mund të mernin që në nisje, sigurinë e kthimit. Shumica e grupit të parë negociator të studentëve me liderin komunist, ishin të panjohur më parë me njeri-tjetrin. Pavarësisht nga kjo, ata treguan një solidaritet të madh gjatë bisedimeve të shkurtra me Alinë. Nisja u bë me një “morr” të vogël policie. Në të gjitha anët e makinës, qëndronin policë me motora. Një veturë tjeter policie ecte pak metra përpara, kurse nga pas vinin dy vetura të tjera, njëra prej të cilave ushatrake. Takimi me Alinë u bë në një nga sallat e korpusit qendror të Universitetit “Enver Hoxha”. Nuk kishte as ceremoni dhe as ndonjë kortezi të rastit. Trashëgimtari i Hoxhës që në pamjen e nxirë të fytyrës e tradhëtoi vetveten. Ai nuk arriti për asnjë moment ta kontrollonte veten dhe inatin e tij të brendshëm. Me një një zë urdhërues dhe të folur të rrëmbyer, Alia iu drejtua i pari studentëve, fillimisht për të njohur qëllimin e kërkesave studentore dhe për të shprehur pakënaqësinë e tij “të thellë” për takime të tilla në mesnatë.
Nga studentët, i pari foli Hajdari, pastaj dy-tre të tjerë që më shumë se fjalime, plotësonin në mendime njëri-tjetrin. Këmbëngulja e delegacionit të studentëve ishte mbi nevojën e një takimi më të madh të Alisë si president me studentët për të gjitha shqetësimet e tyre. U përmendën kushtet e vështira të jetesës, mungesa e dritave dhe burokracia e padurueshme, nevoja për transparencë dhe paaftësia e qeverisë për zgjidhjen e problemeve të studentëve. Studentët refuzuan ofertën e Alisë për vijimin e kërkesave nëpërmjet Bashkimit të Rinisë duke theksuar me forcë se ajo nuk përfaqëson më interesat e studentëve dhe rinisë shqiptare. Ata paralajmëruan se nuk do të pranonin të ishin më në varësinë e BRPSH-së, por do të ndërmerrnin nismën për krijimin e një organizate të re të pavarur studentore.
Më tej, pothuasje të gjithë studentët përsëritën si në kor natyrën paqësore të protestës së tyre dhe kërkesën për mospërdorim të forcës mbi studentët nga ana e policisë. Alia vijoi me premtimin se do të bënte të pamundurën për të realizuar kërkesat ekonomike të studentëve, se çdo kërkesë tjetër duhej paraqitur me shkrim dhe premtoi se askush nuk do të lejohej të përdorte dhunë policore mbi studentët. Ai kërkoi si kompesim që studentët të ndërprisnin protestën për tiu rikthyer mësimeve, por studentët thanë se kjo nuk varej prej tyre, por prej mënyrës sesi do të reagohej ndaj kërkesave dhe protestës së tyre paqësore. Mospërdorimin e dhunës Alia e përsëriti disa herë edhe kur takimi kishte mbaruar dhe ai me një servilizëm të dukshëm këmbënguli të përshëndetet me të gjithë përfaqësinë e studentëve. Nga 14 studentët, vetëm pesë prej tyre pranuan të shtrëngojnë dorën me Alinë, kurse të tjerët refuzuan duke i thënë atij se këtë do ta bënin vetëm “pas realizimit të kërkesave tona”. Ky veprim kuptimplotë i studentëve me numrin një të diktaturës shqiptare nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore që dhjetë minura më pas, në shenjë hakmarrjeje Alia shkeli premtimin e dhënë duke urdhëruar forcat speciale të policisë për përdorimin e dhunës brutale kundër studentëve të pambrojtur.
Studentët nuk besojnë deri nesër
Studentët i trembeshin një kthimi pas. Për ta, kjo konsiderohej një mundësi më shumë për Alinë për të nënshtruar studentët dhe protestën e tyre. Deri të nesërmen në mbrëmje, Alia kishte kohë të bollshme për të evidentuar studentët më të pabindur dhe ndoshta për të bërë dëbimin e tyre përfundimtar nga univeristeti. Kështu ishte vepruar disa herë gjatë historisë së univesitetit dhe të vetë PPSH-së. Ata preferonin më shumë për të mos u kthyer pas, sesa për të mbetur në pritje të mëshirës ramiziste. Në fund të fundit, studentët e dinin shumë mirë se çfarë do të gjenin po të kthehen pas. E vetmja gjë që ata nuk e dinin dhe që kishin dëshirë ta provonin ishte të ecnin përpara. Ndjesi të tilla të brendshme i shtynin ata të besonin se varianti më i mirë ishte të kundërshtonin propozimin e Alisë për tërheqje. Kjo eleminonte coptimin e studentëve, lodhjen e tyre, të papriturat e natës dhe shansin e sigurimit për të kryer operacione spastruese në qytezën studentore. Studentët atë natë ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ata e përjetonin këtë lidhje si një nevojë të përbashkët, siguri jete dhe dëshirë që edhe pas natës së frikshme të ishin aty përsëri bashkarisht.
