“Berisha kundërshtoi nxjerrjen e tankeve kundër studentëve”
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Në bazë të kujtimeve të botuara dhe matrialeve arkivore, lideri komunist i PPSH-së kërkoi të afrojë një grup të njohur politikanësh për të shuar lëvizjen studentore. Komunikata zyrtare e publikuar më 10 dhjetor 1990 në të gjitha mjetet e shtypit dhe informimit zyrtar, lajmëroi se ndërmjetës zyrtar i PPSH-së dhe R.Alisë ishte caktuar Ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi. Sipas dokumenteve të kohës, Gjinushi ishte kreu i një komisioni të posaçëm qeveritar dhe partiak, që më tej përbëhej edhe nga titullarë të universitetit, organizatës së rinisë, të KP të Tiranës dhe antarë të tjerë të kabinetit qeveritar të Adil Çarçanit. Për një kohë të gjatë është diskutuar edhe mbi rolin përfaqësues të koradilogut Sali Berisha në raport me R.Alinë. Kundërshtarët politikë të Berishës e kanë akuzuar vazhdimisht atë si “ndërmjetës të studentëve me Alinë”, kurse vetë Berisha është treguar indiferent ndaj alibive të kundërshtarëve të tij politikë. Berisha e ka injoruar tentativën e Alisë për të shtrembëruar të vërtetën e marrëdhënieve dhe bisedave të tyre të 9-10 dhjetorit 1990, duke e cilësuar atë “ideolog i dështuar i komunizmit”. Në një moment më të qetë politik dhe në pozitat e përgjegjshme të Presidentit të Republikës, nëpërmjet një interviste televizive, Berisha ka zbardhur enigmën e ditëve të dhjetorit 1990. Ai deklaroi se: “Takova studentët mesditën e 9 dhjetorit dhe ata më kërkuan ti përfaqësoj. Unë refuzova dhe u thashë se përfaqësoj vetëm vetveten, por i sigurova se do të mbroj pikpamjet e tyre nëse ato përputheshin me pikpamjet e mia.Unë u mora përsipër realizimin e dy kërkesave të tyre emergjente, kujdesin për studentët e plagosur dhe lirimin e të gjithë studentëve të arrestuar apo ndaluar nga policia. Nëse nuk do të realizoheshin këto kerkesa atë pasdite, atëherë studentët do të dilnin në miting në sheshin “Skenderbej”. Në orën 17 në një takim në Rektoratin e Universitetit unë i mbrojta studentët dhe kërkova zgjidhje të kërkesave të tyre. Shumica e pjesëmarrësve më kundërshtuan dhe kërkuan të nxirren tanket kundër studentëve ose të mbyllej universiteti deri në fillimin e sezionit të janarit..Në darkë vonë takova Ramiz Alinë. Ai thoshte se studentët nuk donin dialogun, unë i argumentova të kundërtën. Ai tha se i prita studentët, por se ata e thyen besën, kurse unë i thashë, se ti u dhunove dhe u rrahe dërgatën e tyre. Kjo nuk mund të pranohet nga askush. Në fund i kërkova me këmbëngulje realizimin e kërkesave të tyre me anë të dialogut”. Këtë rrjedhë ngjarjesh e kanë vërtetuar në kujtimet e veta dy shkrimtarët Ismail Kadare e Besnik Mustafaj, si dhe drejtuesi i studentëve Azem Hajdari. Hajdari e rikonfirmon faktin se Berisha u zgjodh prej studentëve përçues i kerkesave të tyre. Kadareja ka konfirmuar, se Berisha shkoi në banesën e Alisë për të paraqitur kërkesat e studentëve për pluralizëm dhe për të kërkuar lejimin e opozitës. Kurse Mustafaj ka preçizuar se: “R. Alia iu lut Berishës të ndërmjetësonte me studentët për uljen e protestës së tyre...Por, Berisha i ka thënë hapur dhe me vendosmëri Ramizit se mund ti ulë studentët, vetëm kur Alia tua realizojë të gjitha kërkesat e tyre”. Mustafaj ka konfirmuar edhe faktin e pranuar nga të gjitha palët se: “S.Berisha i kërkoi Alisë lirimin e studentëve të arrestuar.”
Vetë ish-presidenti R.Alia ka qënë i luhatur dhe i ndikuar emocionalisht në trajtimin e enigmës së dhjetori 1990. Në një intervistë të dhënë për shtypin e huaja R.Alia deklaroi pa komente të tjera se: “Natën e 9 dhjetori kërkova që Berisha të ishte ndërmjetës mes meje dhe studentëve”, por në prononcimin e tij më të hollësishëm dhe më të plotë në maj 1998, Ramiz Alia është detyruar përfundimisht të pranojë hapur dhe prerë se nuk kishte patur asnjë njohje, lidhje apo marrëveshje me Berishën. Ndërkohë Alia ka pranuar se “meqenëse në protestën studentore udhëhiqnin dy-tre studentë tropojanë, unë kërkova Berishën që ishte po nga ajo zonë dhe iu luta atij për të ndikuar mbi ta”. Nga ana tjetër, qëndrimet e ashpra politike mes Berishës në krye të opozitës dhe Alisë në krye të pozitës, janë treguesi më i qartë i faktit se mes këtyre dy njerëzve ndodhej një mal i madh ndarës. Berisha aspiroi dhe ia arriti të realizojë në Shqipëri një sërë reformash progresiste dhe demokratike në vitet e mëpasshme, kurse Alia ishte dhe mbeti një ideolog i dështuar komunizmi, që siç e cilëson Kadare “ka zakonin e keq të komunistëve për të sajuar mashtrime dhe për ti besuar edhe vetë ato”.
