Dëshmon drejtori i “Gërdecit” Minxolli: “Edhe fëmijët demontonin predha”
Autori i Lajmit: Redaksia
Në gjyqin për “Gërdecin” ka dëshmuar drejtori i fabrikës së demontimit të armëve, Dritan Minxolli, si dhe Zamira Durda, banore e këtij fshati që humbi djalin, babanë dhe kunatën në këtë tragjedi. Drejtori i fabrikës së Gërdecit ka deklaruar para togave të zeza dhe familjarëve të viktimave se predhat në Gërdec kishin nisur të demontoheshin që në janar të 2008-s. Aty kishte të punësuar njerëz të grup-moshave të ndryshme, edhe fëmijë.
Minxolli është një ndër 29 të akuzuarit e kësaj tragjedie.
Dëshmmia e Minxollit
Ish-drejtori i fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxolli, tha dje në seancën gjyqësore të radhës për tragjedinë, se shteti nuk ka bërë asnjë kontroll nga viti 2007 në punishten e demontimit të armëve ku ndodhi shpërthimi më 15 mars 2008. Minxolli ka pohuar se asnjëherë fabrika nuk është inspektuar nga ekspertët e ushtrisë për respektimin e rregullave të sigurisë në fabrikë. "Përveç MEICOS, asnjë institucion tjetër nuk është interesuar për atë çfarë ndodhte në Gërdec",- tha ai. I pandehuri për vrasje masive, Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit tha se demontimi i predhave dhe municioneve të tjera funksiononte mbi bazën e një rregulloreje të brendshme, por shteti nuk kishte bërë asnjë verifikim apo kontroll për kushtet e sigurisë nga viti 2007. Minxolli ka pohuar në gjyaktë se kishte një kontratë nga përfaqësuesi i kompanise SAC, Patrik Henri, dhe administratori i ALBA Demil, Mihal Delijorgji, për të drejtuar fabrikën. Minxholi ka pranuar se ka punësuar në fabrikë njerëz të ndryshëm pa dallim moshe, duke përfshirë këtu dhe fëmijë.
Zamira Durda
Në seancën e djeshme në Gjykatën e Tiranës dha dëshminë e saj edhe Zamira Durda, një banore e Gërdecit. Djali i saj i mitur, E.Durda, gjeti vdekjen si pasojë e tragjedisë, pasi u godit nga vala e shpërthimit masiv, ndërsa po luante në oborrin e banesës.
Dëshmitarja Zamira Durda tha se djali i saj i mitur ishte duke luajtur në oborrin e banesës, kur pësoi plagosje të rëndë.
Sipas Durdës, i mituri vdiq tri ditë pas tragjedisë për shkak se kishte pësuar djegien e 65 për qind të organizmit. Duke dhënë detaje të dhimbshme nga momentet e fundit të jetës së djalit të saj në fabrikën e vdekjes, duke mos mbajtur dot lotët, para trupit gjykues, kujtoi se ditën e shpërthimit djali i saj, që ndihmonte me punë të ndryshme në fabrikë, po luante jashtë saj. Pas shpërthimit ajo e kërkoi gjatë të miturin dhe më pas mësoi se forcat e ushtrisë e kishin çuar djalin të djegur në spital. “Djali më kërkoi ndjesë pse u largua”, - kujton e ëma e tij tashmë pas më shumë se një viti nga humbja e tij. Edisoni i vogël mbylli përgjithmonë sytë në 3 prill në një spital të Brindizit, Itali duke mos u rezistuar dot plagëve të rënda.
Seanca
Gjykata e Tiranës vendosi dje shtyrjen e seancës gjyqësore të radhës në procesin penal për tragjedinë e Gërdecit, për shkak të tejkalimit të orarit zyrtar. Seanca po vazhdonte edhe pas orës 16:00, por në këtë kohë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e gjyqit për shkak të tejkalimit të orarit zyrtar.
Seanca e ardhshme është caktuar të zhvillohet më 11 dhjetor 2009. Dje, gjatë procesit, ish-drejtori i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ka akuzuar strukturat shtetërore për mungesë kontrolli duke pranuar se kishte punësuar dhe fëmijë në çmontimin e predhave të kalibrave të lartë.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009