Gjykata e Apelit hap dyert për publikun
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjyqtarët duhet të kthejnë besimin e shqiptarëve te drejtësia duke ofruar transperencë dhe profesionalizëm në shqyrtimet gjyqësore dhe në marrjen e vendimeve. Madje, togat e zeza duhet të mbrojnë integritetin dhe dinjitetin e gjyqësorit përmes profesionalizmit, transparencës dhe mosndikimit në vendimet e tyre. Ky ka qenë apeli që ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, u ka bërë gjyqtarëve në ceremoninë e hapjes së zyrës së informacionit në Gjykatën e Apelit. Tashmë publiku do të ketë akses në informacion edhe në Gjykatën e Apelit të Tiranës, e cila ishte më e kritikuara në vend për mungesën e transparencës. Në ceremoni ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, garantoi angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë, në mënyrë që të ketë një gjyqësor të fortë dhe larg çdo ndikimi.
Ambasadori
“Një sistem veprimi eficent, i cili është i lirë nga influencat apo nga korrupsioni, i cili ofron akses të hapur dhe transparent për informacionin dhe proceset për pjesëmarrësit në seancat gjyqësore dhe për publikun e gjerë është një gur kilometrazhi në suksesin e reformës. Është detyrë, në të vërtetë përgjegjësi e gjyqtarëve, që të rrënjosin dhe të restaurojnë besimin e publikut në gjykata përmes veprimeve të tyre. Ata duhet të mbrojnë integritetin dhe dinjitetin e gjykatave, përmes veprimeve të tyre, vendimeve të tyre dhe sjelljeve të tyre. Qytetarët shqiptarë meritojnë të besojnë në një gjyqësor që është i përkushtuar në ruajtjen e ligjit dhe që është i lirë prej ndikimeve”,- u shpreh Uithers.
OSBE
Duke folur për procedura gjyqësore që janë të ngadalta zëvendëskreu i OSBE-së, Renate Herrmans, theksoi se është detyrë e atyre që janë në krye të drejtësisë, të pyesin veten se deri në çmasë aplikohen në Shqipëri Kodi i Procedurës penale, Kodi i Procedures Civile dhe Administrative. “Shumë procedura gjyqësore mbeten ende të ngadalta dhe shpesh herë u mungon transparenca. Për këtë arsye ekziston nevoja për një reformë kryesore të kodeve procedurale të ndryshme, me qëllim që të kemi një proces më të drejtë dhe transparent në sytë e publikut. Një shqetësim të konsiderueshëm përbën perceptimi që ka publiku, perceptimi jo i mirë për sistemin e drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë fakti që korrupsioni ekziston ende në gjyqësor dhe ai duhet të trajtohet në mënyrë më të shpejtë dhe më konkrete”,- tha Herrmans. Ndërkohë zëvendëskreu i prezencës së OSBE-së, Renate Hermans, tha gjatë ceremonisë se suksesi i gjyqësorit varet nga një sërë institucionesh në vend dhe se një problem shqetësues në këtë pikë përbën perceptimi i publikut për korrupsionin në radhët e gjyqësorit.
Ceremonia
Në ceremoninë e hapjes së zyrës së informacionit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ishin të pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, dhe zëvendeëkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.
Gjatë hapjes së zyrës, e cila ka qenë më e kritikuara në vend për mungesën e transparencës, ambasadori amerikan, Xhon Uithers, pohoi se një rimodelim i tillë i kësaj zyre do të ndikojë në perceptimin e publikut për paanshmëri në dhënien e vendimeve. Ambasadori Uithers shtoi se është detyrë dhe përgjegjësi e çdo qytetari të rrënjosë besimin tek qytetarët, pasi qytetarët sipas ambasadorit kanë nevoje të besojnë se gjyqësori është i lirë prej ndikimeve.
Nishani: “Mungesa e informacionit rrit mosbesimin”
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, u shpreh se gjykatat duhet të jenë instancat e para, ku palët mund të kërkojnë informacion në lidhje me procedurat gjyqësore. Sipas tij, mungesa e informacionit ose kur Gjykata dështon të japë informacionin e kërkuar rrit mosbesimin. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së zyrës së informacionit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, kreu i dikasterit të drejtësisë u ka bërë thirrje gjyqtarëve për profesionalizëm dhe transparencë jo vetëm në proceset gjyqësore, por edhe në vendimet e tyre. Deri më tani, në hyrje të gjykatës afishoheshin vetëm oraret e nisjes së gjyqeve penale edhe administrative dhe më pas nuk kishte asnjë informacion në lidhje me ecurinë e tyre.
Spahiu: “Transparenca rrit besueshmërinë”
Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, vuri theksin në fjalën e tij se transparenca i jep fund komedisë së keqkuptimeve tek ata qytetarë që paragjykojnë vendimet e gjyqtarëve. Ndërkohë, Spahiu që nga zgjedhja e tij KLD, ka mbajtur një qëndrim kritikues ndaj togave të zeza, duke kritikuar jo vetëm punën e tyre, por edhe duke paralajmëruar inspektime, largime nga puna e deri të ndjekje penale për togat e zeza. Në takimin e djeshëm ra në sy mungesa e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, e pranishme më parë në aktivitete të tilla në fushën e drejtësisë, por që nuk ishte ftuar në këtë të fundit.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009