Berisha në një intervistë televizive është rrëfyer edhe mbi qëndrimin e tij të mëtejshëm në ecurinë e lëvizjes së studentëve.“Të nesërmen shkova në qytetin “Studenti” dhe lexova peticionin e studentëve që kërkonte kushte ekonomike, dorëheqje të Byrosë Politike dhe miratimin e organizatës së studentëve dhe pedagogëve të rinj. U thashë, se kryesore ishte të kërkonin pluralizmin politik, kërkesat e tjera nuk kishin rëndësi. Azem Hajdari, në rolin e protagonistit kryesor të atyre ditëve, ka konfirmuar faktin se pasditen e 9 dhjetorit ka pasur një bisedë të hapur me Berishën dhe Mustafajn. Sipas tij, “në këtë takim të zhvilluar në mensën 7/3 të qytetit “Studenti” u vendos përfundimisht që në Shqipëri me çdo kusht të vazhdonte lufta për demokraci, por kjo të bëhej nëpërmjet dialogut duke shmangur konfrontimin me diktaturën, duke shmangur gjakderdhjen”.
Antiteza e mediave
“Zërin e Amerikës” paralajmëroi ish-presidentin për pasojat e dhunës
Më 10 dhjetor mjetet zyrtare të informimit nëpërmjet një lajmi të shkurtër 20 radhësh kërkonin të përdornin kundër studentëve të njëjtin fjalor dhe të njëjtin skenar që regjimi përdori kundër emigrantëve të 2 korrikut. Me qëndrim uniform, ato njoftonin se: “Disa studentë protestuan duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Dje pasdite studentët u përpoqën të shfrytëzojnë këtë pakënaqësi për qëllime politike. Ata provokuan forcat e rendit dhe vepruan në kundërshtim me ligjin. Në këto kushte forcat e rendit u detyruan të ndërhyjnë për shpërndarjen e tyre. Për të biseduar me ta është dërguar ministri Gjinushi dhe për realizimin e kushteve të tyre është ngritur një komision i posaçëm qeveritar.” Ndërkohë, për herë të parë, më 10 dhjetor, studentët morën një mesazh të veçantë solidariteti. Shteti më i fuqishëm në botë, SHBA-ja nëpërmjet emisionit shqip “Zëri i Amerikës” paralajmëroi prerazi Alinë për pasoja të mëdha, nëse ai do të përdorte dhunën ndaj studentëve. Kjo deklaratë e ashpër e mjeteve informative zyrtare të Uashingtonit, përbën edhe momentin magjik të ndryshimit të gjithë atmosferës brenda dhe rreth qytetit studentor. Lëvizja antikomuniste shqiptare fatmirësisht filloi në qytetin “Studenti”, pasi për diktaturën “një konflikt i hapur dhe i përgjakshëm me banorët e këtij qyteti, do të përbënte një konflikt të hapur dhe të përgjakshëm në të gjithë Shqipërinë”.
Provokimi i 11 dhjetorit
Qyteti Studenti furnizohet me xhinse dhe atlete para mitingut!
E nesërmja solli një bojkotim më të plotë të mësimit. Dyndjet e qytetarëve drejt qytetit studentor filluan rreth një orë përpara mitingut të paralajmëruar të paradites. Shumica e tyre fillimisht qëndronte përpara sheshit të mensave ku ishte ekspozuar peticioni studentor dërguar Alisë. Pastaj fillonin thirrjet, brohoritjet dhe mjetet e tjera të qëndresës së pafundshme. Thirrjet kundër Xhelili Gjonit, “Enver-Hitler”, “Poshtë dinastia” apo “Hekuran-Sllobodan”, ishin prologu i fitores së pakthyeshme të studentëve. 30 minuta para mitingut, dy autoblinda ushtarake ndaluan në sheshin e mitingut. Pas pak shkarkuan ngarkesën e tyre në tre lokalet e vogla kinkalerike dhe u larguan. Bëhej fjalë për xhinsa dhe atletike, veshje që për kohën ishin luks i madh dhe ndër gjërat më të çmuara të tregut shqiptar. Disa ditë më parë për të blerë një palë atlete apo xhinse, çdo student ishte i gatshëm të qëndronte orë të tëra në radhë. Por atë ditë dhjetori ndodhi e paparitura e madhe. Studentët reaguan pothuajse unanimisht me indiferencë kundër ofertës së bërë dhe vijuan mitingun. Fillimisht pak studentë filluan të zënë radhën, por më pas të gjithë u tërhoqën dhe mitingu filloi me thirrjet “Mos na provokoni! Mbyllni dyqanin!”. Plani i autoriteteve për të tërhequr vëmendjen e studentëve nga mitingu nuk u realizua. Studentët mbajtën qëndrim të ashpër kundër provokimeve edhe në rastet kur ndonjë person i “ardhur” qëllonte me gur xhamat e mensave apo operatorët.