Peticioni, çfarë kërkuan studentët
Peticioni i studentëve që do të sillte lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe fundin e regjimit komunist u lexua nga oratori i parë A.Hajdari në mitingun e datës 10 dhjetor. Ndryshe nga çfarë pretendojnë kritikët e kësaj dite historike, peticioni përmbante kërkesa politike dhe asnjë kërkesë ekonomike.Nëpërmjet peticionit studentët, fillimisht, shpreheshin se ishin “përkrahës të reformave demokratizuese të nisura nga presidenti Alia”. Duke vlerësuar se qëllimi i manifestimeve studentore ishte thellimi i këtyre reformave, studentët kërkonin “shpejtimin e tyre”. Së dyti, studentët duke vlerësuar se nuk mund të kishte pluralizëm mendimi pa pluralizëm politik, kërkonin “miratimin e pluralizmit politik si shkalla më e lartë e demokracisë”. Në vijim të saj kërkohej: lejimi i krijimit të Organizatës së “pavarur demokratike të studentëve dhe intelektualëve të rinj”, sipas dokumenteve që do të paraqiteshin pranë Ministrit të Drejtësisë, që kjo organizatë e re të kishte përfaqësuesit e vet në Kuvendin Popullor dhe që mosha minimale për kandidatët për deputetë të ulej nga 25 në 20 vjeç. Së treti, “të gjenden rrugë dhe zgjidhje sa më të shpejta dhe efikase për të dalë nga gjendja e rëndë dh kriza ekonomike në të cilën ndodhej vendi”. Së katërti, kërkohej liria e shtypit dhe e fjalës pa censurë. Në vijim të saj, kërkohej botimi urgjent i kartës së OKB-së për të drejtat e njeriut (1948), e Helsinkut (I dhe II) si edhe ajo e Parisit (1990). Së pesti, duke kërkuar që të sqarohej opinioni mbi të vërtetën e lëvizjes studentore, peticioni në mënyrë ultimative kërkonte që të gjendeshin dhe të dënoheshin përpara studentëve, të gjithë personat fajtorë që dhanë urdhër për përdorimin e forcës mbi studentët. Njëkohësisht, peticioni propozonte krijimin e një komisoni me studentë e mjekë për verifikimin e gjendjes shëndetësore të studentëve të plagosur dhe kërkonte që në vijim të protestës asnjë student të mos ndiqej penalisht, të dhunohej apo kërcënohej për shkak të bindjeve të tyre të ndryshme politike.
Së gjashti, studentët shpreheshin në karakterin paqësor të protestës së tyre. Ata kërkonin takim me presidentin Alia për të arritur nxitjen e dialogut dhe paralajmëronin bojkotim të mësimeve deri në realizimin e plotë të kërkesave. Së fundi, studentët u drejtonin thirrje silodariteti të gjithë intelektualëve, bashkëmoshatarëve, qytetarëve dhe punëtorëve, “të gjithë atyre që e duan Shqipërinë”, që “të mbeshtesin dhe të bashkoheshin me kërkesat e tyre”.
Kortezia me të cilën studentët iu drejtuan në pikën e tyre të parë, presidentit komunist R.Alia, pavarësisht nga këndvështrimi i sotëm, ato ditë ishte i domosdoshëm. Ishte e pamundur dhe e paimagjinueshme që studentët të përjashtonin nga dialogu dhe procesi ndryshues të gjitha institucionet shtetërore. Veçimi i Alisë jo si Sekretar i Parë i PPSH-së, por si president, ishte i qëllimtë dhe kuptimplotë. PPSH-ja ende me kushtetutë, ishte forca kryesore e shoqërisë shqiptare, ndaj mënjanimi i saj dhe evidentimi i presidentit si funksion jopartiak ishin parandjenjë e fitores studentore.
“Shqiptarët, siç u shpresua me të drejtë, arritën shumë shpejt në konsensus kombëtar për të krijuar një opozitë sa të vendosur aq edhe me nivel të lartë në çdo pikëpamje. Fakti që në krye të saj ishte inteligjenca dhe studentët ishte kuptimplotë. Partia Demokratike Shqiptare ishte ndër partitë më të forta e të qarta opozitare që u krijuan në krejt Lindjen gjatë vitit 1990. Me këtë akt, shqiptarët duke sfiduar profecitë cinike i dëshmuan botës se ishin shumë më të qytetëruar e më evropianë, sesa disa që i përmendnin ditë e natë këto fjalë që gjendeshin prej tyre aq larg”.
I.Kadare
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009