Nga vinin njerëzit që penetruan në orët e para në PD
Në radhët e PD-së u afruan më shumë pinjollë të nomenklaturës së kuqe, sesa desidentë
Ardhja e disa anëtarëve të distancuar nga PPSH-ja në PDSH për momentin pati një rëndësi të jashtëzakonshme politike, sepse për të gjithë u bë e qartë se në regjimin personal të 13 antarëve të Byrosë Politike dhe sigurimit të shtetit, jo të gjithë spektatorët e tjerë ishin fajtorë dhe përgjegjës politik.
Në listën e nismëtarëve shumica absolute dominohej nga studentët më aktivë të demonstratave të 8-9 dhjetorit. Më pas vinin pedagogët, intelektualët dhe vetëm një numër i vogël i përkiste punëtorëve. Kjo përbërje formale e listës themeluese të PD-së kishte domethënien dhe arsyetimet e veta objektive dhe subjektive. Më 12 dhjetor 1990, Tirana ishte kryeqendra e vendit dhe qyteza studentore ishte e vetmja pjesë me të vertetë e çliruar dhe evropiane e Shqipërisë. Por, në thellësi të qyteteve dhe fshatrave shqiptare, me 12 dhjetor 1990 ndodheshin ende 18 kampe përqendrimi dhe 14 burgje me të burgosur të ndërgjegjes të cilët në mungesë të imponuar fizike iu bashkuan opozitës shqiptare vetëm disa ditë pas miratimit të saj ligjor. Ky realitet i kushtëzuar nga kushte dhe rrethana krejt të ndryshme la hapësirë të lirë që vendin e disidentëve të vërtetë politikë, të ish-të burgosurve të ndërgjegjes dhe të trashëgimtarëve të grupimeve të njohura nacionaliste dhe antikomuniste, ta zinin kategori të tjera individësh të cilët në dhjetor 1990 për shumë arsye e panë veten në opozitë me regjimin. Në një moment aq kritik dhe të papërsëritshëm ishte normale që të afroheshin me nismëtarët e opozitës qytetarë të ndryshëm, parimet dhe synimet politike të të cilëve mund të kishin shtysa dhe synime edhe të kundërta. Kjo përbërje dhe shfaqje interesash heterogjene, deshifrohet me shikim të parë edhe në listën themeluese të PD-së që realisht përbën dokumentin bazë të identifikimit të pozicionit politik të antikomunistëve në dhjetorin e 1990-ës. Brenda kësaj liste nuk bashkëjetojnë vetëm studentët idealistë dhe pedagogët liberalë e reformatorë, por edhe individë të kategorive të tjera të përfaqësuara nga një trashëgimi personale e familjare mjaft kontradiktore. Nëse, në regjimin komunist një ministër besnik futej në 20-30 njerëzit më të besuar dhe më të pushtetshëm të diktatorit, kjo nuk ndikoi që në nismëtarët antikomunistë të PD-së të radhiteshin edhe bij ministrash dhe deputetësh të PPSH-së. Gramoz Pashko përbën shembullin tipik të njeriut që kishte vendosur tiu bashkohej studentëve kundër regjimit që babai i tij kishte drejtuar për më shumë se 20 vjet. Në listën themeluese të PD-së qendrore dhe dhe në radhët e para aktive të opozitës lokale nuk munguan të afrohen edhe pinjollë të tjerë, prindërit e të cilëve kishin drejtuar për vite të tëra dikastere të rëndësishme të regjimit, institucione kulturore, artistike, ndërmarrje nacionale dhe deri edhe Komitete të PPSH-së në rrethe të rëndësishme. Veçanërisht këto referime i janë adresuar PD-së, rruga e së cilët për profilizim si parti moderne politike ishte shumë intensive dhe plot me të papritura. Interesant është fakti se në momentin që Alia dhe opozita demokratike u vunë publikisht në fronte krejt të kundërta dhe të papajtueshme, atëherë edhe pozicioni i individëve dhe grupimeve të vogla brenda opozitës ndryshoi. Kjo shpjegon edhe faktin se brenda pesë viteve të para të jetës pluraliste të PD-së, nga radhët e saj dolën fraksione e grupazhe që iniciuan tetë parti të tjera politike që nga ata që kërkuan koalicion me komunistët dhe deri tek veteranët e ektremit të djathtë.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009